Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott i ka quajtur të papranueshme kërcënimet ndaj policëve serbë të Kosovës.
Abbott thotë se është e rëndësishme që Policia e Kosovës të jetë në gjendje t’u shërbejë të gjitha komuniteteve, përcjell teve1.info
“Është e rëndësishme që Policia e Kosovës të pasqyrojë diversitetin e Kosovës dhe të jetë në gjendje t’u shërbejë të gjitha komuniteteve. Frikësimet dhe kërcënimet ndaj atyre që duan t’i shërbejnë vendit të tyre janë të papranueshme”, ka shkruar ai në Facebook.
I të njëjtit mendim me Abbottin është edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier. Siç ka theksuar ai, “kërcënimet dhe frikësimet ndaj individëve që shërbejnë për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës janë krejtësisht të papranueshme”.
Lidhur me kërcënimet që i morën disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës nga komuniteti serb, paraprakisht ka reaguar edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde si dhe shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano.
Për këto kërcënime ka reaguar dhe kryeministri Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani.
Ende pa u bërë një vit nga dorëheqja e organizuar e policëve serbë në komunat veriore, rreth 46 serbë kanë filluar punën në Policinë e Kosovës. /Teve1.info/