TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

A u cenua siguria e Kosovës nga çifti i dyshuar për spiunazh?

nga tëvë1
2 orë më parë
1
A A
NATO: KFOR-i po monitoron nga afër situatën në veri të Kosovës

KFOR-i monitoron situatën ne veri

Një oficer ushtarak kroat dhe partnerja e tij serbe u arrestuan së voni në Kroaci, nën akuzat për spiunazh për Serbinë. Në Kosovë, ku ata dyshohet se kryen këtë veprimtari, konsiderojnë se ky rast vë në pah përpjekjet e Beogradit për të depërtuar në strukturat e ndjeshme të Prishtinës, por edhe të NATO-s. A u rrezikua siguria kombëtare e Kosovës?

Rasti i arrestimit të dy personave në Kroaci mbi dyshimet për spiunazh për Serbinë, i bërë i njohur në fund të gushtit, vazhdon të jetë plot me të panjohura, ashtu sikurse veprimtaria të cilën ata akuzohen ta kenë kryer në Kosovë.

Një pilot kroat, i identifikuar si J.I., i cili u tha se ka shërbyer në misionin paqeruajtës të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Kosovë – KFOR, dyshohet se ka zbuluar tek e dashura e tij, A.M., serbe nga Mitrovica e Veriut, informacione të ndjeshme, të cilat, më pas, ajo thuhet se ia ka përcjellë partisë kryesore të serbëve në Kosovë. (Lista Serbe, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, ka mohuar se e njeh të dyshuarën për spiunazh).

Media kroate, Slobodna Dalmacija raportoi se hetuesit, mbi bazën e një urdhri gjyqësor, kanë kontrolluar pajisjet e tyre mobile dhe komunikimet, ku kanë gjetur mesazhe komprometuese që i kanë shtyrë të dyshojnë për spiunazh ndërkombëtar.

Që të dyve u është caktuar masa e paraburgimit, por i gjithë hetimi mbetet i fshehtë, me qëllim që, siç kanë argumentuar autoritetet kroate, të mos dëmtohet procesi.

Në Kosovë, rasti ngriti një pyetje të rëndësishme: a u rrezikua siguria kombëtare e vendit?

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës nuk i është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë lidhur me ndikimin e mundshëm të këtij rasti në sigurinë e brendshme.

Për Jeta Loshajn, hulumtuese në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), ky rast i dyshuar, të cilin ajo e konsideron serioz, nuk ka paraqitur rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë, pasi argumenton se nuk ka informacione se “janë komprometuar informacione kritike mbi Kosovën apo Forcën e Sigurisë së Kosovës”.

“Por, në plan më të gjerë, siguria kombëtare e Kosovës është cenuar nga fakti që shërbimet serbe, në bashkëpunim me ato ruse, po vazhdojnë të tentojnë të depërtojnë në struktura të ndejshme, dhe të testojnë rezistencën e sistemeve të sigurisë”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.

Ndërkaq, eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, vlerëson se rastet e spiunazhit nga shtete armiqësore janë të komplikuara, dhe mund ta rrezikojnë sigurinë kombëtare.

Rasti i fundit “është dëshmi që Kosova vazhdimisht përballet me luftë të ashpër, agresive, përmes inteligjencës armiqësore serbe, ruse e të tjera”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë, duke theksuar se rastet e spiunazhit mund të marrin disa vite kohë për t’u zgjidhur.

Ramadani dhe Loshaj e shohin këtë rast të dyshuar si një përpjekje më të gjerë të Serbisë për të depërtuar në sistemet e sigurisë së Kosovës, i cili tregon edhe qasjen, sipas tyre, armiqësore të Beogradit ndaj NATO-s, ku Serbia nuk është anëtare, por bën pjesë në Programin e saj të Partneritetit për Paqe.

“Në aspektin e sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare, ky është një prej rasteve që e dëshmon që shteti armiqësor, Serbia, jo vetëm që është jobashkëpunues dhe ka ambicie armiqësore ndaj shteteve të tjera, por tenton që në mënyrë armiqësore të përdorë asete ose instrumente të shteteve të NATO-s, dhe kjo është luftë e hapur spiunazhi, që Serbia e bën edhe me NATO-n, jo vetëm me Kosovën”, thotë Ramadani.

Një shqetësim që ngre Loshaj është se informacionet që mund të jenë mbledhur, si për bashkëpunimin e Kosovës me NATO-n, ashtu edhe për vetë trupat e aleancës, mund të jenë transferuar edhe në Rusi – “që i bie se kjo situatë mund të lidhet edhe me rivalitetet gjeopolitke që i shohim tani”, thotë ajo.

Sipas saj, ky duhet të jetë alarm se sistemet e sigurisë nuk kufizohen vetëm në nivel bilateral, por kanë dimensione më të gjera.

“Është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë të Serbisë për të testuar rezistencën e NATO-s dhe për të identifikuar dobësi në arkitekturën e sigurisë euroatlantike”, thotë ajo.

Dy njohësit e sigurisë e shohin si sukses ndaljen e të dyshuarve, teksa Ramadani thotë se, përtej individëve, vlera e operacionit kroat mbetet te “shkatërrimi i operacioneve armiqësore”.

Megjithatë, Loshaj thotë se ky rast i dyshuar i spiunazhit nxori në pah se ka boshllëqe të sigurisë, “sikurse dobësia e koordinimit më të thellë mes NATO-s, Kroacisë dhe Kosovës, për të adresuar operacionet e Serbisë”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Aksioni i Prokurorisë dhe Policisë – Konfiskohen mbi 2 kg substancë narkotike, arrestohen 5 persona

Policia kryen bastisjen në Prishtinë për fajde dhe shpërlaje të parave

Prokuroria dhe Policia aksion në Pejë, Istog, Klinë e Deçan lidhur me sigurinë e punëtorëve në punë

Prokuroria dhe Policia aksion në Pejë, Istog, Klinë e Deçan lidhur me sigurinë e punëtorëve në punë

Rama i drejtohet Kushtetues për buxhetin e kryeqytetit

Rama i drejtohet Kushtetues për buxhetin e kryeqytetit

Aktakuzë ndaj pesë personave për krim të organizuar

Aktakuzë kundër tre personave për shitblerje të 12 kilogramëve narkotikë

Aksioni i Prokurorisë dhe Policisë – Konfiskohen mbi 2 kg substancë narkotike, arrestohen 5 persona

Policia kryen bastisjen në Prishtinë për fajde dhe shpërlaje të parave

Kosova fillon stërvitjet për miqësoret e qershorit

Foda përzgjedh 23 lojtarët për ndeshjen ndaj Zvicrës, zbulohen dy futbollistët që mbeten në tribuna

Kualifikohen edhe tri kombëtare të tjera, grupeve të Botërorit 2026 u shtohet zyrtarisht përfaqësuesja historike

Kualifikohen edhe tri kombëtare të tjera, grupeve të Botërorit 2026 u shtohet zyrtarisht përfaqësuesja historike

Blick: Zvicra – Kosova, përballje me emocione të dyfishta në nisjen e kualifikueseve për Botërorin

Blick: Zvicra – Kosova, përballje me emocione të dyfishta në nisjen e kualifikueseve për Botërorin

Në Tiranë caktohet stadiumi që pret finalen e Champions, FSHF publikon axhendën e mbledhjes historike të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s

Në Tiranë caktohet stadiumi që pret finalen e Champions, FSHF publikon axhendën e mbledhjes historike të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s

Albion Rrahmani merr numrin 9 te Sparta

Albion Rrahmani, lojtar i muajit në ligën elite çeke

Prokuroria dhe Policia aksion në Pejë, Istog, Klinë e Deçan lidhur me sigurinë e punëtorëve në punë

Prokuroria dhe Policia aksion në Pejë, Istog, Klinë e Deçan lidhur me sigurinë e punëtorëve në punë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X