TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

A mund të bëhet Banka Zhvillimore?

by Florijeta Dernjani
2 vjet ago
0
A A

I pari i Financave, njoftoi se Kosovës i është hapur mundësia e krijimit të Bankës Zhvillimore, përmes fondeve nga Banka Botërore. Por një gjë e tillë, po shihet si e parealizueshme dhe e pa nevojshme për ekonominë e tregut.

Ishte pjesë e programit qeverisës.

Por për katër vite, pothujase nuk u përmend fare.

E kur kanë mbetur rreth 3 muaj nga zgjedhjet, ministri i Financave, doli me qëndrim se Banka Zhvillimore po bëhet, përmes një mundësie që sipas tij e kishte lënë të hapur Banka Botërore.

Mirëpo ky veprim po shihet si mungesë serioziteti e qeveritarëve, bazuar në gjendjen me numra në Kuvend.

“Tani Kuvendi qe sa kohë nuk po ka kuorum për vendimmarrje, dhe duke parë këtë situatë në të cilin gjendemi tani dhe në cilën po hyjmë, ne e shohim si të parealizueshme. Bile së paku, unë si kryetar i Odës dhe po besoj që edhe një pjesë tjetër që mirremi me ekonomi, kishim prit pak më shumë seriozitet nga ana e ministrit. Në qoftë se Kosova është krenare për investime të huaja kualitative, duhet me qenë në sektorin financiar. Kështu që nuk pres nga Banka Zhvillimore, nuk e kemi asnjë dokument, nuk e dijmë as se qysh ka me funksionu, as kush ka me emëru atë bord, si ka me qenë ai bord. Mirëpo, duke parë ndërmarrjet publike, kam shumë rezerva sa i përket funksionializimit dhe operimit të një banke të tillë, nën kapitalin publik, me njerëzit e emëruar politkisht, lë shumë pikëpyetje. Kështu që, nuk shoh së pari të themelohet dhe e dyta, që ka me pasë ndonjë efekt”, thotë Lulzim Rafuna kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës.

Madje, ka skepticizëm për nevojën e Kosovës që t’i shtohen institucionet financiare.

“Nga ana kohore kjo qeveri mandatin qeverisës tash e ka jashtëzakonisht të limitum, që edhe nga ana ligjore kjo nuk po mund t’i voton disa nga ligjet që i ka tash primare dhe që është bllokuar, e lëre më për një gjë të tillë. Aq më shumë nga ana ligjore, nga ana e ekonomisë së tregut. Vlerësoj që në këtë drejtim është prapë utopike, për faktin që në bazë të ekonomisë së tregut ekziston Banka Qendrore dhe bankat komerciale, por të krijohet një Bankë Zhvillimore nga shteti apo qeveria, në ekonomi të tregut është e parealizueshme”, shprehet ekonomisti Mustafë Kadrijaj

Sipas ministrit Murati, Banka Zhvillimore do të ketë në fokus financimin e projekteve zhvillimore dhe mbështetjen e disa sektorëve.

Me këtë, deklaratë të Muratit të dielën kanë ironizuar partitë opozitare.

Tags: Banka Zhvillimore
ShareTweet

Postime të ngjashme

Drenori kritikon Kurtin për raportet me SHBA-në dhe VV-në për Specialen: Po krijohet pasiguri

Drenori kritikon Kurtin për raportet me SHBA-në dhe VV-në për Specialen: Po krijohet pasiguri

Ish-aktivisti i SNS-së së Vuçiqit: Banditë të paguar, blerje votash dhe para në dorë për operacione politike në Serbi

Ish-aktivisti i SNS-së së Vuçiqit: Banditë të paguar, blerje votash dhe para në dorë për operacione politike në Serbi

Maqedonci: Vendimmarrja në operacionet luftarake duhet të mbetet njerëzore

Maqedonci: Vendimmarrja në operacionet luftarake duhet të mbetet njerëzore

Arrestohen dy persona në Fushë-Kosovë, njëri serb dyshohet se kërcënoi një qytetar me armë

Arrestohen dy persona në Fushë-Kosovë, njëri serb dyshohet se kërcënoi një qytetar me armë

Drenori kritikon Kurtin për raportet me SHBA-në dhe VV-në për Specialen: Po krijohet pasiguri

Drenori kritikon Kurtin për raportet me SHBA-në dhe VV-në për Specialen: Po krijohet pasiguri

Pezullohen pesë zyrtarë policorë pas publikimit të videos ku 19-vjeçari me këmbë të thyer tërhiqej zvarrë

Pezullohen pesë zyrtarë policorë pas publikimit të videos ku 19-vjeçari me këmbë të thyer tërhiqej zvarrë

Përplasja me policinë në protestën e dhunshme, të riut i thyhet këmba

Përplasja me policinë në protestën e dhunshme, të riut i thyhet këmba

Rrahmani shënon, Napoli pëson nga Villarreali

Rrahmani shënon, Napoli pëson nga Villarreali

Berisha: Protesta e studentëve përballje epike

Berisha: Protesta e studentëve përballje epike

Arsenali triumfon thellë ndaj Lillet

Arsenali triumfon thellë ndaj Lillet

Vikingu barazon me Bayernin

Vikingu barazon me Bayernin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën