Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dorëzuar kërkesën në Ministrinë e Tregtisë për marrjen e masave urgjente për përballimin e situatës ekonomike në vend dhe uljen e çmimit të Naftës.
AAK ka kërkuar marrjen e masave të menjëhershme ku një nga to është lirimi i menjëhershëm së paku 50% nga TVSH-ja për derivatet
“Mungesa e masave konkrete institucionale në këtë situatë mbetet shqetësuese për stabilitetin ekonomik. Në vend të politikave lehtësuese, po vërehen qasje që vështirësojnë operimin e bizneseve, ndërkohë që praktikat ndërkombëtare tregojnë nevojën për ulje të barrës fiskale, mbështetje të sektorëve kritikë dhe krijim të rezervave strategjike”, thuhet në deklaratën e AAK-së.
Masat që ka kërkuar AAK të merren: Lirimi i menjëhershëm i së paku 50% nga TVSH-ja për derivatet, Heqja e përkohshme e akcizës për naftën deri në stabilizimin e tregut, që së bashku me TVSH do të ndikonte në uljen e çmimit për rreth 40 cent për litër, Krijimi urgjent i një taskforce të përbashkët me Odën Ekonomike, Shoqatën e Naftëtarëve dhe shoqatat tjera relevante, në bashkëpunim me MINT dhe Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave, Marrja me qira e deponive ekzistuese në 5–6 pika kryesore dhe krijimi i rezervave maksimale strategjike të naftës




