TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

AAK për ekspozitën e masakrave: Skandaloze dhe e papranueshme

by TËVË 1
48 minuta ago
0
A A
AAK sot diskuton me bizneset private për situatën politike

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka reaguar ndaj ekspozitës së vendosur në Prishtinë për masakrat e luftës, duke e akuzuar atë për shtrembërim të qëllimshëm të së vërtetës historike.

Në një reagim publik, AAK vlerëson se përmbajtja e kësaj ekspozite tenton të relativizojë krimet e kryera nga shteti serb ndaj popullit shqiptar gjatë luftës së fundit në Kosovë. Sipas kësaj partie, përpjekje të tilla përbëjnë sulm të drejtpërdrejtë ndaj viktimave dhe kujtimit të tyre.

AAK thekson se ekspozita jo vetëm që cenon të vërtetën historike, por edhe lëndon rëndë ndjenjat e familjeve të të vrarëve dhe të gjithë shoqërisë, duke tentuar të zbehë përgjegjësinë për krimet e kryera.

Tutje, kjo parti e cilëson të papranueshme dhe fyese për kujtesën kolektive çdo përpjekje për rishkrim të historisë dhe relativizim të krimeve, duke kërkuar që veprime të tilla të mos tolerohen në asnjë formë.

Po ashtu, AAK kërkon që përgjegjësit për këtë rast të mbajnë përgjegjësi, ndërsa ka përmendur edhe autorin e ekspozitës, Shkëlzen Gashi, duke theksuar se ai ka qenë ish-këshilltar në kabinetin e kryeministrit Albin Kurti, gjë që sipas tyre e bën edhe më shqetësues promovimin e këtyre narrativave.

“Përpjekjet për të rishkruar historinë dhe për të relativizuar krimet e kryera ndaj popullit shqiptar janë të papranueshme dhe përbëjnë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj viktimave dhe kujtimit të tyre. Ekspozita të tilla jo vetëm që cenojnë të vërtetën historike, por edhe lëndojnë rëndë ndjenjat e familjeve të të vrarëve dhe gjithë shoqërisë sonë, duke tentuar të zbehin përgjegjësinë për krimet e kryera”, thuhet në reagim.

Tags: AAKekspozitaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Goditja e spiunazhit serbo-rus – vlerësohet puna e AKI-së

Goditja e spiunazhit serbo-rus – vlerësohet puna e AKI-së

“Falë gjakut të tyre jemi këtu”, përkujtohen të rënët e familjes Bogujevci, Llugaliu e Duriqi në Podujevë

“Falë gjakut të tyre jemi këtu”, përkujtohen të rënët e familjes Bogujevci, Llugaliu e Duriqi në Podujevë

KEDS i lë pa rrymë mbi 30 shtëpi në Kovaçicë të Mitrovicës, ankohen banorët

KEDS i lë pa rrymë mbi 30 shtëpi në Kovaçicë të Mitrovicës, ankohen banorët

Ngritet alarmi për sigurinë publike në Kosovë – Pesë të vrarë për shtatë ditë

Ngritet alarmi për sigurinë publike në Kosovë – Pesë të vrarë për shtatë ditë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën