TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

A ka ndryshuar Vetëvendosje strategji? Maliqi: VV ka nuhatur se po humb disa votues

Lëvizja Vetëvendosje duket se po përdor një qasje më të moderuar. Njohësit e çështjeve politike thonë se kjo strategji ndërlidhet me humbjen e votuesve që nuk e pëlqejnë polarizimin ekstrem.

by Shpat Blakcori
10 muaj ago
1 0
A A

Lëvizja Vetëvendosje duket se ka ndryshuar strategji në këtë fushatë zgjedhore.

Kësaj radhe, eksponentët kryesorë të partisë kanë zgjedhur një ton më të butë ndaj rivalëve politikë në paraqitjet e tyre publike.

Po ashtu, anëtarët e partisë më të madhe në vend nuk po i bojkotojnë më paraqitjet në disa media, siç ka ndodhur në të kaluarën.

Analisti politik, Agon Maliqi, thotë se kjo strategji është përdorur edhe më herët nga Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas tij, partia ka kuptuar se po humb një pjesë të votuesve që nuk e mbështesin polarizimin ekstrem.

“Përdorimin e kësaj strategjie e kemi parë edhe më herët. Vetëvendosje, nga një parti e njohur për gazin lotsjellës në Kuvend dhe protestat e dhunshme, filloi procesin e moderimit në vitin 2019, të cilin e thelloi edhe më tej në vitin 2021. Prandaj, mendoj se VV ka nuhatur, qoftë nga sondazhet apo nga hulumtimet e tjera, se po humb disa votues që nuk e dëshirojnë atë polarizim ekstrem”, ka thënë Maliqi.

Ndërkaq, njohësi i zhvillimeve politike, Artan Muhaxhiri, nuk sheh ndryshim thelbësor të metodave të Lëvizjes Vetëvendosje, por thekson se individë të caktuar brenda partisë përcjellin mesazhe të ndryshme për publikun.

“Vetëvendosje tashmë ka një strategji multidimensionale të mirënjohur. Brenda partisë, njerëz të ndryshëm përcjellin mesazhe të ndryshme për kategori të caktuara të elektoratit. Disa flasin në mënyrë më populiste dhe më agresive, ndërsa të tjerë në mënyrë më të matur dhe më të kulturuar, duke iu drejtuar në mënyrë specifike publikut. Në thelb, synimi është që të fitohen sa më shumë vota nga të gjitha anët”, është shprehur Muhaxheri.

Së fundmi, numri dy i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka shprehur qëndrime më të moderuara, në dallim nga disa bashkëpartiakë të tij, të cilët kanë përdorur gjuhë më të ashpër ndaj medieve dhe kundërshtarëve politikë.

Kujtojmë që pas fitores në zgjedhjet e 9 shkurtit, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i kishte quajtur hajvanë liderët partive opozitare.

ShareTweet

Postime të ngjashme

IPK nis hetimet për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt nga Policia

Një muaj paraburgim për ish-bashkëshortin e Arlinda Zekajt

Haxhiu takohet me Mickoskin, diskutojnë projektet infrastrukturore mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Haxhiu takohet me Mickoskin, diskutojnë projektet infrastrukturore mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

EULEX-i mohon se ka marrë kërkesë për mbështetje nga Prokuroria e Beogradit për sulmin në Banjska

EULEX dënon vrasjen e Arlinda Zekajt: Femicidi është shkelje e rëndë e të drejtave të grave

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj dy personave për trafikim me të mitura

​U kapën me mbi një kilogram marihuanë në Bibaj, prokuroria kërkon paraburgim për dy të dyshuar në Ferizaj

Granit Xhaka rikthehet në Përfaqësuesen e Zvicrës

Ylli shqiptar merr vlerësime maksimale në Turqi pas tri asisteve në një ndeshje

Ylli shqiptar merr vlerësime maksimale në Turqi pas tri asisteve në një ndeshje

Në ditën e 15-të të protestës në Tiranë, studentët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Në ditën e 15-të të protestës në Tiranë, studentët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën