TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​A po rriten çmimet e derivateve me ardhjen e bashkatdhetarëve dhe fushatës së korrje-shirjeve?

by Tëvë1
2 muaj ago
1
A A
​A po rriten çmimet e derivateve me ardhjen e bashkatdhetarëve dhe fushatës së korrje-shirjeve?

Çmimet e derivateve në vendin tonë vazhdojnë të mbesin ende të larta, përkundër ndalimit të konfliktit mes Izraelit dhe Iranit në qershor. Çmimet e aktuale të naftës në tregun e Kosovës janë 1.18 euro deri 1.30 euro për litër. Derisa para konfliktit mes këtyre dy shteteve, çmimet e derivateve ishin rreth 1.15 euro.

Ndonëse, shtohen dyshimet se çmimet e derivateve mbesin të larta për çdo vit në kohën e pushimeve kur vijnë në Kosovë bashkatdhetarët si dhe në sezonin e korrje-shirjeve për mekanizimin bujqësor.

Lidhur me këtë, ish-ministri i Tregtisë ka kërkuar nga Autoriteti i Konkurrencës të hetojë nëse ka manipulime në treg, marrëveshje joligjore të cilat e deformojnë tregun e lirë në Kosovë.

Megjithatë, kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, mohon se çmimi i naftës vazhdon të jetë i lartë edhe për shkak të sezonit korrje-shirje dhe ardhjes së bashkatdhetarëve.

Njohësi për çështje të ekonomisë, Ismet Mulaj derisa thotë se çmimi i karburanteve është i lartë, nënvizon se e gjithë kjo është për shkak të konsumit të lartë, duke përfshirë fushatën korrje-shirje dhe ardhjen e bashkatdhetarëve.

Ai thotë se Autoriteti i Konkurrencës duhet të hetojë nëse ka manipulime në treg, marrëveshje joligjore të cilat e deformojnë tregun e lirë në Kosovë.

“Realisht çdo sezone vere çmimet e karburanteve janë më të shtrenjta sesa furnizohen tregtaret me shumicë dhe pakicë. Arsyeja është për shkak të konsumit të madh, që realisht duhet të kishin rënë çmimet, por janë disa kompani të mëdha që kanë monopolin e tregtimit të karburanteve me naftë dhe benzin dhe realisht këto krijojnë edhe marrëveshje të pashkruara që t’i mbajnë çmimet e larta…MINT përmes inspektoratit do duhej të monitoronte tregun, por, këtu më shumë është punë e Autoritetit të Konkurrencës, ata do duhej të hetoheshin nëse ka manipulime në treg, marrëveshje joligjore, të cilat në një mënyrë e deformojnë tregun e lirë në Kosovë”, thotë Mulaj.

Derisa sipas, kryetarit të Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani nuk ka vend për panik, pasi siç thotë ai çmimet janë më lirë se në Evropë. Ai mohon se çmimi i naftës vazhdon të jetë i lartë edhe për shkak të sezonit të korrje-shirjeve dhe me ardhjen e bashkatdhetarëve.

Berjani: S’ka nevojë për panik, sepse në Kosovë çmimet janë më të lira se në Evropë

“Çmimet e derivateve në Kosovë sillen përafërsisht, Dizel 1.18 euro deri 1.30 euro, benizna 1.19 deri në 1.29 euro. Këto janë çmimet aktuale në tregun e Kosovës. Qytetarët tanë janë duke u shërbyer me çmimet ma te lira ne regjion. Çmimin e përcakton berza dhe organizata prodhuese OPEC. Këto çmime të cilat janë në treg mbi dy javë nuk ka lëvizje me pakicë. Diaspora nuk e rrit çmimin e derivateve në Kosovë dhe as korrja e fshirja. Por, lus qytetarët, i kanë rreth 800 pika karburanti dhe mund të shërbehen ku e kanë ma lirë e më mirë. S’ka nevojë për panik, sepse në Kosovë çmimet janë më të lira se në Evropë. Ata paguajnë një litër dizel 1.78 euro. Ndërsa për korrje e fshirje besoj qe ministria duhet t’i subvencionojë bujqit”, thotë Berjani.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në një përgjigje me shkrim për KosovaPress thotë se janë shtuar inspektimet për të mbikëqyrur tregun e karburanteve.

Sipas MINT, janë realizuar me dhjetëra inspektime të përbashkëta me Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) dhe ekipet ndodhen ende në terren me qëllim mbrojtjen e konsumatorit dhe rritjen e transparencës.

“MINT përmes Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka intensifikuar mbikëqyrjen në sektorin e derivateve të naftës në të gjithë vendin, përmes inspektimeve të vazhdueshme në terren ndaj operatorëve ekonomikë që merren me tregtimin e derivateve të naftës, me qëllim mbrojtjen e konsumatorit, rritjen e transparencës, mbrojtjen e konkurrencës së ndershme si dhe mënjanimin e çrregullimeve në treg. Inspektorët e tregut të IQMT me qëllim të mbikëqyrjes së zbatimit të vendimit të MINT, kanë shtuar inspektimet në terren, kanë realizuar me dhjetëra inspektime të përbashkëta me Inspektorët nga Administrata Tatimore e Kosovës, e madje edhe sot ekipet e inspektorëve të IQMT dhe ATK ndodhen në terren, ku gjatë kësaj mbikëqyrje të shtuar dhe rigoroze në të gjitha rastet kur konstatohet se ka shkelje nga ana e operatorëve ekonomik Inspektorët e tregut të Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut do të marrin të gjitha masat ndëshkuese sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në një përgjigjje me shkrim nga MINT.

Nga ana tjetër, Autoriteti i Konkurrencës bën të ditur se nuk ka gjetur ende dëshmi për marrëveshje kartel në këtë sektor. Megjithatë, sipas tyre, çdo ndryshim i çmimeve, tendencë e ngjashme në përcaktimin e çmimeve me marrëveshje, do të trajtohet nga Autoriteti.

“MINT ka vendosur kufizimin e marzhës tregtare maksimale të lejuar për shitjen e produkteve të naftës, si vijon, shitja me shumicë deri në 2 euro cent për litër, shitja me pakicë: deri në 12 euro cent për litër. Ky vendimi shoqërohet me mbikëqyrje të shtuar inspektuese nga Inspektorati i Tregut, në bashkëpunim me Doganën Administratën Tatimore, dhe Autoritetin e Konkurrencës. Autoriteti i Konkurrencës në vazhdimësi, monitoron tregun e derivateve të naftës në Kosovë, gjatë këtij viti deri më tani nuk ka indikacione që vërtetojnë ekzistencën e një marrëveshjeje të ndaluar midis operatorëve ekonomikë (marrëveshje kartel) në këtë sektor. Megjithatë, çdo ndryshim i çmimeve, tendencë e ngjashme në përcaktimin e çmimeve me marrëveshje, do të trajtohet nga Autoriteti”, thuhet në një përgjigje me shkrim nga Autoriteti i Konkurrencës.

Kujtojmë se, çmimet globale të naftës janë rritur pasi Izraeli tha se kishte goditur Iranin, në një përshkallëzim dramatik të tensioneve në Lindjen e Mesme.

Në kohën kur çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare pësuan rritje si pasojë e konfliktit mes Iranit dhe Izraelit, është prekur edhe Kosova me shtrenjtimin e derivateve. Çmimi për një litër naftë në tregun e Kosovës varionte nga 1.25 euro deri 1.35 euro për litër.

Në anën tjetër, importi i dizelit në Kosovë ka shënuar rritje gjatë katër muajve të parë të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Të dhënat zyrtare nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) tregojnë se nga janari deri në prill të vitit 2025 janë importuar gjithsej 200,364 ton dizel, krahasuar me 191,926 ton në të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Kjo paraqet një rritje prej rreth 8,438 ton, ose 4.4 për qind më shumë krahasuar me vitin e kaluar.

Ndërkohë, prodhimi vendor i dizelit vazhdon të jetë zero, duke e bërë Kosovën tërësisht të varur nga importi për këtë lloj karburanti. As eksportet dhe stoqet nuk kanë shënuar ndonjë ndryshim, sipas statistikave të publikuara.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Arrestohet edhe një person lidhur me rastin në Vushtrri

Duncan: Nuk mendoj se Çeku i ka raportuar ndokujt për procesin e çarmatimit të UÇK-së

Duncan: Nuk mendoj se Çeku i ka raportuar ndokujt për procesin e çarmatimit të UÇK-së

Dëshmitari britanik pyetet për Veselin: Ishte person me funksion të lartë në zbulim

Dëshmitari britanik pyetet për Veselin: Ishte person me funksion të lartë në zbulim

Limaj: Do të fitojmë në Malishevë, në Prizren e Vushtrri do të jemi befasi

Limaj: Do të fitojmë në Malishevë, në Prizren e Vushtrri do të jemi befasi

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Arrestohet edhe një person lidhur me rastin në Vushtrri

“Marca” lartëson Vedat Muriqin

Trajneri i Mallorcas pret më shumë gola nga Muriqi

Duncan: Nuk mendoj se Çeku i ka raportuar ndokujt për procesin e çarmatimit të UÇK-së

Duncan: Nuk mendoj se Çeku i ka raportuar ndokujt për procesin e çarmatimit të UÇK-së

Shqipëria U-21 e siguron një miqësore në tetor, zbulohet emri i kundërshtarit

Shqipëria U-21 e siguron një miqësore në tetor, zbulohet emri i kundërshtarit

Përleshje pas vërshëllimës së fundit ndeshjen Marseille-PSG: Lucas Beraldo u godit nga roja e sigurisë

Përleshje pas vërshëllimës së fundit ndeshjen Marseille-PSG: Lucas Beraldo u godit nga roja e sigurisë

Leao: Interi më donte dhe unë thashë jo

Leao: Interi më donte dhe unë thashë jo

Infermieri theret me thikë nga kolegu në Spitalin e Tiranës, i dyshuari në kërkim

Infermieri theret me thikë nga kolegu në Spitalin e Tiranës, i dyshuari në kërkim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën