Ai ka thënë se çështja e sigurimeve shëndetësore dhe për skemat pensionale do të trajtohen në Kuvendin e Kosovës.
“Ne kemi mbajtur sot një tryeze me përfaqësues të të gjitha sindikatave të sektorit publik, të sektorit privat po njëkohësisht edhe të disa ndërmarrjeve publike me të cilët kemi diskutuar dy tema; atë të sigurimeve shëndetësore, gjendjes së rëndë të sigurimeve shëndetësore dhe njëkohësisht edhe për një temë tjetër që do ta adresojmë edhe në Kuvend të martën për skemat sociale në vend”, tha Tahiri. /eo