TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
30 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
30 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Abazoviq kërkon falje për deklaratën për gjenocidin në Srebrenicë

nga Besarta Mehmeti
3 vjet më parë
0
A A
Abazoviq kërkon falje për deklaratën për gjenocidin në Srebrenicë

“U kërkoj falje nënave të Srebrenicës për mendimin e shprehur në mënyrë të paqartë. Dihet se çdo vepër varet nga qëllimi i saj. Qëllimi im është paqja. Gjenocidi i kryer kundër boshnjakëve në Srebrenicë të mos përsëritet ndaj askujt”, shkroi ai në Telegram.

Kjo kërkim-falje vjen pasi familjarët e viktimave të gjenocidit, shoqatat dhe përfaqësuesit e partive politike në Mal të Zi, thanë se Abazoviq relativizoi gjenocidin në Srebrenicë.

“Gjenocidi nuk u krye kundër boshnjakëve, por kundër njerëzve, dhe nuk u krye nga ushtritë, por nga politikanët, politika e së keqes, politika e vdekjes dhe politika e mashtrimit”, tha Abazoviq, në përkujtim të 27-vjetorit të gjenocidit kundër boshnjakëve në Srebrenicë.

Pas kësaj deklarate, familjarët viktimave dhe shoqatat i kërkuan Abazoviqit që të kërkojë falje sepse definicioni i gjenocidit thotë se ai përbën “synimin për të shkatërruar plotësisht ose pjesërisht një grup kombëtar, etnik, racor apo fetar”.

Më herët gjatë 11 korrikut, shoqata “Nënat e Srebrenicës” tha se Abazoviq duhet t’iu kërkojë falje të gjithë viktimave të gjenocidit në Srebrenicë.

“Fëmijët tanë u vranë vetëm sepse ishin boshnjakë, ata u vranë nga një ushtri e organizuar. Në Potoçari nuk ka vend për relativizim të krimit”, tha kjo shoqatë përmes Twitterit.

Qendra Memoriale e Srebrenicës e falënderoi Abazoviqin, por gjithashtu kërkoi nga ai që të lexojë vendimet e gjykatave ndërkombëtare.

“Megjithatë, ndaj boshnjakëve u krye gjenocid – sepse motivi i vrasjeve nuk ishte ‘vrasja e njerëzve’, por vrasja dhe shkatërrimi i një popullo. Këtë ju mësojnë vendimet e gjykatave ndërkombëtare. Lexoni ato”, shkroi kjo qendër në Twitter.

Reagime për deklaratën e Abazoviqit ka pasur edhe nga Mali i Zi, përkatësisht nga Partia Socialdemokrate, subjekt që është pjesë e Qeverisë së pakicës së Abazoviqit.

“Kryeministri i Malit të Zi po e relativizon gjenocidin në Srebrenicë? Turp për ty Dritan”, ka shkruar deputetja e kësaj partie, Draginja Vuksanoviq-Stankoviq.

Në 27-vjetorin e Masakrës në Srebrenicë, në Qendrën Përkujtimore në Potoçari u varrosën eshtrat e 50 viktimave të gjenocidit që janë identifikuar së voni.

Forcat serbe vranë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë gjatë luftës së viteve ’90.

Masakra është cilësuar si mizoria më e rëndë në Evropë që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ndërsa Gjykata Ndërkombëtare e Hagës e ka njohur si gjenocid./Rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbyllja e Urës së Milotit, Policia: Drejtuesit e mjeteve të ndjekin sinjalistikën në drejtim të Rubikut për të dalë në Rrugën e Kombit

Mbyllja e Urës së Milotit, Policia: Drejtuesit e mjeteve të ndjekin sinjalistikën në drejtim të Rubikut për të dalë në Rrugën e Kombit

​62 vjet nga tërmeti shkatërrimtar në Shkup

​62 vjet nga tërmeti shkatërrimtar në Shkup

​Rreth 4.7 milionë të huaj vizituan Shqipërinë në 6 muaj

​Rreth 4.7 milionë të huaj vizituan Shqipërinë në 6 muaj

Numri i palestinezëve të vdekur nga uria në Gaza rritet në 122

Numri i palestinezëve të vdekur nga uria në Gaza rritet në 122

Osmani nderon policët e rënë: Sakrifica e tyre jeton në çdo uniformë dhe në çdo hap të Policisë së Kosovës

Osmani nderon policët e rënë: Sakrifica e tyre jeton në çdo uniformë dhe në çdo hap të Policisë së Kosovës

Osmani: Nga mos konstituimi i institucioneve, pasojat i bartë vet shteti

​Osmani: Adem Demaçi, simbol i qëndresës

Haradinaj thirrje Krasniqit e Abdixhikut: T’ia ofrojmë një mazhorancë Kuvendit e Qeverisë

Haradinaj thirrje Krasniqit e Abdixhikut: T’ia ofrojmë një mazhorancë Kuvendit e Qeverisë

Limaj: Zgjidhje parciale nuk ka, afati 30 ditor nuk është konsumuar

Limaj: Zgjidhje parciale nuk ka, afati 30 ditor nuk është konsumuar

Krasniqi: Situata në Kuvend, më absurde se kurrë më parë

Krasniqi: Situata në Kuvend, më absurde se kurrë më parë

Bajrami: Hipokrizi të mblidhemi në orën 22:00, kur dihet rezultati

Bajrami: Hipokrizi të mblidhemi në orën 22:00, kur dihet rezultati

Dështon edhe tentativa e 53-të, edhe një përpjekje në mbrëmje

Dështon edhe tentativa e 53-të, edhe një përpjekje në mbrëmje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X