TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

A mund të konsiderohet i konstituuar Kuvendi?

Të gjithë janë në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili pritet ta qartësoj nëse Kuvendi konsiderohet i konstituuar, edhe pa votimin e nënkryetarit serb. Sipas një analize të Instutit Demokratik të Kosovës, Kuvendi nuk mund të konsiderohet i konstituuar.

by Florijeta Dernjani
10 muaj ago
0 0
A A

Për disa seanca rresht u tentua të zgjidhej nënkryetari nga komuniteti serb.

Asnjëri prej tyre nuk arriti votat e mjaftueshme, por kjo nuk e ndaloi kryekuvendarin, Dimal Basha, që të konstatojë se Kuvendi është konstituar.

Një konstatim i tillë, po konsiderohet se tejkalon praktikat parlamentare dhe kushtetuese.

Sipas Vullnet Bugaqku nga KDI, faza e konstituimit të Kuvendit është e përmbyllur vetëm atëherë kur të jenë zgjedhur të gjithë nënkryetarët e Kuvendit.

“Praktika e deritanishme parlamentare në Kosovë, por edhe jurisprudenca e deritanishme e Gjykatës Kushtetuese, na kanë bërë të qartë që është obligim kushtetues me u konstitu Kuvendi brenda një afati të caktuar, dhe rrjedhimisht brenda këtij afati m’i përfundu zgjedhjen e kryetarit dhe të gjithë nënkryetarëve të Kuvendit. Prandaj, mendoj se juridikisht në kuptimin formal kushtetues nuk kemi ende Kuvend të konstituar dhe rrjedhimisht, nuk mund të rrjedhin as afatet për çështjen e caktimit të mandatarit për çështjen e formimit të Qeverisë”, thotë Vullnet Bugaqku nga KDI.

Në anën tjetër sipas Mazllum Baraliu, duhet të pritet vendimi i Kushtetueses, për të parë nëse moszgjedhja e një nënkryetari bllokon konstituimin e Kuvendit apo jo.

“Jo vetëm orientuese, por edhe kufizuese për të gjithë. Për t’iu treguar këtyre njerëzve që nuk marrin vesh ose nuk dojnë ta kuptojnë se asnjëherë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që vendimet e tilla janë obligative për t’u zbatuar dhe kur miratohen e hyjnë në fuqi, janë pjesë e Kushtetutës, që ta kuptojnë që duhet ta konstituojnë Kuvendin. Ose nëse është i konstituar, atëherë Gjykata thotë se është i konstituar, kurse nëse s’është i konstituar duhet të përsëritet eventualisht ajo pjesa e dy nënkryetarëve të komuniteteve pakicë, ose të këtij të fundit që nuk është zgjedhur”, shprehet profesori universitar, Mazllum Baraliu.

Në Gjykatën Kushtetuese, të shtunën është dërguar një lëndë nga Lista Serbe sa i përket mënyrës së votimit të kandidatëve nga komuniteti pakicë për nënkryetar të Kuvendit.

Ndërkohë, Presidenca të hënën deklaroi se janë duke shqyrtuar nëse Kuvendi mund të konsiderohet si i konstituar pa zgjedhjen e plotë të nënkryetarëve të Kuvendit.

Për këtë punë, Presidentja Vjosa Osmani tashmë ka autorizuar zyrën e saj ligjore për një analizë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Punime në rrjet, KEDS tregon zonat që do të mbesin pa rrymë nesër

Punime në rrjet, KEDS tregon zonat që do të mbesin pa rrymë nesër

Dorëhiqet drejtoresha e Klinikës së Nefrologjisë në QKUK

Dorëhiqet drejtoresha e Klinikës së Nefrologjisë në QKUK

Tre të lënduar pas një përleshjeje fizike në Komoran

​ZKA fillon auditimin e sistemit për regjistrimin e bizneseve në ARBK

​ZKA fillon auditimin e sistemit për regjistrimin e bizneseve në ARBK

Lezhë: 35-vjeçari nxirret nga makina dhe dhunohet brutalisht pas një prite në rrugë

Theret një 34-vjeçar në Tiranë

Shefi i NATO-s thotë se aleanca ‘tashmë përfiton’ nga industria mbrojtëse e Turqisë

Shefi i NATO-s thotë se aleanca ‘tashmë përfiton’ nga industria mbrojtëse e Turqisë

Punime në rrjet, KEDS tregon zonat që do të mbesin pa rrymë nesër

Punime në rrjet, KEDS tregon zonat që do të mbesin pa rrymë nesër

Dorëhiqet drejtoresha e Klinikës së Nefrologjisë në QKUK

Dorëhiqet drejtoresha e Klinikës së Nefrologjisë në QKUK

Spanja eliminon Portugalinë

Spanja eliminon Portugalinë

Qeveria franceze i mbijeton mocionit të mosbesimit për reagimin ndaj valës së të nxehtit

Qeveria franceze i mbijeton mocionit të mosbesimit për reagimin ndaj valës së të nxehtit

Tre të lënduar pas një përleshjeje fizike në Komoran

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën