Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se nuk do të marrin pjesë në takimet për presidentin në formatin “një me një” fare ka mbajtur Kurti me Hamzën e Abdixhiku.
Ai ka thënë për çështjen e presidentit duhet të organizohet tryezë ku do të diskutohet për profilin e presidentit.
“Për me u ba presidenti i Kosovës, duhesh me i pas 80 vota. Për me i pas 80 vota, duhesh me arrit nji marrëveshje. Këtë marrëveshje nuk e ka dashtë për shkak se i ka dashtë dy njerëz të partisë t’vet. Qaq asht kjo punë e thjeshtë. Nuk ka kurrfarë, po mundohemi me nji farë konspiracioni ‘u takuen kta, u takuen kta’. S’ka dashtë! Me pas dashtë, ishte u nis procesi i konsultimit n’fillim, nji tryezë, kisht diskutu çfarë profili, çfarë kriteri, çfarë potenciali duhet me pas. Nuk ka dashtë. A për me hy në nji spektakël publik për qëllime politike?”, ka thënë Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ku është vendosur që seanca e rregullt do të mbahet të enjten.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se do të dërgojë ftesat për liderët opozitarë për të diskutuar çështjen e presidentit.
Por, ai tha se do të ketë edhe konsultime të brendshme paraprakisht./teve1.info/







