TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Abbott për dialogun: Kemi dëgjuar për të kaluarën, por duam të dimë çfarë dëshiron Kosova për të ardhmen

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
​Abbott për dialogun: Kemi dëgjuar për të kaluarën, por duam të dimë çfarë dëshiron Kosova për të ardhmen

 

“Për zgjedhjet e Serbisë ka pasur një presedan që nga viti 2012, ku QUINT-i dhe OSBE-ja kanë grumbulluar fletëvotimet, por në bisedat që kemi pasur me Qeverinë ata na e kanë bërë të qartë se nuk duan ta bëjnë më këtë gjë. Ne kemi shikuar opsione tjera dhe ia kemi ofruar ato Qeverisë, por ajo i ka refuzuar. Kjo është për keqardhje sepse mendoj se ka qenë një mundësi që Kosova të demonstrojë se është e gatshme për të treguar se pakicat, në këtë rast serbët mund të votojnë por gjithsesi i mbetet Qeverisë nëse dëshiron apo jo ta bëjë këtë“, ka theksuar Abbott.

Ai ka thënë tutje se nuk kanë arritur një marrëveshje të tillë, edhe pse si shtete të QUINT-it kanë qenë pro idesë të cilën e ka paraqitur Serbia rreth mbajtjes së zgjedhjeve.

“Në diplomaci gjithmonë ekziston një moment ku dëshirojmë t’i përafrojmë palët. Ajo çfarë kemi parë të dielën ka qenë një plan B, ku një numër i madh i votuesve, ndoshta më shumë se sa është menduar kanë arritur të shkojnë në Serbi dhe të votojnë. Nuk është se ka qenë një refuzim i pastër i Qeverisë, sepse ka pasur shumë diskutime me kryeministrin Kurtin dhe të tjerët, por që në fund nuk arritëm përparimin që e dëshiruam”, ka nënvizuar Abbott.

Ai tutje ka thënë se në raste të tilla Kosova duhet ta dëshmojë pjekurinë e saj dhe të tregojë qartazi se cila është perspektiva e saj.

“Kemi dëgjuar shumë në dialogun politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të flitet për të kaluarën, por nuk kemi dëgjuar aq shumë sa i përket të ardhmes dhe besoj se është tejet më rëndësi që të ketë një lloj debati se çfarë dëshiron Kosova për të ardhmen. Pra çfarë po përpiqet të promovojë. Ajo çfarë dëshirojmë ne është që Kosova të jetë një demokraci shumetnike, një vend që në interes të pakicave merren vendime, duke pasur parasysh që ato të drejta të sigurohen të jenë të mbrojtura dhe të promovuar. Dhe ky ka qenë shembulli ku ne kemi menduar se Kosova nuk i ka plotësuar këto vlera”, është shprehur Abbott.

Ai ka folur edhe për zhvillimet në Ukrainë dhe anëtarësimin e Kosovës në NATO, për ProjektKodin Civil, liberalizimin e vizave e tema tjera./RTK/

Tags: AbottAmbasadori Britanikdialogu
ShareTweet

Postime të ngjashme

Shqipëria po përballet me zjarre, 21 vatra aktive, një pjesë e tyre të qëllimshme

Policia apelon për kujdes të shtuar, paralajmëron masa ndaj zjarrvënieve

Edi Rama sot vizitë në Francë, e pret presidenti Macron

Edi Rama sot vizitë në Francë, e pret presidenti Macron

Deçani po përballet me shumë zjarre e numër të pamjaftueshëm të zjarrfikësve

Djegia e hamulloreve, institucionet gati për verën – apel qytetarëve

Një burrë kërcënon anëtarët e familjes dhe sulmon fizikisht një polic në Ferizaj

Kërcënoi me vrasje katër policë në Pejë, arrestohet i dyshuari

Keir Starmer tërhiqet nga drejtimi i Britanisë dhe Partisë Laburiste

Keir Starmer tërhiqet nga drejtimi i Britanisë dhe Partisë Laburiste

Franca pa Tchouamenin ndaj Irakut

Franca pa Tchouamenin ndaj Irakut

Shqipëria po përballet me zjarre, 21 vatra aktive, një pjesë e tyre të qëllimshme

Policia apelon për kujdes të shtuar, paralajmëron masa ndaj zjarrvënieve

Schlotterbeck shqetëson Gjermaninë

Schlotterbeck shqetëson Gjermaninë

Kepi i Gjelbër ëndërron fazën nokaut

Kepi i Gjelbër ëndërron fazën nokaut

Selektori Bielsa i befasuar me rezultatet e Uruguait

Selektori Bielsa i befasuar me rezultatet e Uruguait

Irani lë letër falënderimi në zhveshtore

Irani lë letër falënderimi në zhveshtore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën