TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

AAK: Institucionet nuk investuan për të siguruar ujë sipas standardëve për qytetarët

by tëvë1
3 muaj ago
1
A A
IKSHPK-ja apelon të mos përdoret për pije uji që vjen nga Liqeni i Badocit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kritikuar kompaninë e ujësjellësit rajonal “Prishtina” dhe nivelin qendror, që sipas tyre nuk kanë bërë investime për siguruar ujë të pijshëm  për qytetarët e kryeqytetit sipas standardëve të parapara.

Sipas AAK rritja e nivelit të manganit në liqenin e Badocit nuk është i rastësishëm, por tashmë është shndërruar në një problem të përsëritur.

“Në një reagim të fundit, KRU Prishtina ka tentuar ta relativizojë situatën duke theksuar se raste të ngjashme raportohen edhe në vendet e tjera të botës. Megjithatë, kompania nuk ka sqaruar se çfarë masa konkrete kanë ndërmarrë ato vende për ta zbutur ndikimin e këtij fenomeni te qytetarët e tyre, në mënyrë që furnizimi me ujë të mbetet i sigurt dhe i qëndrueshëm. Po ashtu, mbetet pa përgjigje pyetja se çfarë hapash ka ndërmarrë vetë KRU Prishtina gjatë këtyre tre viteve për të parandaluar përsëritjen e problemit dhe për të gjetur një zgjidhje afatgjatë. Mungesa e transparencës dhe e planeve konkrete vetëm sa e shton mosbesimin e qytetarëve”, thuhet nga AAK.

Sipas AAK-së, shqetësuese është edhe mos reagimi nga niveli qendrore

“Qeveria e Kosovës, dhe në veçanti Ministria e Ekonomisë, deri më sot nuk ka marrë asnjë iniciativë konkrete për të shqyrtuar mundësitë e investimeve që do ta adresonin këtë situatë. Një plan i qëndrueshëm investimesh në infrastrukturën e furnizimit me ujë, trajtimin e burimeve dhe sigurimin e cilësisë së ujit është i domosdoshëm për të shmangur përsëritjen e problemeve të tilla”, thuhet nga AAK.

Për AAK do duhej që në këtë problematik të ishte aktive edhe Autoriteti Rregullativ për Shërbimet e ujit

“Në vend që të kërkojë masa urgjente për menaxhimin dhe zgjidhjen e problemit, ARRU ka heshtur, duke mos ofruar as zgjidhje alternative për trajtimin e ujit dhe as mekanizma parandalues për të mos lejuar përsëritjen e kësaj situate në të ardhmen. Një institucion i tillë nuk mund të justifikohet vetëm me rolin formal të monitorimit, por duhet të tregojë përgjegjësi aktive në mbrojtjen e qytetarëve dhe të standardeve të shërbimit.Përveç masave urgjente për garantimin e cilësisë së ujit, ARRU duhet të adresojë edhe aspektin ekonomik të problemit. Është e papranueshme që banorët e lagjeve të prekura, të listuara nga KRU Prishtina, të faturohen për ujë që nuk i plotëson standardet ligjore për konsum. Kjo bie ndesh me parimin e licencimit, sipas të cilit faturimi lejohet vetëm për ujë të pijshëm. Prandaj, është e domosdoshme vendosja e masave lehtësuese, si reduktim apo kompensim, për të siguruar drejtësi për qytetarët”, thuhet nga AAK.

KRU “Prishtina” ka njoftuar se në liqenin e Badocit janë rritur vlerat e manganit në ujë, duke kërkuar nga qytetarët që furnizohen nga ky liqen, mos ta përdorin për pije ujin.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gazetari kroat: Ka prova, Vuçiq ka qenë pjesë e ‘Safari i Sarajevës’

Gazetari kroat: Ka prova, Vuçiq ka qenë pjesë e ‘Safari i Sarajevës’

Ndalohen rreth 300kg eksplosivë në Vërmicë

Ndalohen rreth 300kg eksplosivë në Vërmicë

​Osmani merr pjesë në mbrëmjen tradicionale në nderim të marinsave amerikanë

​Osmani merr pjesë në mbrëmjen tradicionale në nderim të marinsave amerikanë

Sindikata e Punëtorëve: Pjesës dërmuese të zyrtarëve ATK-së nuk i është rritur paga gjatë këtij mandati qeverisës

Zbulohen 157 punëtorë të padeklaruar gjatë aksionit të ATK-së

Mirëpritet ardhja e 150 ushtarëve nga Kroacia në Kosovë

Mirëpritet ardhja e 150 ushtarëve nga Kroacia në Kosovë

Auto Draft

Kulla e Isa Boletinit në veri, kuq e zi për 28 nëntor

Nga e hëna ndërpritet transporti publik, Rama e Murati me akuza të ndërsjella

Nga e hëna ndërpritet transporti publik, Rama e Murati me akuza të ndërsjella

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën