TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

A ishte në UÇK Lulzim Halili i arrestuar nga Serbia – flasin fqinjët e tij

Organizata e Veteranëve të Luftës ka thënë që Lulzim Halili i cili u arrestua nga Serbia nën pretendimet për krime ndaj popullsisë serbe, nuk ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

by Venhar Isufi
11 muaj ago
1 0
A A

Organizata e Veteranëve të Luftës ka thënë që Lulzim Halili i cili u arrestua nga Serbia nën pretendimet për krime ndaj popullsisë serbe, nuk ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lagjja është e qetë, e lëvizjet e banorëve janë të pakta.

Në këtë vend është edhe shtëpia e Lulzim Halilit i cili një ditë më parë u arrestua nga autoritetet serbe, i cili sipas medieve serbe, po akuzohet për krime lufte kundër njerëzimit.

Por i njëjti ka rreth dhjetë vite që nuk banon këtu.

Banorët e lagjes disa nuk e njohin Lulzim Halilin, disa të tjerë thonë se i njëjti është nga kjo lagje por nuk kanë informacione nëse ai ka qenë pjesëtarë i UÇK-së.
“E vërtetë është po na burgosin qytetarët tanë, vëllezërit tanë në anën e Serbisë pa pike fije. Pa pikë faji. Ne kemi që nuk kanë marrë pjesë në ato sene dhe i fajësojnë. Po u marrin pa asnjë të drejtë. Ai është i Kapeshnicës së Pejës, e njohim atë njeri është i respektueshëm, fati i tij e kanë marrë mund të bëjnë çfarë të donë, kërkojmë nga udhëheqësia jonë me ndikua më tepër”, thotë një qytetar.

“Djemtë e ri po kalben në burgjet e Serbisë, edhe populli ynë duhet me mendua pak. Ata po hakmerren populli ynë nuk po kupton, mua me m’dhënë pare nuk hy në Serbi” thotë një tjetër qytetar.

Banorët shtuan se duhet të dëgjohen thirrjet e institucioneve që të mos kalohet nga territori i Serbisë.

“Popullata nuk po dëgjojnë, udhëheqësia me në krye Albin Kurti, thotë mos kaloni andej i keni rrugët tjera, aty kemi edhe ne fajin”

Serbia pretendon që Lulzim Halili ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ka vepruar në rajonet e Prishtinës, Pejës dhe Gjakovë.

Po ashtu pretendohet se ai ka marrë pjesë në një sulm ndaj një posti ushtarak jugosllav në Koshare.

Por nga Organizata e Veteranëve të Luftës thonë së Lulzim Halili nuk është veteran i UÇK-së.

Sipas Gazmend Sylës nënkryetar i OVL-UÇK në Pejë, Halili tash e shumë kohë nuk banon në Kosovë.

Televizioni ka tentuar të kontaktoj edhe me Jetish Jasharin nga Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi, por i njëjti nuk ka dhënë informacione.

Radio Televizioni i Serbisë ka raportuar që Halilit tashmë i është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh.

Sipas raportimeve në mediat serbe, Halili pritet të dërgohet në prokurorinë përkatëse për t’u përballur me kallëzim penal.

Serbia edhe në të kaluarën ka arrestuar disa qytetarë të Kosovës, me pretendimin se kanë kryer krime lufte.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haziri për zgjedhjet e reja: Sonte 50/50 – nëse LVV përsërit skenarin e 28 dhjetorit, bëhen të pashmangshme

Haziri për zgjedhjet e reja: Sonte 50/50 – nëse LVV përsërit skenarin e 28 dhjetorit, bëhen të pashmangshme

Haziri: Implementimi i zgjedhjeve kërkon marrëveshje gjithëpërfshirëse

Haziri: Implementimi i zgjedhjeve kërkon marrëveshje gjithëpërfshirëse

Hazriri për kërkesën për dorëheqjen e Abdixhikut: S’na ka zënë në befasi, është kërkesë politike

Hazriri për kërkesën për dorëheqjen e Abdixhikut: S’na ka zënë në befasi, është kërkesë politike

LDK publikon letrën e Abdixhikut për Kurtin

Abdixhiku reagon pasi ju kërkuar dorëheqja: Kërkesa të koordinuara nga kryetarët e degëve

Anglia barazon me Ganën

Portugalia fiton bindshëm ndaj Uzbekistanin

Portugalia fiton bindshëm ndaj Uzbekistanin

LDK publikon letrën e Abdixhikut për Kurtin

Abdixhiku reagon pasi ju kërkuar dorëheqja: Kërkesa të koordinuara nga kryetarët e degëve

Degët e LDK-së në Pejë dhe Lipjan kërkojnë dorëheqjen e Abdixhikut

Degët e LDK-së në Pejë dhe Lipjan kërkojnë dorëheqjen e Abdixhikut

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën