TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

“A po përgatit Vuçiqi kaos të ri në Kosovë dhe Ballkan?!”

PseAcika – ndoshta – përsëri niset për Kosovë? Sepse, e djathta anti-islamiste franceze është në prag të marrjes së pushteti? Apo sepse rusët kanë shtypur butonin? Apo Kina ka shtypur diçka? Ec e dije... Edhe jo që ka rëndësi.

nga TËVË 1
2 Korrik, 2024
0
A A
“A po përgatit Vuçiqi kaos të ri në Kosovë dhe Ballkan?!”

Shkruan: ANDREJ NIKOLAIDIS

AcaVuçiq, si themi ne në Bosnjë, i ka çuar duart. Si këngëtar, ai punon për të destabilizuar rajonin.

Organizoi të ashtuquajturin “kuvendin serbomadh” si kërcënim të hapur ndaj Bosnjë e Hercegovinës.

Pastaj me shërbëtoret e tij në Mal të Zi përpunoi “Rezolutën për Jasenovc”, të menduar si akt i cili anëtaren e parë të ardhshme të BE-së do ta grind me Kroacinë: si provokim që do të bëhet temë në të ashtuquajturën “rrugë evropiane të Malit të Zi”. Pastaj, Acika kënaqet duke poshtëruar shtypësit e tij. Si e durojnë ata fatkeq, më mbetet sekret. Sepse atë që ju bën nuk është nga hapësirat e politikës, por pornhub: BDSM, në fakt.

Pastaj, nëpërmjet shërbëtorëve të tij të mjerë, në Mal të Zi ka thirrur në Petrovdan. Sa për të përshkruar territorin. Edhe do t’ia del. Sepse në Mal të Zi, duket se, nuk ka pitbull dhe rotvajlerë: vetëm qenë maltezë dhe qimedredhur. Kështu është kjo: dikush për shkeljen e besnikërisë; dikush p*** për heroizëm.

Por krejt këto janë vetëm përgatitje për atë që, duket se, Acika përgatit për Kosovë.

Veriu i Kosovës dje, përsëri lajmërojnë “Vecernjenovosti” të Beogradit, është zgjuar me “i mbuluar me postera me fotografinë e AleksandarVuçi, në të cilat në cirilik shkruhej mesazh i qartë – Komandanti suprem, të presim”.

Atyre me kujtesë pak më të mirë se të pulës do t’ju kujtohet se si para sulmit terrorist në Banjskë, të organizuar dhe sponsorizuar nga shteti i Serbisë, anembanë Ballkanit ishin shfaqur mbishkrime: “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”.

Pasi Acika atëherë nuk është dënuar, me të drejtë ka kuptuar që “duhet përsëri”.

Sepse Acika, shikoni, te administrata amerikane ka statusin e etiketës së bardhë. Nëse Acika – nuk do të përdorte raketë nukleare për të goditur Prishtinën, ambasadori Hill do të lavdëronte “politikën e tij të fqinjësisë së mirë”. Amerika, fatkeqësisht, ka histori të gjatë të përkrahjes së autokratëve të këqij. Megjithatë, Acika për ta është, pas Pinoçes, është më i nxiri pas të cilit ata qëndrojnë – nëse nuk llogaritim Netanjahun, i cili gjithsesi është jashtë të gjitha kategorive. Çka po di unë… Mendoj që nuk duhet ta teprojmë: sidomos jo me thashetheme.

Pse Acika – ndoshta – përsëri niset drejt e në Kosovë?

Sepse e djathta anti-islamiste franceze është në prag të marrjes së pushteti? Apo sepse rusët kanë shtypur butonin? Apo Kina ka shtypur diçka? Ec e dije… Edhe jo që ka rëndësi.

Acika sot është, si Millosheviqi atëherë, faktor i paqes dhe stabilitetit në rajon – së paku sa i përket “miqve tanë perëndimorë” të cilët kanë bërë gjithçka që kjo pjesë e botës të mos shohë as paqe e as stabilitet.

Por Acika, në dreq shkoftë, ka qenë fashist. Ka qenë njeriu i dytë, i tretë në falangën fashiste të Sheshelit e cila ka marshuar nën emrin Partia Radikale Serbe. Në konkurrencën e fashistëve seriozë është veçuar me deklaratën e njëqind myslimanëve të vrarë për një serb.

Problemi është si në vijim. Të jesh fashist nuk është njëjtë si të jesh punker a metalist: nuk mundesh, kur të mërzitesh, të largosh xhinset e shqyera, të lashë flokët dhe të lësh këtë pas vetes. Nuk mundet të jesh ish-fashist e tash demokrat, ashtu si nuk mund të jesh një ish-vrasës. Fashist, si vrasës, mbetesh përgjithmonë: sepse fashizmi është orgji e vrasjes.

Natyra, asaj qeni nënën ia ****, nuk njeh vlerat. Asgjë në natyrë, pos njeriut, të cilin natyra e ka sëmurë për vdekje, nuk kërkon thelb etik për ekzistencën e saj. Prandaj, ashtu, nuk kërkon as fashizmi serb të cilin në këtë mandat e trajton Acika ynë i mirë.

Serbia përsëri do të th*** përsëri në Kosovë, jo sepse politika e saj ndaj atij shteti është joetike, por sepse Kosova e ka Kurtin. I cili për Acikën është enigmë e pazgjidhshme. Dhe para të cilit Acika është inferior.

Vendosmëria e Kurtit për të mbrojtur veriun e Kosovës ka rëndësinë më të madhe për stabilitetin e krejt rajonit. Kur Kurti do të dorëzohej, ajo pjesë e Kosovës do të bëhej burim i vazhdueshëm i jostabilitetit në Ballkan: edhe më i zi se Republika Srpska.

Prandaj mendoj që është detyrë e secilit njeri me mendim të lirë në rajon në të cilin askush nga ne nuk është vërtet një ishull, rajon në të cilin këmbanat gjithmonë bien për ne, të përkrahë luftën e drejtë të Kurtit dhe qytetarëve të Kosovës kundër wanna be perandorisë beogradase.

Ju bëni si të doni. Unë e përkrah!

 

Andrej Nikolaidis, është shkrimtar dhe kolumnist malazez

 

Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të teve1.info

Tags: Andrej Nikolaidis
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kriza e energjisë për bizneset: Një fatkeqësi e prodhuar me dorën tonë

Kriza e energjisë për bizneset: Një fatkeqësi e prodhuar me dorën tonë

Analizë: Ngërçi Politik në Kuvendin e Kosovës

Analizë: Ngërçi Politik në Kuvendin e Kosovës

Pasuria ruse si armë e dominimit gjeopolitik

Pasuria ruse si armë e dominimit gjeopolitik

Deputetët e papërgjegjshëm dhe qytetarët e përgjumur

Deputetët e papërgjegjshëm dhe qytetarët e përgjumur

Aksion në disa lokale nate në Prizren, arrestohen pesë persona

Aksion në disa lokale nate në Prizren, arrestohen pesë persona

Çitaku: LVV të reflektojë, presidentja të marrë rol më aktiv

Çitaku: LVV të reflektojë, presidentja të marrë rol më aktiv

Basha: LDK duhet të mbajë fjalën, s’duhet ta pengojë konstituimin e Kuvendit

Basha: LDK duhet të mbajë fjalën, s’duhet ta pengojë konstituimin e Kuvendit

Guri: LVV s’ka interes për zhbllokimin e situatës, nuk vinë as në Kuvend

Guri: LVV s’ka interes për zhbllokimin e situatës, nuk vinë as në Kuvend

Dështon edhe tentativa e 32-të për konstituimin e Kuvendit

Dështon edhe tentativa e 32-të për konstituimin e Kuvendit

Rexhepi i përgjigjet Krasniqit, thotë se nuk e voton një qeveri të opozitës

Rexhepi i përgjigjet Krasniqit, thotë se nuk e voton një qeveri të opozitës

Çeku: Partitë që nuk po votojnë po na mbajnë peng

Çeku: Partitë që nuk po votojnë po na mbajnë peng

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X