TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

A mund të transferohet Grupi Kumanova?

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
A mund të transferohet Grupi Kumanova?

28 burra shqiptarë të dënuar për terrorizëm në Maqedoni të Veriut, vazhdojnë ta vuajnë dënimin në atje.

Transferimi i tyre në Kosovë për vuajtje të dënimit, ende është në pikëpyetje.

Nga Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë së Veriut, thonë se kjo mund të shqyrtohet pasi institucionet e Kosovës të njohin vendimet e gjykatave maqedone.

“Autoritetet e Kosovës duhet së pari t’i njohin aktgjykimet e gjykatave tona. Dokumentacioni ende nuk është kompletuar, pas përfundimit, do të shqyrtohen variantet e mundshme dhe në koordinim me MPB-në dhe autoritetet e Kosovës do të përcaktohet nëse ka mundësi për një gjë të tillë”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë maqedone.

Ndërkohë, Ministria e Drejtësisë në Kosova ka theksuar se aktualisht nuk ka asnjë kërkesë aktive për transferimin e të dënuarve, por duke lënë të hapur mundësinë e angazhimit në rast se në të ardhmen vjen një kërkesë e tillë.

“Në momentin që do të pranoj ndonjë kërkesë, Ministria e Drejtësisë do t’i ndërmarr të gjitha veprimet e përcaktuara në ligj sipas mandatit ligjor dhe menjëherë do ta përcjell kërkesën ose kërkesat për tek Gjykata Themelore në Prishtinë për procedura të mëtutjeshme”, thuhet në përgjigjen e Ministria e Drejtësisë.

Bazuar në legjislacionin në fuqi dhe marrëveshjet mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, sipas Anton Nrecaj nga Instituti CLARD, transferimi i të burgosurve është i pamundur.

7 prej të akuzuarve në rastin Kumanova janë të dënuar me burg të përjetshëm, ndërsa të tjerët me gjithsej 746 vjet burg.

Ata u gjykuan si organizatorë të ngjarjeve në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë, në maj të vitit 2015, ku u vranë 8 policë maqedonas, 10 protestues, dhe 37 oficerë u plagosën.

Kronika e gazetares Florijeta Dernjani.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pozhari: Kurti mbylli mundësitë për diskutime me kthimin e emrit të Bekim Sejdiut për president

Pozhari: Kurti mbylli mundësitë për diskutime me kthimin e emrit të Bekim Sejdiut për president

Haxhiu nga Aleanca: Nuk po shoh vullnet nga Qeveria për ta çuar përpara ligjin

Haxhiu nga Aleanca: Nuk po shoh vullnet nga Qeveria për ta çuar përpara ligjin

Objekti i Qeverisë së Kosovës është “veshur” sonte me flamurin e UÇK-së

Objekti i Qeverisë së Kosovës është “veshur” sonte me flamurin e UÇK-së

Rrëfimi i protestuesve- “Në shtator u nisa me shpresë në Hagë, u riktheva i zhgënjyer”

Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Izraelit dhe Kosovës

“Këndi i Debatit” 01.10.2026

“Këndi i Debatit” 01.10.2026

Dëshmitari thotë se mori kërcënime nga Sheholli

Dëshmitari thotë se mori kërcënime nga Sheholli

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën