TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

A pati thyerje të bastioneve?

811 mijë e 984 qytetarë të dielën shfrytëzuan të drejtën e tyre të votës. Nga kjo pjesëmarrje e votuesve, dy partitë që kanë fituar më shumë komuna qysh në rundin e parë janë Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Demokratike, me nga tri komuna secila. Ato pasohen nga Lidhja Demokratike e cila fitoi dy komuna. Por, a pati humbje të bastioneve të këtyre partive?

by Florijeta Dernjani
4 muaj ago
0 0
A A

E para prej komunave që shpalli fitoren ishte Ferizaj.

Festa për edhe një mandat të Agim Aliut, Partia Demokratike e nisi vetëm pak minuta pas mbylljes së kutive të votimit.

E palëkundur, PDK-ja ishte edhe në Skenderaj, për këto zgjedhje lokale, duke ia siguruar Sami Lushtakut udhëheqësinë e komunës, si dhe në Han të Elezit me Mehmet Ballazhin.

Në tri komuna rikonfirmim të besimit të qytetarëve, pati edhe Lëvizja Vetëvendosje.

Në Kamenicë me Kadri Rrahimaj, Podujevë me Shpejtim Bulliqin dhe në Shtime me Qemajl Aliun.

Mandate të reja, Lidhja Demokratike siguroi në dy komuna, Lipjan me Imri Ahmetin dhe Istog me Ilir Feratin.

Me nga një fitore, dolën nga zgjedhjet lokale të 2025 Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate.

AAK me Bashkim Ramosaj në Deçan, kurse Nisma me Ekrem Kastratin në Malishevë.

Kurse Lista Serbe, fitoi nëntë komuna me shumicë serbe, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok, Leposaviq, Novobërdë, Shtërpcë, Graçanicë, Ranillugë dhe Partesh.

Me gjithë këto rezultate, vlerësohet se gara ka qenë më e hapur se zakonisht.

 “Në këtë garë ka pasur një garë do të thoja më të hapur se zakonisht. Përjashtim bën komuna e Skenderaj që ka vazhduar Partia Demokratike të mbetet e para, po ashtu në Ferizaj. Dhe në ato që konsiderohen si bastionet e mëdha të partive politike që janë një hambar i madh i votave, nuk janë më. Ose së paku, nuk janë për këtë fazë dhe do të përcaktohen përfundimisht në periudhën e balotazhit”, ka  thënë Imeri.

Shumica e partive, nuk arritën të ruajnë votat e qytetarëve në ato komuna që konsideroheshin si bastione të tyre.

Fitore në rundin e parë, nuk siguroi Lidhja Demokratike në Pejë, Fushë Kosovë, Viti e Obliq, që konsideroheshin si bastione.

Bastionin PDK e humbi në Drenas, ku fitoi Ramiz Lladrovci me listën e tij.

Fitore në rundin e parë PDK nuk arriti as në Kaçanik, që e ka bastion të vetin për më shumë se një dekadë.

Mandat të ri qysh të dielën, nuk siguruan as bastionet e AAK-së, Gjakova me Ardian Gjinin e Rahoveci me Smajl Latifin.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Aksident në Prishtinë, motoçiklisti godet policin gjatë ndalimit – largohet nga vendi i ngjarjes

Policia gjen sasi armatimi në veri të Mitrovicës

Policia gjen sasi armatimi në veri të Mitrovicës

Sërgjan Lazoviq shpallet fajtor për krime lufte, dënohet me 12 vite e 6 muaj burgim

Sërgjan Lazoviq shpallet fajtor për krime lufte, dënohet me 12 vite e 6 muaj burgim

Haradinaj për Kushtetutën e Kaçanikut: Shprehje e vullnetit të popullit të Kosovës për të jetuar të lirë e të pavarur

Haradinaj: Viktimat e Mitrovicës u ekzekutuan para syve të forcave ndërkombëtare

Lideri i Manchester Cityt, Bernardo Silva vendos përfundimisht për të ardhmen

Lideri i Manchester Cityt, Bernardo Silva vendos përfundimisht për të ardhmen

MKRS-ja konfirmon letrën e marrë nga UEFA për Kuvendin e FFK-së

MKRS-ja konfirmon letrën e marrë nga UEFA për Kuvendin e FFK-së

“Letra e ministrit, është ndërhyrje politike” – Ish-sekretari i KOK-ut, Shasivar Haxhiaj reagon për letrën e ministrit Çeku në FIFA e UEFA

“Letra e ministrit, është ndërhyrje politike” – Ish-sekretari i KOK-ut, Shasivar Haxhiaj reagon për letrën e ministrit Çeku në FIFA e UEFA

Aksident në Prishtinë, motoçiklisti godet policin gjatë ndalimit – largohet nga vendi i ngjarjes

Policia gjen sasi armatimi në veri të Mitrovicës

Policia gjen sasi armatimi në veri të Mitrovicës

Sërgjan Lazoviq shpallet fajtor për krime lufte, dënohet me 12 vite e 6 muaj burgim

Sërgjan Lazoviq shpallet fajtor për krime lufte, dënohet me 12 vite e 6 muaj burgim

Lajçak thotë se “ndihet si idiot” pas rileximit të mesazheve me Epsteinin

Lajçak thotë se “ndihet si idiot” pas rileximit të mesazheve me Epsteinin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën