TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

A janë të regjistruara në AKK tri komunat veriore?

by Lindrit Zejnullahu
2 vjet ago
0
A A
A janë të regjistruara në AKK tri komunat veriore?

Përplasja fizike mes kryetarit Lladrovci e Rahimaj dje në mbledhjen e bordit të AKK-së u tha se u bë pasi LVV kërkuan regjistrimin e tri komuave veriore sepse ato nuk figurojnë në raportin e anëtarësisë. Mirëpo kjo u mohua nga kryetarët e komunave veriore dhe AKK ku kjo e fundit publikoi edhe disa fatura.

Kundërshtimi eskaloi deri në përleshje fizike.

Po mbahej mbledhja e Bordit të Asociacionit të Komunave.

Kryetarët që vijnë nga Lëvizja Vetëvendosje penguan punimet e kësaj mbledhje të enjten për disa kërkesa.

Një ndër to ishte regjistrimi i tri komunave veriore, pasi sipas tyre kjo ende nuk është bërë.

“Kërkesën që e kemi bërë të radhës që në shtator të vitit të kaluar për anëtarësimin e tre komunave të veriut të bëhet pjesë e rendit të ditës dhe kjo të miratohet. Po ashtu plotësimin e bordit të Asociacionit me një anëtar në këtë rast nga Lëvizja Vetëvendosje”, ka thënë kryetari i Shtimës, Qemajl Aliu.

“Për hir të informimit të drejtë të qytetarëve, si Kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, njoftoj se katër komunat veriore janë pjesë e Asociacionit të Komunave të Kosovës, tre prej tyre janë pjesë qysh më herët e së fundmi, pjesë e saj është edhe Komuna e Mitrovicës së Veriut, ku paguajnë gjithashtu anëtarësinë në AKK, andaj çdo përpjekje për ta mohuar e shtrembëruar këtë fakt, paraqet propagandë, shpifje të ulët, që nuk i kontribuon asgjë interesit të qytetarëve.”, ka thënë Aliu.

Po ashtu, Aliu publikoi edhe disa fatura ku shihen se tashmë komunat veriore po i paguajnë në mënyrë të rregullt pagesat për anëtarësi.

Derisa edhe kryetari i Zveçanit për tëvë1 ka treguar se janë të anëtarësuar që nga shtatori i vitit të kaluar.

“Të gjithë e dijmë se unë vazhdimisht kam marrë pjesë si kryetar komune. Çdo takim që kemi pasë dhe çdo thirrje e cila është bërë nga Komunat e Republikës së Kosovës vazhdimisht kanë marrë pjesë edhe drejtorët edhe zyrtarët komunalë të kësaj Komune.” ka thënë Ilir Peci.

Këtë e konfirmoi edhe i pari i Zubin Pokut ku tha se kjo komunë ka qenë pjesë e AKK-së edhe para se ai të zgjidhej kryetar.

“Edhe për takimin e djeshëm dhe të gjitha takimet tjera jam i ftuar. Dje për fat të keq nuk munda të marr pjesë meqenëse e kishim një agjendë në Komunë ku u hapën zyrat e punësimit dhe patëm delegacion të Agjencisë së Punësimit të Kosovës dhe natyrisht prej drejtorit regjional ishim në vizitë për shkak se i hapëm disa zyre të punësimit në Komunë”, tha Izmir Zeqiri.

Nga Asociacioni i Komunave të Kosovës kanë thënë për tëvë1 se shumë shpejt do të dalin me dokumente dhe fakte kundër deklaratave të LVV-së.

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Sot rivarroset dëshmori Hajdar Pepaj

​Sot rivarroset dëshmori Hajdar Pepaj

Një shtëpi në Prishtinë cak i hajnave, dëmi me qindra euro

Grabitës të maskuar sulmojnë një pikë karburanti në Prishtinë, marrin mbi 2 mijë euro

Kapen mbi katër kilogramë drogë në ish-objektin e Kombinatit Trepça

Sekuestrohen afro 18 kilogramë marihuanë në Kaçanik, arrestohen dy persona

18 vrasje brenda një viti në Kosovë, ekspertët alarmojnë për krimin e organizuar dhe armët ilegale

Policia nis hetimet pas vdekjes së një gruaje në Malishevë

​Sot rivarroset dëshmori Hajdar Pepaj

​Sot rivarroset dëshmori Hajdar Pepaj

Një shtëpi në Prishtinë cak i hajnave, dëmi me qindra euro

Grabitës të maskuar sulmojnë një pikë karburanti në Prishtinë, marrin mbi 2 mijë euro

Kapen mbi katër kilogramë drogë në ish-objektin e Kombinatit Trepça

Sekuestrohen afro 18 kilogramë marihuanë në Kaçanik, arrestohen dy persona

18 vrasje brenda një viti në Kosovë, ekspertët alarmojnë për krimin e organizuar dhe armët ilegale

Policia nis hetimet pas vdekjes së një gruaje në Malishevë

Rriten për 20 për qind ankesat ndaj zyrtarëve policorë

Përleshje në Pejë, arrestohen katër persona

Detaje nga vrasja e rëndë në tentativë, 11-vjeçari në Gjilan dyshohet se goditi babanë me sëpatë

Ndërron jetë fëmija që u lëndua pasi u rrëzua nga trotineti elektrik

27 vjet nga demilitarizimi i UÇK-së, një moment kyç në historinë e Kosovës

27 vjet nga demilitarizimi i UÇK-së, një moment kyç në historinë e Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën