Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook.
Ai ka thënë se AAK është hapësirë ideale ku vijnë në shprehje të gjithë ata që kanë ide të
“Bashkë me deputetin Bekë Berisha, Ahmet Isufin, Ukë Blakajn dhe kolegë të tjerë, ishte kënaqësi t’i mirëpresim në familjen e madhe të AAK-së 30 ish-luftëtarë të Brigadës “Mërgimi” të UÇK-së, me të cilët vendosëm që bashkërisht t’i shërbejmë interesave të vendit, në këto kohë të ndjeshme dhe në të gjitha etapat e radhës. Interesimi për t’ju bashkuar vizionit të AAK-së për një shtet më të fortë është i jashtëzakonshëm dhe kjo na inkurajon që të punojmë pandalshëm në shërbim të vendit”, ka shkruar Haradinaj./teve1.info/