TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

A i ka LVV votat për Konjufcën? Kusari-Lila: Jemi përpjekur t’i sigurojmë

by Tëvë1
11 muaj ago
3
A A
A i ka LVV votat për Konjufcën? Kusari-Lila: Jemi përpjekur t’i sigurojmë

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, ka folur për rëndësinë e dy seancave të së nesërmes në Kuvend, të planifikuara për ora 11:00 dhe 14:00.

Sipas saj, seanca e parë e ditës pritet të fokusohet në miratimin e marrëveshjeve të lidhura me buxhetin, ndërsa ajo e pasdites do t’i dedikohet votimit të mandatarit për kryeministër, Glauk Konjufca.

Kusari-Lila ka sqaruar se ky renditje e seancave nuk është rastësor, por i përcaktuar nga dinamika kushtetuese dhe procedurat që lidhen me votimin e qeverisë së re.

“Për arsye se në afatin kushtetues kemi arritur në ditët e fundit. Në rast se nuk ka sukses votimi i qeverisë me mandatarin Glauk Konjufca, atëherë automatikisht, siç e dini, Kuvendi shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje. Ky proces merr 30 deri në 40 ditë për mbajtjen e zgjedhjeve, dhe më pas ballafaqohemi me verifikimin e kandidatëve dhe kontesteve zgjedhore që mund të paraqiten”, ka deklaruar Kusari-Lila.

E pyetur nëse shumica i ka votat për ta zgjedhur Glauk Konjufcën si kryeministër, Kusari-Lila ka thënë se janë bërë përpjekje intensive për të siguruar mbështetjen e nevojshme.

“Po, unë besoj se ne jemi përpjekur të sigurojmë votat. Kemi punuar që disa marrëveshje dhe procese të miratohen paraprakisht, në mënyrë që në rast të mungesës së suksesit në votimin e qeverisë Konjufca, të paktën të kemi garancë për miratimin e marrëveshjeve të rëndësishme, të cilat lidhen edhe me fonde që mund të humbin. Mbetet të shihet nesër. E di që si kryeministri Kurti ashtu edhe Konjufca janë kujdesur që kësaj radhe të kemi sukses”, ka thënë ajo.

Kusari-Lila ka paralajmëruar se ekziston rreziku real që seanca e paradites të mos mbahet, për shkak të qëndrimit të opozitës.

“Fatkeqësisht, siç po shihet, seanca e orës 11:00 nuk do të mbahet për shkak të qëndrimit të opozitës. Por ata kanë ende disa orë kohë për të reflektuar”, ka theksuar ajo.

Këto zhvillime vijnë në një moment kritik për skenën politike në vend, ndërsa e nesërmja pritet të jetë vendimtare për të ardhmen institucionale dhe buxhetore të Kosovës.

Tags: KonjufcaMimoza KusarisencatTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Shkodra: Lista Studentore mund të ndryshojë metodat, por Serbia nuk ka hequr dorë nga synimet ndaj Kosovës

Shkodra: Lista Studentore mund të ndryshojë metodat, por Serbia nuk ka hequr dorë nga synimet ndaj Kosovës

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Aksident në Gjakovë, pesë të lënduar – Një grua dhe një fëmijë në gjendje më të rëndë

Arifi: Nuk është fitore historike për Luginasit të zgjedhin dy deputetë, kjo ka ndodhur edhe më parë

Arifi: Nuk është fitore historike për Luginasit të zgjedhin dy deputetë, kjo ka ndodhur edhe më parë

Arrestohet tre persona në Mitrovicë për shitblerje të paligjshme të pronave

Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me urdhër arrest ndërkombëtar

Roma i kthehet fitoreve, fiton ndaj Cagliarit

Roma i kthehet fitoreve, fiton ndaj Cagliarit

Arrestohet tre persona në Mitrovicë për shitblerje të paligjshme të pronave

Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me urdhër arrest ndërkombëtar

Kosovari Ibrahimoviç shënon supergol në Gjermani

Kosovari Ibrahimoviç shënon supergol në Gjermani

Memeti: Mund të jemi pjesë e qeverisë së re në Serbi, nëse plotësohen kërkesat tona

Memeti: Mund të jemi pjesë e qeverisë së re në Serbi, nëse plotësohen kërkesat tona

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën