TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

A kemi krijuar një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar?

nga tëvë1
1 vit më parë
0
A A
A kemi krijuar një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar?

Shoqëritë njerëzore evoluan nga format e thjeshta, në ato komplekse gjatë mijëvjeçarëve, duke përjetuar ndryshime të ngadalta deri në shekujt e fundit, kur teknologjia përshpejtoi evolucionin tonë.

Gjatë dy shekujve të fundit, përparimet teknologjike e kanë transformuar shoqërinë me një ritëm të paparë. Adam Frank eksploron se si ky ritëm gjithnjë e më i shpejtë i evolucionit tekno-social ngre pyetje në lidhje me aftësinë e njerëzimit për t’u përshtatur.

Homo sapiens evoluoi si një specie e veçantë rreth 300,000 vjet më parë. E matur në breza (ku çdo brez zgjat 20 vjet), kjo do të thotë se janë rreth 15,000 stër-stër gjyshër që na ndajnë nga paraardhësit më të hershëm njerëzorë. E ndërsa ky është një fakt interesant në vetvete, ajo që është me të vërtetë e jashtëzakonshme është se si bota ku jetoi secili prej atyre brezave ishte jashtëzakonisht statike. Natyrisht, ka pasur fatkeqësi natyrore dhe luftëra. Megjithatë, në përgjithësi, universi “tekno-social” ku jetonte stërgjyshi juaj i 9045-të nuk ishte shumë i ndryshëm nga ai ku banonte i 9046-ti. E njëjta gjë vlen edhe për shumicën dërrmuese të brezave pas tyre.

Por kjo gjendje statike brez pas brezi nuk është aspak ajo që përjetojmë ne dhe shumica e njerëzve në planet sot. Ne jetojmë në një botë ndryshimesh të shpejta të nxitura nga teknologjia që ka prodhuar një botë tekno-sociale me kompleksitet marramendës. Është një situatë krejtësisht e ndryshme nga pothuajse çdo brez tjetër në linjën njerëzore.

A është ky një problem? A kemi krijuar një botë që është shumë komplekse dhe që ndryshon shpejt për të mirën tonë?

Një eksperiment i paprecedentë

Harku i kulturave njerëzore, në përgjithësi, ka nisur nga grupet më të vogla të gjuetarëve-mbledhësve në vendbanime më të mëdha dhe më komplekse. Historia që tregohet shpesh është ajo ku kalimi në bujqësi dhe zbutje të kafshëve rreth 9000 vjet më parë, i shtyu njerëzit të krijonin shoqëri sedentare. Këto u rritën në madhësi së bashku me rendimentet ushqimore që lejonin kultivimi dhe blegtoria. Në këtë mënyrë, fshatrat u shndërruan në qyteza, qytezat në qytete dhe qytetet në perandori. Ndërsa disa aspekte të kësaj historie – si roli i bujqësisë – tani debatohen më fort, është e qartë se shoqëritë njerëzore janë rritur në madhësi dhe në kompleksitet.

Kompleksiteti mund të matet në shumë mënyra, por një nga më të frytshmet është ta mendosh një shoqëri, si një rrjet marrëdhëniesh. Duke përdorur mjetet e shkencës së rrjeteve, është e mundur të përcaktohet ajo që quhet “topologjia” e rrjetit. Një rrjet ku çdo person ka një lidhje me të gjithë të tjerët duket shumë i ndryshëm nga ai ku çdo person njeh vetëm disa njerëz, që gjithashtu njohin disa njerëz e kështu me radhë. Dhe, për të përdorur një shembull ekstrem, të dyja këto topologji rrjetesh janë të ndryshme nga ajo ku të gjithë njohin vetëm një individ të veçantë dhe shumë qendror.

Kur ne ishim gjuetarë-mbledhës në fise të vogla, jetonim në llojin e rrjetit “të gjithë i njohin të gjithë”. Por teksa shoqëritë u bënë më të mëdha, topologjitë ndryshuan. Kishte ende rrjete sociale lokale, por këto u futën në rrjete më të mëdha marrëdhëniesh që trajtonin gjithçka, nga administrata qeveritare te tregtia (mendoni Romën Perandorake ose Dinastinë Song në Kinë). Por ndërsa këto rrjete “civilizuese” ishin më komplekse se ato që njerëzit popullonin 100,000 vjet më parë, ritmi i ndryshimit ishte ende i ngadaltë.

Rregullat e rrjetit social ndryshuan ngadalë: Shumica e brezave nuk panë ndryshime rrënjësore shoqërore gjatë jetës së tyre, përveç nëse vinte ndonjë ushtri pushtuese, e madje edhe atëherë, rregullat e rendit shoqëror (d.m.th. rrjetet sociale) mund të mos kenë ndryshuar shumë.

Evolucioni tekniko-social

Megjithatë, në botën që kemi ndërtuar gjatë shekullit të kaluar, ritmi i ndryshimeve të rëndësishme teknologjike dhe sociale ka ndodhur brenda fraksioneve të një jete të vetme njerëzore. Mendoni se sa përsëritje të telefonit keni parë. Në moshën 61-vjeçare, më kujtohet kur telefonat lidheshin me kabllo me një mur. Tani, teknologjia përparon aq shpejt sa të gjithë jemi të detyruar të blejmë një telefon të ri çdo 2-3 vjet, sepse të vjetrit thjesht nuk mund të vazhdojnë më.

Videot e spikatura

Ndërsa telefonat janë thjesht një aspekt i rrjeteve tona teknologjike, ne mund të përdorim ata, për të parë ndikimin e teknologjisë në organizimin shoqëror. Nuk ka nevojë t’ju tregoj se sa thellësisht mediat sociale dhe platformat e tjera dixhitale kanë ribërë normat sociale dhe politike. Nga aplikacionet e takimeve te përhapja e shpejtë e dezinformatave politike, pritshmëritë për mënyrën se si njerëzit mund ose duhet të sillen kanë ndryshuar, dhe më pas janë ndryshuar përsëri në një shkallë kohore që tani është më pak se sa një dekadë.

Pika thelbësore për t’u kuptuar kur merren parasysh këto ndryshime është se çdo sistem ka afate kohore të natyrshme për ndryshimin e integruar. Këto afate kohore bazohen në “ligjet” e sistemit, rregullat e tij të brendshme. Nëse sistemi është një grumbull planetësh që rrotullohen rreth një ylli, atëherë ligjet janë ato të gravitetit dhe momentit këndor. Nëse sistemi është një rrjet ushqimor në një pellg, atëherë afati kohor mund të bazohet në atë se sa kohë duhet që uji të rrjedhë nga një skaj në tjetrin. Ajo që ka rëndësi këtu është se nëse sistemi përjeton ndryshime gjatë një periudhe që është më e gjatë se, ose afërsisht sa, afati kohor i brendshëm i sistemit, atëherë ai sistem zakonisht mund të përshtatet. Ai nuk do të shpërthejë ose do të shpërbëhet në përgjigje të këtyre ndryshimeve. Por nëse ndryshimet janë vërtet të forta dhe ato ndodhin shumë shpejt në krahasim me afatet kohore të sistemit, mund të ndodhin gjëra të këqija.

Pra, cili është afati kohor i natyrshëm për rrjetet që përbëjnë botën tonë tekno-sociale njerëzore? Kjo është pyetja një milionë dollarëshe. Përgjigja naive: afërsisht një jetë njerëzore (d.m.th. një shekull apo më shumë). Pati shumë ndryshime nga viti 1820 në 1920, por shoqëria nuk u shpërbë. Kjo mund të ketë të bëjë me fleksibilitetin e njohjes njerëzore dhe natyrën e rrjeteve sociale (topologjinë e tyre) që i mbajnë shoqëritë të qëndrueshme.

Por tani kemi ndryshime të forta në afate kohore që janë më pak se një gjeneratë e vetme. A është kjo shumë e shpejtë për njohjen e shpërndarë që ndodh në rrjetet tona sociale dhe politike? A është ritmi i ndryshimit teknologjik – i shoqëruar me ndikimin që ato ndryshime kanë në organizimin shoqëror (d.m.th. rregullat e rrjetit) – tani shumë i shpejtë për t’u përthithur nga sistemet tona? Kjo është gjithashtu pyetja miliona dollarëshe.

Megjithatë, një gjë është e sigurt. Të gjithë brezat që jetojnë sot janë pjesë e një eksperimenti të gjerë e të paplanifikuar në fleksibilitetin dhe stabilitetin e rendit shoqëror njerëzor. Fati ynë si specie planetare varet nga mënyra se si do të shkojë ai eksperiment. /Bota.al

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rikthimi i pushimeve të shkurtra: Pse një fundjavë larg mund të bëjë mrekulli për mendjen tënde?

Rikthimi i pushimeve të shkurtra: Pse një fundjavë larg mund të bëjë mrekulli për mendjen tënde?

Pse pasagjerëve u kërkohet të ngrenë roletat e dritareve gjatë fluturimit

Pse pasagjerëve u kërkohet të ngrenë roletat e dritareve gjatë fluturimit

Psikologët shpjegojnë pse është e rëndësishme ta lini fëmijën tuaj të zgjedhë rrobat që vesh

Psikologët shpjegojnë pse është e rëndësishme ta lini fëmijën tuaj të zgjedhë rrobat që vesh

Arsyet më të zakonshme pse po iu bien flokët

Arsyet më të zakonshme pse po iu bien flokët

Shtatë palestinezë të tjerë vdesin nga uria në Gaza

Shtatë palestinezë të tjerë vdesin nga uria në Gaza

Osmani: Kosova më e sigurt kur Amerikën e ka përkrah

Osmani: Kosova më e sigurt kur Amerikën e ka përkrah

Baker pritet me nderime shtetërore nga Maqedonci

Baker pritet me nderime shtetërore nga Maqedonci

Deputeti Adem Hoxha, bashkëshortja dhe vajza e mitur sulmohen fizikisht në Dragash

Deputeti Adem Hoxha, bashkëshortja dhe vajza e mitur sulmohen fizikisht në Dragash

Osmani pret në Presidencë David Baker

Osmani pret në Presidencë David Baker

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Sulmohen dy policë në Viti, reagon sindikata

Në Prishtinë do të mbahet marsh paqësor në mbështetje për Gazën

Në Prishtinë do të mbahet marsh paqësor në mbështetje për Gazën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X