TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

A ka filluar largimi i mbeturinave në kryeqytet?

Në Komunën e Prishtinës ka filluar që të largohen mbeturinat pasi që ndërmarrja Pastrimi kishte ndaluar operimin në grumbullimin e tyre. Drejtori i Shërbimeve Publike, i ftuar në tëvë1 theksoi se nuk bëhet fjalë për borxh nga Komuna ndaj tyre, por vetëm sabotazh.

by Lindrit Zejnullahu
12 muaj ago
1 0
A A

Për shkak të ndërprerjes së grumbullimit të tyre nga kompania rajonale e mbeturinave “Pastrimi”, në gjithë qytetin e Prishtinës u panë grumbuj mbeturinash.

E kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ne mbrëmjen e 13 majit, njoftoi se kanë gjetur rrugë alternative në mënyrë që të evitohet kaosi me mbeturina i krijuar në qytet.

Edhe të premten në lagjen “Aktash” u pa se janë ndërmarrë hapa nga niveli lokal për pastrimin e pikave të mbeturinave.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci, në emisionin “Mesditë” në tëvë1, e quajti gënjeshtër deklarimin e kësaj kompanie për borxh nga Komuna.

“Jap përgjegjësi morale por edhe juridike për çdo pohim që mund të jetë i saktë që Komuna e Prishtinës nuk e ka as edhe një euro të vetme borxh ndaj Kompanisë ‘Pastrimi’… Natyrisht që pretendimet janë të pabaza, thënë shkurt e shqip është një gënjeshtër mbi të cilën është treguar një tregim për t’a justifikuar shantazhin që po i bëhet Komunës së Prishtinës dhe jo për të parën herë nga kompania “Pastrimi”, ka thënë ai.

Ai sërish hodhi akuza ndaj menaxhmentit të kësaj ndërmarrje se për shkak të inateve politike, po sabotojnë punën.

“Kjo gjendje së pari do duhej të trokiste në ndërgjegjen e çdo asambliti të Asamblesë Komunale të cilët vitin e kaluar bënë plotësim ndryshimin e Rregullores dhe vetëm ndërmarrjen Pastrimi e bënë përgjegjëse për krejt menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet. Përkundër faktit që ne çdo herë u kemi thënë se është tepër e rrezikshme të bëhet një monopolizim i tillë sepse nëse një ditë ndërmarrja Pastrimi nuk do të jetë në gjendje të ofrojë shërbimin e duhur ndaj qytetarëve atëherë do të kemi një kolaps të cilin e kemi”, u shpreh ai.

Kompania pastrimi ka qene e kontaktuar nga ekipi i televizionit, por qe nuk kane marre pjese ne diskutimin per kete ceshtje ne emisionin mesdita ne teve1.

Sindikata e punëtorëve të kësaj ndërmarrje, kanë njoftuar se do të organizojnë protestë më 19 maj para objektit të Komunës së Prishtinës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rriten për 20 për qind ankesat ndaj zyrtarëve policorë

Përleshje mes dy vëllezërve në Mitrovicë për shkak të pronës, arrestohen

Zhduket një person në Gjakovë, gruaja e tij lajmëron rastin në Polici

170 zyrtarë policorë dhanë dorëheqje nga janari i vitit 2024, dukuria vlerësohet shqetësuese

Tre të arrestuar pas pengimit të policëve në kryerje të detyrës në Gjakovë

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

MINT publikon çmimet e reja të derivateve

Rriten për 20 për qind ankesat ndaj zyrtarëve policorë

Përleshje mes dy vëllezërve në Mitrovicë për shkak të pronës, arrestohen

Zhduket një person në Gjakovë, gruaja e tij lajmëron rastin në Polici

170 zyrtarë policorë dhanë dorëheqje nga janari i vitit 2024, dukuria vlerësohet shqetësuese

Tre të arrestuar pas pengimit të policëve në kryerje të detyrës në Gjakovë

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

MINT publikon çmimet e reja të derivateve

Sot shënohet Dita Botërore e Zogjve Shtegtarë

Sot shënohet Dita Botërore e Zogjve Shtegtarë

VV thyen rekordin e 2021-tës, arrin afër 450 mijë vota

Sot përfundon afati për subjektet e reja politike për aplikim në zgjedhjet e 7 qershorit

LDK-ja refuzon LVV-në, Abdixhiku thotë se nuk e shkelin fjalën e dhënë

Abdixhiku dhe Osmani sot mbajnë “Tubimin e Bashkimit”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën