TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

A pati rritje ekonomia kosovare në vitin 2024?

by Doresa Geci
2 vjet ago
4
A A
Lufta në Ukrainë, BQK-ja thotë se po punon në ruajtje të stabilitetit financiar

Banka Qendrore e Kosoves

Partia në pushtet vazhdimisht u krenua për rritje ekonomike në Kosovë.

Madje i pari i ekzekutivit, në fund të muajit dhjetor tha se kjo rritje shkon në mbi 6%.

“Kryesore e këtyre 4 viteve është rritja ekonomike e cila është 6.36% e BPV-së mesatarisht në këto katër vite, asnjëherë pa rënë nën 4% e cila është rritje reale pasi të hiqet inflacioni”, ka deklaruar Kurti.

Por me këtë nuk po pajtohen nga Partia Demokratike e Kosovës.

“Nuk mund të jetë e vërtetë pasi gjatë tërë mandatit të Qeverisë Kurti nuk kemi pasur investime strategjike, nuk kemi shkallë të mirë të investimeve kapitale, nuk kemi pasur vende të reja të punës, kemi pasur lojëra me Super punën, por në realitet nuk kemi pasur investime. Shkalla reale e rritjes ekonomike shkon nga 2.8% deri ne 3%”, ka thënë deputeti i PDK-së, Ferat Shala.

Por pavarësisht kësaj, gjendja e bizneseve, sipas kryetarit të Aleancës Kosovare për Biznese, Agim Shahini  nuk ishte më e mira e mundshme.

“Bizneset brenda Kosovës kanë pasur turbulencë, ku shënon një numër të lartë të bizneseve të shtuara këtë vit, por edhe numër i lartë i bizneseve që janë mbyllur dhe kjo ka ndikuar që në Kosovë të kemi ende iniciativa të shpirtit ndërmarrës, por mbetet Kosova një destinacion jo i pëlqyer për investitorët e huaj”, ka deklaruar ai.

Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu përmend faktorët që kanë ndikuar që Kosova të mos ketë progres në aspektin ekonomik.

“Mungesa e stabilitetit politik ka qenë një pikë e zezë për Kosovën sepse në këto rrethana ka qenë e pamundur të kemi investime të huaja. Plus kësaj shto faktin se kemi pagën më të ulët qoftë minimale, qoftë të mesme dhe pensionet me të ulta në Ballkanin Perëndimor, është shqetësuese në dimensionin social”, ka thënë ai.

Kujtojmë që në muajin tetor të vitit 2024, Kuvendi ka miratuar buxhetin prej 3.6 miliardë euro, buxhet ky i cili sipas kryeministrit Kurti përbën një rritje prej afër 9 për qind krahasuar me buxhetin e vitit paraprak.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arifi: Nuk pres asgjë nga Strategjia Shtetërore për apelin në Hagë, Ligji nuk besoj që kthehet në miratim

Arifi: Nuk pres asgjë nga Strategjia Shtetërore për apelin në Hagë, Ligji nuk besoj që kthehet në miratim

Arifi: Progres-raporti i KE-së për Kosovën është raport i regresit, Qeveria Kurti e ka shumëfishuar korrupsionin

Arifi: Progres-raporti i KE-së për Kosovën është raport i regresit, Qeveria Kurti e ka shumëfishuar korrupsionin

Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara

Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara

Policia publikon pamje nga arrestimi i katër të dyshuarve për detyrim në Pejë

Dy të kërkuar nga INTERPOL-i ekstradohen brenda një dite

“InfoNata” 04.11.2026

“InfoNata” 04.11.2026

Apple drejt prodhimit të një iPhone me ekran të trefishtë?

Apple lëshon paralajmërim urgjent për përdoruesit e iPhone

Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara

Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara

Policia publikon pamje nga arrestimi i katër të dyshuarve për detyrim në Pejë

Dy të kërkuar nga INTERPOL-i ekstradohen brenda një dite

Mehmeti: Cilido që të vijë në vend të piktorit në pushtet, është më i mirë se ai

Mehmeti: Cilido që të vijë në vend të piktorit në pushtet, është më i mirë se ai

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën