TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​A mund të ketë ngërç politik nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda prillit?

nga Tëvë1
18 Prill, 2025
1
A A
​A mund të ketë ngërç politik nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda prillit?

Kosova rrezikon të futet në një ngërç politik nëse deputetët e zgjedhur nuk arrijnë të konstituojnë legjislaturën e nëntë të Kuvendit të Kosovës deri në fund të muajit prill, thotë hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj.

Jakaj thotë për KosovaPress se mund të përsëritet problemi i vitit 2014 – periudha kur vendi pati hyrë në një bllokadë politike për 6 muaj.

“Seanca konstituive është thirrë me datën 15 prill. Kjo është thirrë edhe brenda afatit kushtetues, brenda 30 ditëve nga data e certifikimit të zgjedhjeve parlamentare, që i bie se data e fundit që do të duhej Kuvendi ta përmbyllte një proces të tillë, do të ishte data 27 prill. Deri në këtë kohë, është e arsyeshme që Kuvendi të konstituohet dhe ta përfundojë procesin e konstituimit, edhe pse data 15 prill ka qenë datë që do të duhej të kryhej. Por, ta marrim si shembull datën e fundit 30 prill. Pas kësaj date Kuvendi, Kosova, hyn në një ngërç politik që nuk dihet se si do të përfundojë. Mosvotimi i raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikim të kuorumit dhe mandateve i bie që është rrugë e patejkalueshme për të ardhur deri të betimi i deputetëve”, u shpreh Jakaj.

Tentimi i parë për konstituimin e Kuvendit ishte më 15 prill por PDK, LDK dhe AAK votuan kundër raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve.

Partitë që deri më tash ishin në opozitë insistojnë që anëtarët e qeverisë në detyrë të japin dorëheqje formale para se të betohen si deputetë.

Për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, kjo nuk është e nevojshme meqë sipas tij, qeveria është në detyrë që prej marsit – periudhës së certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Sipas Ligjit për Qeverinë, nëse një anëtar i ekzekutivit zgjidhet deputet i Kuvendit, i njëjti duhet të jap dorëheqje nga posti qeveritar para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve.

Sipas rregullores së Kuvendit, deputetët duhet të mblidhen çdo 48 orë.

Të enjten më 17 prill, deputetët e zgjedhur dështuan për herë të dytë të konstituojnë organin legjislativ.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari i LVV-së ftoi për konsultë partitë politike dhe më pas e ndërpreu seancën duke thënë se “nuk pati konsensus” se si të vazhdohet tutje.

Jakaj thekson se kryesuesi i seancës nuk e ka për detyrë të thërras seancë konsultative jashtë sallës plenare.

“Kryesuesi i seancës nuk e ka për detyrë të thërras seancë konsultative jashtë sallës plenare për çështje që lidhen me konstituimin e Kuvendit. Ka një raport të komisionit të përkohshëm që ka dështuar. Do të duhej që të hidhej në votim i njëjti raport sërish prej të njëjtit komision të përkohshëm dhe të shkohet më tutje. Njëjtë si në vitin 2014 kur ka pasur probleme të konstituimit të Kuvendit, periudha kohore e këtij ngërçi ka pas shkuar deri në 6 muaj. Një situatë e tillë, mund të na përsëritet prapë. Tash mund të ndodhë edhe me muaj më shumë se ajo periudhë në vitin 2014. Sepse atë kohë kemi pasur një vendim i cili është prodhuar, nënshkruar dhe dërguar në Gjykatën Kushtetuese. Tanimë, nuk ka një vendim se çka të dërgohet, rrjedhimisht nuk do të ketë mundësi që të procedohet, të vlerësohet kushtetutshmëria ose ligjshmëria e një vendimi të tillë”, theksoi Jakaj.

Jakaj thotë se në seancën e djeshme pati shkelje të procedurës parlamentare.

“Pati edhe shkelje të tjera të procedurës parlamentare. Zotri Dehari e ndërpreu në mënyrë arbitrare këtë seancë, në ndërkohë nuk mori pëlqimin e të gjithë kryetarëve të partive politike, ose të përfaqësueseve të subjekteve politike që janë të përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës. Një situatë e tillë shkon ndesh me parimet e qeverisjes së mirë, e sistemit e republikës parlamentare demokratike siç është Kosova. Sepse Kosova nuk ka kohë të pres që themelimi i institucioneve të vonojë. Detyrë dhe përgjegjësi e kryesuesit të seancës është të kryesojë me seancën, t’i ftojë deputetët të votojnë, të hedh në votim raportin e këtij komisioni, por jo ta ndërpresë në mënyrë arbitrare dhe të thotë që do të shihemi në seancën e ardhshme pas 48 orëve”, tha Jakaj.

PDK, LDK dhe AAK kritikuan Lëvizjen Vetëvendosje për dështimin e seancës, që sipas tyre po bëhet për “pazare politike”.

KQZ-ja i certifikoi rezultatet më 27 mars, ndërkaq po atë ditë, Kurti shkroi në Facebook se mandati i tij ka 4-vjeçar ka përfunduar më 23 mars. Por, nuk pati dorëheqje formale.

Betimi i deputetëve do t’i hapte rrugë votimit të kryeparlamentarit dhe më pas qeverisë së re.

Deri më tash, LVV-ja si parti fituese nuk e ka bërë të ditur emrin që do ta propozojë për kryetar të Kuvendit dhe as nëse i ka numrat për ta votuar atë.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rizvanolli: Bandat kriminale po kundërshtojnë faturimin e energjisë në veri, jo qytetarët

Rizvanolli: LDK po të brengosej për qytetarët nuk do të bllokonte formimin e institucioneve

Si shpërtheu zjarri që shkatërroi një shtëpi në Suharekë?

Si shpërtheu zjarri që shkatërroi një shtëpi në Suharekë?

“Lëshohen studentët kanë punë më pak” si erdhi kërkesa për shtrenjtim të biletës Prishtinë- Mitrovicë

“Lëshohen studentët kanë punë më pak” si erdhi kërkesa për shtrenjtim të biletës Prishtinë- Mitrovicë

Cakrani: Në Shqipëri të dielën ndodhi një terrorizëm zgjedhor

Cakrani: Në Shqipëri të dielën ndodhi një terrorizëm zgjedhor

“InfoNata” 12.05.2025

“InfoNata” 12.05.2025

Rizvanolli: Bandat kriminale po kundërshtojnë faturimin e energjisë në veri, jo qytetarët

Rizvanolli: LDK po të brengosej për qytetarët nuk do të bllokonte formimin e institucioneve

Egnatia mbron titullin e kampionit në Shqipëri

Egnatia mbron titullin e kampionit në Shqipëri

“Matrix” 12.05.2025

“Matrix” 12.05.2025

Taravari: Vendosëm të shkojmë në opozitë

Taravari: Vendosëm të shkojmë në opozitë

Kulla: Me këtë ç’organizim të opozitës Rama mund të marrë edhe mandatin e pestë

Kulla: Me këtë ç’organizim të opozitës Rama mund të marrë edhe mandatin e pestë

Si shpërtheu zjarri që shkatërroi një shtëpi në Suharekë?

Si shpërtheu zjarri që shkatërroi një shtëpi në Suharekë?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X