TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​AAK përmbyll fushatën, Haradinaj premton dyfishim pagash dhe pensionesh

by Tëvë1
2 muaj ago
0
A A
​AAK përmbyll fushatën, Haradinaj premton dyfishim pagash dhe pensionesh

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) mbajti sot tubimin përmbyllës të fushatës elektorale.

Kryetari kësaj partie Ramush Haradinaj premtoi dyfishim të pagave, pensioneve dhe shtesave, duke akuzuar “mafinë energjetike” për rritjen e çmimeve.

Ai tha se anëtarësimi në NATO dhe ndryshimi i qasjes ekonomike janë kyçe për stabilitet, investime dhe ulje të çmimeve, raporton KosovaPress.

“Ne do t’i rrisim pagat pensionet dhe shtesat në dyfishim, e kemi të paraparë, e kemi shkruar, e kemi shpjeguar… Secili qytetar mund të shohë që do t’i rrisim pagat… Ju pyes kush mundet ta çlirojë Kosovën prej mafisë energjetike, a ka dikush në këtë vend? Sot ne jemi të poshtëruar, gati po na dërgon në shkatërrim ekonomik mafia energjetike që i ka kapur ata që e qeverisin… Besoni nuk ma ndien për këta tregtarë as për këtë mafi energjetike, dikush duhet ta mbrojë këtë popull ta çlirojë nga ky tmerr i çmimeve, sepse energjia po na rrit të gjitha çmimet e tjera”, tha ai.

Haradinaj u shpreh se Kosova duhet t’i kryejë urgjentisht anëtarësimin në NATO, për të siguruar stabilitet dhe siguri afatgjate, dhe ndryshimin e qasjes politike dhe ekonomike.

“Lista 129, programi jonë bashkë me ju jemi në pozitën më të mirë ta vendosim Kosovën në NATO, t’i japim siguri të përjetshme, e cila na ndihmon të zhvillohet ekonomikisht, na trimëron të bashkëpunojmë me të gjithë, të largohemi nga gjendja e riciklimit të krizave apo mesazheve të gabuara, ku edhe vetë qeveria jonë flet, po na sulmon ky, po na sulmon ai, e pastaj ankohen që nuk ka investime. Normal që nuk ka investime kur retorika jonë është gjithë kohën luftë po na sulmon tjetri. Ju lutem për këto dy punë më besoni qytetarë të Kosovës kudo që jeni të gjithë pa marrë parasysh në cilën parti, nëse nuk i kryen Kosova këto dy punë, kemi me heq keq në këtë vend… Nëse i kryejmë këto dy punë shpejt, atëherë do të ulen çmimet”, tha Haradinaj.

Haradinaj theksoi se programi i AAK-së synon siguri, zhvillim ekonomik dhe mirëqenie për çdo qytetar, duke u zotuar se partia e tij do të jetë në krah të familjeve, punëtorëve, mjekëve, bujqve dhe bizneseve, me synimin për një Kosovë më të qëndrueshme dhe më të begatë.

Tags: AAKfushata elektoraleTeve1zgjedhjet parlamentare
ShareTweet

Postime të ngjashme

Smajljaj: Osmani do të ketë kauzë kundër Kurtit, ashtu si ndaj Thaçit

Smajljaj: Osmani do të ketë kauzë kundër Kurtit, ashtu si ndaj Thaçit

Smajljaj: LVV përmes krizave po synon rritjen e votës, më 28 dhjetor i funksioni

Smajljaj: LVV përmes krizave po synon rritjen e votës, më 28 dhjetor i funksioni

Bugaqku: Nesër duhet të fillojë procesi i zgjedhjes së presidentit, ekziston rreziku të mos ndodhë

Bugaqku: Nesër duhet të fillojë procesi i zgjedhjes së presidentit, ekziston rreziku të mos ndodhë

Tahiri-Beqa: Zëri s’po ju nihet, Guxo nuk ekziston më

Ministria britanike e Mbrojtjes: Sulmi ndaj bazës në Qipro nuk erdhi nga Irani

Ministria britanike e Mbrojtjes: Sulmi ndaj bazës në Qipro nuk erdhi nga Irani

“InfoNata” 03.04.2026

“InfoNata” 03.04.2026

Tahiri-Beqa: Zëri s’po ju nihet, Guxo nuk ekziston më

Tahiri-Beqa: Zëri s’po ju nihet, Guxo nuk ekziston më

City gabon, Arsenali fiton dhe shkëputet në tabelë

City gabon, Arsenali fiton dhe shkëputet në tabelë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën