TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

AAK kërkon dorëheqjen e Kurtit: Qeveria e tij dëshiron revolta dhe protesta

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Lekaj: Vetëm me prezencën e SHBA-së mund të ketë zgjidhje finale me Serbinë

Pal Lekaj

Ai thotë se Lëvizja Vetëvendosje është më mirë të heq dorë nga pushteti se sa të provokojë qytetarët sikurse në rastin me vonesat në procedimin e pagave për mësimdhënësit. Me këtë formë qeverisje, Lekaj thekson për KosovaPress se Qeveria e Kosovës po dëshiron revolta dhe protesta ndaj tyre.

Lekaj i cili është edhe deputet i AAK-së në Kuvendin e Kosovës, shprehet i shqetësuar edhe me vonesën e zbatimit të udhërrëfyesit për energjinë në veri.

“Ne kemi hyrë në një krizë ekonomike në rritje të çmimeve enorme. Para disa ditëve u miratua vendimi për shpalljen të emergjencës për energji dhe tani nuk ekzekutohen pagat e arsimtarëve. Me të vërtetë thua se kjo qeveri nuk ia dëshiron të mirën vendit, dëshiron revolta dhe protesta. Më mirë është që kjo qeveri të dorëhiqet se sa të provokojë qytetarët, në këtë rast arsimtarët që më të vërtetë janë në gjendje jo të mirë”, thotë ai.

Insistimi i deridjeshëm i kreut qeveritar për t’i mos i paguar grevistët, Lekaj thotë se është një dobësi e tij dhe se këso vendime, sipas tij janë marrë vetëm në regjime ku dominon diktatura.

“Është një dobësi e Qeverisë së Kosovës, personalisht e kryeministrit me kokëfortësinë e tij, thua që tani ndryshon bota pse ata kanë hyrë në grevë, për të cilat ka qenë legjitime… Qeveria e
Kosovës me këtë veprim dëshiroi të frustrojë arsimtarët dhe qytetarët që të kemi një revoltë. Këto kanë ndodhur vetëm në regjime ku ka dominuar kokëfortësia dhe diktatura”, shton Lekaj. Duke folur për moszbatimin e udhërrëfyesit për marrëveshjen e energjisë në veri, Lekaj kërkon përfshirjen e Bashkimit Evropian për të ofruar një zgjidhje.

“Ju e dini se edhe në marrëveshjen që është bërë në Bruksel ka qenë një plan veprues, por deri më tani s’ka asnjë lëvizje, pasi ‘Elektrosever’ që ka marrë përgjegjësinë të licencohet në kushtet e Republikës së Kosovës, ai ka pretenduar se duhet me fusnotë dhe këtë drejtim s’ka asnjë veprim nga Qeveria dhe as nga Bashkimi Evropian. Këtë drejtim, mendoj se qeveria më tepër po bënë llafe se po implementon marrëveshjen, pasi po vazhdon avazi i vjetër për pagesë”, deklaron Lekaj.

Megjithatë, Lekaj thotë se Qeveria e Kosovës nuk duhet të rrijë duarkryq dhe të paguajë vetëm dëmet e humbjeve në energji. Sipas tij deri në fundin e këtij viti fiskal Qeveria e Kosovës do të paguajë 110 milionë euro për mosdëgjueshmërinë e qytetarëve serbë për të paguar energjinë elektrike.

“Pala e Kosovës i ka kryer obligimet e veta, por nuk duhet të rrimë duarkryq dhe të paguajmë dëme që po shkaktohen humbje të mëdha buxhetit të Kosovës. Në fund të këtij viti fiskal bëhen diku 110 milionë që paguan Qeveria e Kosovës për mosdëgjueshmëri të qytetarëve që nuk paguajnë rrymën”, përfundon Lekaj.

Qeveria e Kosovës të premten pasdite ka ekzekutuar pagat për mësimdhënësit që ishin në grevë gjatë muajit shtator./KP/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Deputeti i LVV-së reagon pas ndërprerjes së numërimit të votave në Mitrovicë

Prokuroria ndalon përkohësisht numrimin e votave në Mitrovicë

Deputetja e LVV-së: Ne nuk bëjmë qeveri me pazare, opozita ka frikë nga ky standard

Deputetja e LVV-së: Ne nuk bëjmë qeveri me pazare, opozita ka frikë nga ky standard

Reshitaj: Akuzat për manipulime në Mitrovicë, tendenca të njerëzve të pakënaqur

Reshitaj: Akuzat për manipulime në Mitrovicë, tendenca të njerëzve të pakënaqur

Peci reagon për ndërprerjen e numërimit të votave në Mitrovicë të Jugut

Sumiç: Qendra e votimit në Mitrovicë do të mbyllet, do të nisin hetimet

Sumiç: Qendra e votimit në Mitrovicë do të mbyllet, do të nisin hetimet

Lista Serbe certifikohet për zgjedhjet lokale, reagon LVV

Zhvillimet në Mitrovicë, KQZ del me sqarim

Njësia Speciale te Qendra e Numërimit në Mitrovicë

Njësia Speciale te Qendra e Numërimit në Mitrovicë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën