TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
5 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
5 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​AAK kërkon nga Kurti të reflektojë karshi kërkesave për deeskalim të situatës në veri

nga TËVË 1
25 Qershor, 2023
0
A A
Kadrijaj: Nuk është mirë që një shtet të dështojë para presionit të Listës Serbe

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po i kërkon kryeministrit Albin Kurti të reflektojë karshi kërkesave ndërkombëtare për deeskalimin e situatës në veri. Sipas partisë së Ramush Haradinajt, gjendja e krijuar atje është në favor të Serbisë, andaj, porosisin kreun qeveritar të lëvizë përpara, siç thonë për t’i riparuar të gjitha dëmet që ia ka shkaktuar Kosovës në rrafshin ndërkombëtar.

Nënkryetarja e AAK-së, njëherësh deputete në Kuvendin e Kosovës, Time Kadrijaj thotë se Kosova ka ngecur në procesin e integrimit evropian dhe mekanizmave ndërkombëtare, si pasojë e popullizmave të kryeministrit Albin Kurti.

“Kjo gjendje momentale nuk i konvenon Kosovës. Kosova duhet të lëvizë në procesin e integrimit evropian dhe mekanizmave ndërkombëtare, të lëvizë në agjendën euro-atlantike. Ky pozicion i konvenon vetëm Serbisë dhe jo Kosovës. Andaj, zotëri Kurti duhet të reflektojë konform situatës së krijuar dhe duhet të mundohet t’i riparojë të gjitha këto dëme që ia ka shkaktuar Kosovës”, thotë Kadrijaj.

Duke folur për takimet e së enjtes në Bruksel të kryeministrit Kurti me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell, ajo thotë se Kurti duhet të gjejë një zgjidhje për situatën në veri, derisa nënvizon se po ashtu i njëjti duhet të implementojë në tërësi marrëveshjen e dakorduar në Bruksel dhe Ohër.

“Qeverisja nuk është luks, por është edhe përgjegjësi. Zotëri Kurti në bazë të asaj ka marrë edhe përgjegjësi me udhëheq me shtetin dhe nuk duhet të merret me popullizma dhe eskavacione të tilla që po i bënë ai. Duhet me qenë një lider, i cili punon në të mirë të Kosovës dhe qytetarëve, pasi në këtë formë nuk po i ndihmon procesit. E ka pranuar një marrëveshje dhe është zotuar se do ta implementojë atë marrëveshje karshi takimeve që ka pasur në Bruksel dhe Ohër. Tash duhet të veprojë në këtë formë. Edhe ne kemi pas shqetësimin se a po respektohet sovraniteti dhe integriteti i Kosovës, po ashtu, Kushtetuta dhe ligjet, por ne kemi pa se edhe aleatët tanë janë deklaruar se me zbatimin e kësaj marrëveshje, do të ruhet sovraniteti dhe integriteti, ku nuk do të ketë pushtet të tretë dhe që do të respektohet Kushtetuta. Këto janë garancitë dhe ajo që kërkojmë nga kjo qeveri është një transparencë me qytetarët, mediat dhe Kuvendin”, shton ajo.

Nënkryetarja e AAK-së shprehet e shqetësuar me pasojat që mund t’i marrë Kosova për shkak të mos deeskalimit të situatës në veri.

“Është hera e parë që Kosova po merr vërejtje dhe sanksione nga Bashkimi Evropian, por edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përjashtimi nga Defender 2023 është një krizë mes raporteve të Kosovës me ShBA-në. Më vjen keq që ata ushtarë të Kosovës janë ushtruar me muaj të tërë për të qenë pjesë e kësaj gare. Me përfundimin e këtij trajnimi një pjesë e madhe e ushtarëve ishin certifikuar dhe ne si Kosovë do të ishim më afër NATO-s, sesa jemi tash. Përjashtimi është një ngjarje e rëndë, pastaj sanksionet që i kemi nga BE-ja, që nuk do të ketë asnjë takim përpos takimeve që do të diskutohet për deeskalimin e situatës. Po ashtu, edhe ato që po priten të merren, Kosovën nuk e vendosin në një pozitë të favorshme. Izolimi i Kosovës qëllimisht nga zotëri Kurti dhe partia e tij nuk i konvenon Kosovës dhe popullit të saj”, thekson Kadrijaj.

Krahas kësaj, ajo kërkon angazhim më të madh të institucioneve vendore që në bashkërendim me aleatët ndërkombëtarë të kërkojnë lirimin e tre policëve të rrëmbyer nga forcat serbe.

“Ka pasur edhe reagim nga Bashkimi Evropian dhe ShBA-ja që policët kosovarë të lirohen pa kushte. Në këtë rast nuk dua të fajësoj vetëm Qeverinë e Kosovës për eskalimin e situatës, por nxitës me këtë rast. Mos koordinimi me aleatët tanë, ka sjell një situatë të tillë dhe tash të gjitha shigjetat janë drejtuar ndaj Qeverisë së Kosovës dhe zotëri Kurti për krijimin e një krize të tillë. Takimet që i kemi po na thonë ndërkombëtarët që për popullizma të tilla të lëndohen ushtarët e KFOR-it, prapë dënohet ai kush është nxitës”, deklaron Kadrijaj.

Në anën tjetër, Kadrijaj edhe për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës, me ç’rast thotë se po punojnë intensivisht për sigurimin e 61 deputetëve për rrëzimin e kryeministrit Kurti.

“Opozita kërkon gjithmonë shkarkimin e qeverisë. Është e drejt legjitime që ekzekutivi karshi proceseve të ballafaqohet me realitetin e krijuar. Nëse e shohim dy vite të Qeverisë Kurti, Kosova s’ka asnjë të arritur në asnjë sektorë, përkundrazi kemi kthim prapa me veprime të matura të kësaj qeverie. Krahas kësaj ne kemi kërkuar që zotëri Kurti sa më shpejt të shkojë në shtëpi, është më mirë për atë dhe qytetarët e Kosovës. Mocioni, e dini se kërkohen 61 vota, nuk është se veç e kemi thënë dhe nuk kemi punuar në atë drejtim. Por, si opozitë nuk i kemi 61 vota për shkarkimin e kësaj qeverie, prandaj po punohet në atë drejtim që të sigurohen 61 vota dhe në momentin kur të sigurojmë, do të procedohet mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë Kurti”, përfundon Kadrijaj për KP.

Tensionet në veri të Kosovës kanë filluar më 26 maj, kur kryetarët e zgjedhur në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq kanë shkuar në objektet komunale, të asistuar nga Policia e Kosovës. Situata ka eskaluar më datën 29 maj, ku grupet kriminale kanë sulmuar Policinë e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it, ku rreth tridhjetë prej tyre kanë mbetur të lënduar.

Ndërkaq, më 14 qershor, tre policë të Kosovës janë rrëmbyer nga forcat serbe, brenda territorit të vendit. Të premten (16 qershor) atyre u është vendosur masa e paraburgimit prej 30 ditësh nga Gjykata e Lartë në Kralevë.

Komuniteti ndërkombëtar i ka drejtuar tri kërkesa kryeministrit Kurti, lidhur me situatën në veri: Shtensionimin e situatës atje, mbajtjen e zgjedhjeve të reja dhe kthimin në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Ndërsa, Kurti ka paraqitur pesë pika për situatën në veri, ku fokus sipas tij, duhet të jetë sundimi i ligjit në katër komunat veriore.

 

Tags: AAKalbin kurtiTime Kadriaj
ShareTweet

Postime të ngjashme

ZRrE mban takim me operatorët e energjisë elektrike

ZRrE mban takim me operatorët e energjisë elektrike

Elbert Krasniqi thotë se janë numrat për t’u votuar kryetari i Kuvendit

Krasniqi: Qendrat sportive në veri kanë qenë të sponsorizuar nga krimi dhe Milan Radoiçiq

Osmani takon Kallasin në Tiranë: Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën drejt BE-së

Osmani takon Kallasin në Tiranë: Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën drejt BE-së

Ekskluzive: Jo sport, por ekstremizëm nacionalist serb në qendrat e sportit në veri

Ekskluzive: Jo sport, por ekstremizëm nacionalist serb në qendrat e sportit në veri

Drita i vazhdon kontratën kapitenit Broja, deri më 2028

Drita i vazhdon kontratën kapitenit Broja, deri më 2028

“Ditari” 16.05.2025

“Ditari” 16.05.2025

Mbi 200 mijë kërkesa të biletave për ndeshjen Shqipëria – Serbia

Mbi 200 mijë kërkesa të biletave për ndeshjen Shqipëria – Serbia

Një muaj paraburgim për të arrestuarin për krime lufte në Komunën e Zveçanit

Një muaj paraburgim për të arrestuarin për krime lufte në Komunën e Zveçanit

ZRrE mban takim me operatorët e energjisë elektrike

ZRrE mban takim me operatorët e energjisë elektrike

Liderët evropianë pajtohen me Trumpin se qëndrimi i Rusisë në bisedimet për armëpushim është i papranueshëm

Liderët evropianë pajtohen me Trumpin se qëndrimi i Rusisë në bisedimet për armëpushim është i papranueshëm

Elbert Krasniqi thotë se janë numrat për t’u votuar kryetari i Kuvendit

Krasniqi: Qendrat sportive në veri kanë qenë të sponsorizuar nga krimi dhe Milan Radoiçiq

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X