TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Abazi: Kosova kishte ofertë për anëtarësim të përshpejtuar në NATO, nuk u mor seriozisht

by TËVË 1
1 vit ago
0
A A
Abazi: Kosova kishte ofertë për anëtarësim të përshpejtuar në NATO, nuk u mor seriozisht

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, tani listën e AAK-së për deputet edhe në një mandat, ka thënë se Kosova kishte një ofertë për anëtarësim të përshpejtuar në NATO.

Abazi ka thënë se kjo ka ardhur disa muaj pas nisjes së luftës në Ukrainë dhe se ka qenë pjesë e diskutimeve që janë zhvilluar ku ka qenë edhe kryeministri Albin Kurti.

Sipas tij oferta qe ka ardhur nga senatorë e kongresmen amerikanë që në Kosovë kanë ardhur “ekskluzivisht për këtë”, nuk është marrë seriozisht.

“Nuk është refuzuar në kuptimin që nuk e pranojmë anëtarësimin në NATO, nuk është punuar nuk është marrë me çështjen e atij diskutimi, kam qenë pjesë e atij diskutimi si kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme. Është shtruar çështja e kapërcimit të gjitha barrierave, kjo ka qenë pak muaj pas fillimit të luftës në Ukrainë. Kryeministri Kurti ka qenë në udhëheqje të takimit dhe nuk është kuptuar ose nuk është dashtë të kuptohet seriozisht ardhja e senatorëve dhe kongresmenëve amerikan. Qëllimi i vizitës së tyre ishte anëtarësimi në NATO dhe përgatitja që katër vendet mosnjohëse të NATO-s të mos jenë pengesë”, tha ai në emisionin “InfoNata”, në Tëvë1.

Abazi ka treguar që për këtë ka qenë kërkesë eksplicite që të ecët përpara me dialogun me Serbinë, përfshirë edhe Asociacionin, në mënyrë që shtetet kundërshtuese mos të kenë arsye.

“Në mënyrë eksplicite që dialogu me Serbinë të ecën në dinamikën e përshpejtuar mënyrën e duhur që shtetet mos refuzuese të mos kenë arsye ta pengojnë”, deklaroi ai.

Qeveria e Kosovës kishte themeluar një komision ndërministror për anëtarësim në NATO, pas fillimit të luftës në Ukrainë nga Rusia.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shembet rruga “Malush Kosova” në Prishtinë, shkaktohet një gropë gjigante

Shembet rruga “Malush Kosova” në Prishtinë, shkaktohet një gropë gjigante

Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

Osmani takon kryeministren e Guinesë Ekuatoriale: Përkushtohemi për të punuar me partnerë anembanë globit

​Rikthimi në politikë, a i humb beneficionet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

APK ka dërguar këtë vit 80 lëndë në prokurori nën dyshimin për korrupsion

​Mbi 1 mijë 400 zyrtarë nuk e kanë deklaruar ende pasurinë, edhe tri ditë afat

Sulmet ajrore izraelite lënë gjashtë persona të vrarë në Gaza pavarësisht një armëpushimi

Sulmet ajrore izraelite lënë gjashtë persona të vrarë në Gaza pavarësisht një armëpushimi

Presidentja Osmani kujton masakrën e Belegut: 46 civilë u vranë brutalisht nga forcat serbe

Presidentja Osmani kujton masakrën e Belegut: 46 civilë u vranë brutalisht nga forcat serbe

Gucati: Ekspozita ka qenë fyerje për ne, falenderojmë Ramën për reagimin e shpejtë

Gucati: Ekspozita ka qenë fyerje për ne, falenderojmë Ramën për reagimin e shpejtë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën