TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

A mund të nxjerrë vendime Qeveria në detyrë?

Pas certifikimit të rezultateve zgjedhore, mandati i Qeverisë ka kaluar nga i rregullt në Qeveri në detyrë. E nga shoqëria civile tregojnë se sipas ligjit anëtarët e Qeverisë që kanë siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës, duhet dhënë dorëheqje.

nga Lindrit Zejnullahu
27 Mars, 2025
1 0
A A

Me certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit të enjten, përfundimisht ky proces përfundoi.

Kësisoj, pas kësaj date edhe Qeveria aktuale kalon nga qeveri me mandat të plotë në Qeveri në dorëheqje.

Por, a duhet dhënë dorëheqje ministrat dhe kabineti qeveritar aktual pas këtij veprimi nga ana e KQZ-së?

Gzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se ligji i ri për Qeverinë ka krijuar mangësi në këtë situatë.

“Për shkak se mandati fillon që nga momenti që ai jep betimin e tij në Kuvendin e Republikës së Kosovës jo nga momenti i certifikimit. Dhe këtë situatë sigurisht është dashur që ta adresojë Ligji i miratuar për Qeverinë e që fatkeqësisht këtë nuk e ka bërë. Në këtë situatë ku jemi tash dmth duke pasur parasysh se një dispozitë e tillë nuk është zbatuar në atë mënyrë asnjëherë deri më tani, interpretimi dhe zbatimi duhet të bëhet në përputhje me frymën dhe logjikën e interpretimit kushtetues në frymën e funksionimit adekuat të institucioneve qeveritare”, vlerëson Shala.

E Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë se në bazë të ligjit, ministrat që kanë siguruar ulëse në Kuvend duhet dhënë dorëheqje.

“Pra është obligim ligjor konform nenit 26 paragrafit 1 i Ligjit për Qeverinë që anëtari i cili është i zgjedhur si deputet duhet të japë dorëheqje… Sepse edhe Kushtetuta e Kosovës edhe Ligji për Qeverinë e ndalon të themi ashtu që njëkohësisht një person t’i ketë statusin edhe të ministrit edhe deputetit, kjo është për hir të transparencës që mos të ketë konflikt në mënyrë të dyfishtë të mandateve për një periudhë të shkurtë kohore”, thotë ai.

Sipas tij, pas certifikimit të rezultatit zgjedhor të gjitha vendimet e Qeverisë janë të kontestueshme.

“Po që se ndodhë nesër ose pasnesër apo gjatë ditëve të tjera të javës, kjo Qeveri mblidhet prapë dhe nxjerrë vendime janë në kundërshtim me nenin 31 të vet Ligjit për Qeverinë atëherë ato vendime normalisht që mund të cilësohen si vnedime jo ligjore dhe jo kushtetuese, mirëpo edhe mund të kontestohen por aktualisht si palë të autorizuar që mund ta bëjnë kontestimin e venidmeve të tilla janë ose Presidentja ose Avokati i Popullit, Kuvendi nuk është funksional dhe nuk mund deputetët me i dërgu ato vendime të Qeverisë në Kushtetuese”, vlerëson Bugaqku

ShareTweet

Postime të ngjashme

Veteranët e UÇK-së me agjendë të veçantë, nuk do të marrin pjesë në organizimin e qeverisë

OVL e UÇK-së: Vizita e Kryetares së Gjykatës Speciale, provokim i qëllimshëm

Berisha: Sinjal, preokupimi i aleatëve për zhvillimet politike

Berisha: Sinjal, preokupimi i aleatëve për zhvillimet politike

Edhe një i lënduar tjetër nga thika në qendër të Prishtinës, arrestohet i dyshuari

Tahiri-Beqa: Shoh përafrim që partitë e dikurshme opozitare do të bëhen bashkë për ta formuar qeverinë

Emisioni “Info Nata” 09.05.2025

Rrecaj: As partia fituese nuk po ka vullnet me dalë nga ngërçi politik

Rrecaj: As partia fituese nuk po ka vullnet me dalë nga ngërçi politik

Emisioni “Këndi i Debatit” 09.05.2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 09.05.2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X