Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vlerëson se ky është momentumi më i mirë për arritjen e një marrëveshje me Serbinë bazuar në planin franko-gjerman.
Nga kjo parti kanë theksuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet të pranojë këtë plan, duke përmendur edhe qëndrimin e BE-së dhe SHBA-së se plani nuk mund të ndryshohet.
Sekretari i kësaj partie, Muharrem Nitaj, ka thënë se nëse lëshohet ky rast do të ketë pasoja për Kosovën.
“Nuk është mirë të eksperimentohet dhe pres nga Kryeministri të mos e nxjerrë edhe një herë Kosovën të dështuar në Bruksel, por t’i thotë PO përfundimtare propozimit Franko-Gjerman! Asnjëherë nuk ka pasur momentum më të përshtatshëm për një marrëveshje me Serbinë, që në thelb e ka njohjen. Nëse lëshohet ky rast, pasojat do të jenë katastrofike për Kosovën. Shpresoj që kryeministri Kurti nuk do të gabojë këtë herë”, ka shkruar Nitaj në Facebook./teve1.info.
Të hënën në Bruksel do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq./teve1.info/