TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

A po rrezikohet bota nga një pandemi e re?

Në Kinë është përhapur një virus i cili prek rrugët e frymëmarrjes të identifikuar si Metapneumovirusi i Njeriut (HMPV). Nga OBSH nuk e kanë cilësuar situatën si një emergjencë globale shëndetësore. Kurse nga IKSHPK kanë thënë se nuk ka nevojë për ndonjë lloj paniku, por për kujdes.

by Doresa Geci
2 vjet ago
19
A A
A po rrezikohet bota nga një pandemi e re?

Në vendin ku para më shumë se 5 viteve shpërtheu pandemia COVID-19, është përhapur një virus tjetër.

Spitalet e Kinës janë të mbushura me pacientë të infektuar me një virus të frymëmarrjes të identifikuar si Metapneumovirusi i Njeriut (HMPV).

E në lidhje me këtë, ka reaguar edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila nuk e ka  cilësuar situatën si një emergjencë globale shëndetësore.

Kurse  Instituti Kombëtar për Shëndetësi ka kërkuar që të mos bëhet panik por që të respektohen masat e kujdesit të përgjithshëm.

“Aktualisht në Kinë ky virus është i pranishëm, por nuk është virus i ri, sepse është prej vitesh ne qarkullim dhe i ka karakteristikat e virusit sezonal.Nuk përjashtohet mundësia që të shpërndahet edhe në vende te tjera, por situata monitorohet në vazhdimësi, dhe nuk ka nevojë për ndonjë lloj paniku. Duhet zbatuar masat e kujdesit të përgjithshëm, aplikimi i higjienës personale, qëndrimi i përkohshëm në shtëpi i atyre që kanë shenja, dhe evitimi i vendeve me grumbullime të mëdha të njerëzve”, ka thënë Era Pireva, zyrtare për informim në IKSHPK

Infektologu, Hamdi Ramadani ka treguar simptomat e këtij virusi.

Sipas tij, ka ngjashmëri të madhe me Covid-19.

“Simptomatologjia prapë po them se është e njëjtë me gripin sezonal ose COVID-19, dhe kryesisht moshat me të prekura në vendin ku është shfaqur janë fëmijët, personat mbi 60 vjet dhe normalisht të sëmurit”, thotë Ramadani.

Por a ekziston rreziku që ky virus të kthehet në një pandemi?

“Tash për tash nuk ka ndonjë të dhënë nga OBSH-ja që sëmundja mund të përhapet në formë të pandemisë, por kjo nuk e përjashton këtë, pasi që edhe në SHBA është e paraqitur. Mendoj që ndonjë panik as në vendin tonë tash për tash nuk duhet të ketë, por përkujdesje dhe monitorim i situatës maksimumi, dhe normalisht personat që vijnë nga ato vende, eventualisht nëse vijnë ku sëmundja është e paraqitura kemi paraqitur ato masat 5 ditore, 7 ditore monitoruese kontrolluese tek personat në fjalë”, shprehet infektologu, Ramadani.

Metapneumovirusi njerëzor (hMPV) është zbuluar për herë të parë në vitin 2001 nga shkencëtarët holandezë, aktualisht, nuk ka trajtim specifik ose vaksinë për këtë virus.

HMPV është një sëmundje e rrugëve të frymëmarrjes që shkakton simptoma të ngjashme me gripin ose të ftohtin, por mund të rrisë rreziqet ose të çojë në komplikime më serioze si bronkiti ose pneumonia, veçanërisht tek të moshuarit, fëmijët e vegjël dhe njerëzit me imunitet të dobët.

Tags: Virusi i ri ne Kine
Share2Tweet2

Postime të ngjashme

Vdekje e dyshimtë në Gjilan, një grua gjendet pa shenja jeta në oborrin e shtëpisë

Gjendet pa shenja jete një shtetase e Malit të Zi në Banjë të Istogut

Sulm me thikë në Ferizaj, dy persona të plagosur pranë Postës Qendrore

Sulm me thikë në Ferizaj, dy persona të plagosur pranë Postës Qendrore

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se kërcënoi një zyrtar policor përmes telefonit

Dënohet me 20 vjet burgim gruaja që vrau kunatin në Prishtinë

Policia bastis tri lokacione në Mitrovicë, sekuestron armë dhe ndalon një të dyshuar për kontrabandim me migrantë

​ASK: Inflacioni vjetor në Kosovë arrin 6 për qind, transporti dhe energjia me rritjen më të madhe

​ASK: Inflacioni vjetor në Kosovë arrin 6 për qind, transporti dhe energjia me rritjen më të madhe

Hamza para takimit me Kurtin: S’kam vija të kuqe me asnjë parti, shpresoj në progres për formimin e institucioneve

Hamza para takimit me Kurtin: S’kam vija të kuqe me asnjë parti, shpresoj në progres për formimin e institucioneve

Këto janë çmimet e naftës në Kosovë

MINT me çmime të reja për derivatet, rritet nafta – ja sa kushton një litër sot

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën