TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Abdixhiku bën homazhe në 23 vjetorin e vrasjes së Tahir Zemajt

by TËVË 1
5 muaj ago
1
A A
Abdixhiku bën homazhe në 23 vjetorin e vrasjes së Tahir Zemajt

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë homazhe sot me rastin e 23-vjetorit të vrasjes së Kolonelit Tahir Zemaj, djalit të tij Enisit dhe Hasan Zemajt, kryetar i Forumit të Rinisë së LDK-së në Deçan.

Në homazhe morën pjesë edhe familjarë të familjes Zemaj si dhe bashkëpunëtorë të Abdixhikut.

Me këtë rast, Abdixhiku vlerësoi lart kontributin dhe sakrificën e Kolonel Tahir Zemajt për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, duke e cilësuar atë si një figurë të shquar të rezistencës dhe një strateg të luftës në Dukagjin.

“Në këtë përvjetor të dhimbshëm, kujtojmë me respekt të thellë dhe dhimbje të madhe tre burra që ia kushtuan jetën Kosovës dhe idealit të lirisë. Kolonel Tahir Zemaj ishte një patriot i rrallë, ushtarak vizionar dhe strateg i luftës, që me guxim e mençuri udhëhoqi beteja vendimtare të UÇK-së në Dukagjin kundër regjimit serb, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e rezistencës sonë”, thuhet në njoftimin e partisë.

Ai kujtoi gjithashtu rrethanat tragjike të vrasjes së tyre, duke theksuar se kjo ngjarje vazhdon të rëndojë ndërgjegjen e shoqërisë kosovare.

“Ishte janari i acartë i vitit 2003, kur Kosova u trondit nga lajmi i kobshëm për ekzekutimin e Kolonelit Tahir Zemaj, të birit të tij Enisit dhe të kushëririt Hasan Zemaj, një krim që ende rëndon ndërgjegjen e shoqërisë sonë. Ata u vranë pabesisht, vetëm sepse besuan dhe punuan për një Kosovë të lirë, demokratike dhe me institucione të forta”.

Abdixhiku tha se figura e Kolonel Tahir Zemajt mbetet simbol i sakrificës dhe përkushtimit ndaj atdheut, duke përmendur edhe angazhimin e tij politik në LDK dhe bashkëpunimin me Presidentin historik, Ibrahim Rugova.

Ai shtoi se edhe pas 23 vjetësh, drejtësia për këtë krim ende mungon.

 

Tags: LDKLumir AbdixhikuTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Sulmoi zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në Prizren

Policia dhe Prokuroria po hetojnë raste të dyshuara për ndërhyrje në procesin zgjedhor

Basha ushtroi të drejtën e votës në Ferizaj, thirrje për dalje masive në zgjedhje

Basha i reagon Ramës: Më mirë falënderim sesa propagandë e dezinformim për rrugët në Prishtinë

E mërkura me diell dhe vranësira

Moti në ditën e zgjedhjeve pritet të shënohet me temperatura deri në 27°C

Gjendet pa shenja jete një femër në Pejë

Vdes gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë

Sulmoi zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në Prizren

Policia dhe Prokuroria po hetojnë raste të dyshuara për ndërhyrje në procesin zgjedhor

Basha ushtroi të drejtën e votës në Ferizaj, thirrje për dalje masive në zgjedhje

Basha i reagon Ramës: Më mirë falënderim sesa propagandë e dezinformim për rrugët në Prishtinë

Studim: Tenisi, sporti për një jetë më të gjatë

Studim: Tenisi, sporti për një jetë më të gjatë

E mërkura me diell dhe vranësira

Moti në ditën e zgjedhjeve pritet të shënohet me temperatura deri në 27°C

Gjendet pa shenja jete një femër në Pejë

Vdes gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë

​Më 6 qershor votohet në 17 ambasada dhe 13 konsullata në 18 shtete

KQZ: Deri në orën 13:00 kanë votuar mbi 10 mijë qytetarë në përfaqësitë diplomatike

Dogana sekuestron atlete të falsifikuara në vlerë rreth 200 mijë euro

Dogana sekuestron atlete të falsifikuara në vlerë rreth 200 mijë euro

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën