TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

A mund të hiqen tarifat e roaming-ut me shtetet e BE-së?

by Fidan Zejnullahu
2 vjet ago
0
A A
Vuçiq në presion nga protestat a mund të inskenohen tensione në Kosovë?

Nga 1 korriku i vitit 2021, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë eliminuar në tersi tarifën e roaming-ut në telefoninë mobile. Por, një gjë të tillë Kosova nuk e ka bërë ende me shtetet e Bashkimit Evropian, kësisoj kosovarëve një thirrje nga shtetet e BE-së, po vazhdon të iu kushtojë shumë. Nga Autoriteti Rregullativ për Komunikimet Elektronike dhe Postare dhe se për këtë, duhet ndryshim në legjislacionin e BE-së.

Ishin kosovarët e parë që po udhëtonin pa viza.

Kjo ishte pamja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës në ditën e parë të vitit 2024.

Por komunikimi me të afërmit po vazhdon të jetë i kushtueshëm.

Kjo pasi Kosova ende nuk ka hequr tarifat e roaming-ut me shtetet e Bashkimit Evropian.

E mungesa e kësaj, sipas ish-kryeshefit të Postës së Kosovës, Xhevdet Smakiqi po i shtyn qytetarët drejt operatorëve të pasigurt.

“Kjo do t’i ndihmonte shumë qytetarët e Kosovës, por në mungesë të kësaj, e kemi parë qytetarët e Kosovës përdorin operatorët e pasigurt të cilët janë shfaqur edhe në rrjetet sociale dhe kemi parë reklama edhe në mediat se sa janë funksionale këta operator. Pra tregu nuk duron dembeli dhe qytetarët e gjejnë mundësinë që të paguajnë sa më lirë dhe të kenë shërbime më cilësore”, shprehet Smakiqi.

Por, a mund të hiqen në tërësi tarifat e roamingu-ut mes Kosovës dhe shteteve të BE-së?

Për këtë, Tëvë1, ka pyetur në Autoritetin Rregullativ për Komunikimet Elektronike dhe Postare.

“Eliminimi i plotë i tarifave të roamingut, respektivisht zbatimi i modelit RLAH (Roam Like at Home) kërkon ndryshimin e legjislacionit te BE”, thuhet nga ARKEP.

Sipas tyre tarifat e roaming-ut u ulën në vitin 2022.

Kjo pas një marrëveshjeje të nënshkruar në Samitin e BE-së në Tiranë, mes kësaj të fundit dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Sa i përket roamingut me Bashkimin Evropian (BE), ju informojmë se pas konsultimeve intensive dhe të gjera, te zhvilluara nga te gjitha palët e interesit nga vendet e BE dhe Ballkanit Perëndimor, përfshirë Republikën e Kosovës, më date 6 dhjetor 2022, 38 operatorë mobil nga Ballkani Perëndimor dhe BE nënshkruan Deklaratën për Roaming në Samitin BE-Ballkani Perëndimor të mbajtur në Tiranë. Nga Republika e Kosovës kjo deklarate është nënshkruar nga Telekomi i Kosovës. Kjo ka ndikuar ne zbritjen e mëtutjeshme te tarifave dhe krijimi i ofertave te reja me plane me te përballueshme për qytetaret”, thuhet nga ARKEP.

Ndryshe, nga data 1 korrik e vitit 2021, janë eliminuar tërësisht tarifat e roaming-ut mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Tags: shtetet e BE-sëtarifat e roaming-ut
ShareTweet

Postime të ngjashme

Dogana e Kosovës zbulon mallra të padeklaruara në vlerë prej 154 mijë dollarësh amerikanë

Dogana e Kosovës zbulon mallra të padeklaruara në vlerë prej 154 mijë dollarësh amerikanë

Vdes një grua pasi u godit nga autobusi në Prishtinë, arrestohet shoferi

Vdes një grua pasi u godit nga autobusi në Prishtinë, arrestohet shoferi

Pas trajtimit mjekësor lirohet për në shtëpi 15-vjeçarja që u sulmua nga qentë endacakë

Një 12-vjeçar sulmohet nga qentë endacakë në Podujevë, dy të dyshuara i bëjnë rezistencë policisë në vendin e ngjarjes

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet për ngacmim seksual

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Një shtetas i Austrisë gjendet i vdekur në një banesë në Prishtinë, polici nis hetimet

Trump: Kemi kryer sulme në ishullin Qeshm të Iranit

Trump: Kemi kryer sulme në ishullin Qeshm të Iranit

Grupi punues për hartimin e strategjisë shtetërore mblidhet sot, puna e tij do të jetë konfindenciale

Grupi punues për hartimin e strategjisë shtetërore mblidhet sot, puna e tij do të jetë konfindenciale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën