TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

A është afër kryerjes së mandatit Gjykata Speciale?

Si viti më i rëndësishëm në Gjykatë Speciale po vlerësohet 2025, pasi gjatë këtij viti u dëgjuan dëshmitarët e mbrojtjes në rastin e katërshes së UÇK-së, e të cilët shihen si dëshmitarët vendimtarë. Kur ky gjyq është afër përfundimit, vlerësohet se edhe mandati i Gjykatës Speciale po i vie fundi.

by Florijeta Dernjani
42 minuta ago
2 0
A A

“Mendoj se ishte pretendim qesharak që në një fushatë ajrore bombardimesh hiqeshin organet e njerëzve dhe shiteshin. S’ka kuptim. S’kishte kuptim kjo gjë. Ishte thjesht dezinformim”, deklaroi ish-komandanti i NATO-s, Welsey Clark.

“Unë nuk kam parë asgjë në Kosovë që i përngjante Shtabit të Përgjithshëm”, deklaroi dëshmitari James Rubin.

“Ne, kemi arritur në përfundimin se bëhej fjalë për një pretendim bosh se Thaçi ishte udhëheqës i UÇK-së”, tha ish-zëvendës përfaqësuesi i OSB-së në Kosovës, James Peter Covey.

“Fuqinë reale në strukturën e UÇK-së e kishin komandantët rajonal dhe kjo na u konfirmua kur u takuam me gjeneralin Agim Çeku në fillim të negocimit e marrëveshjes”, deklaroi diplomati britanik, John Duncan.

“Ata nuk janë terroristë, pavarësisht se kur shkova të takoja gjeneralët serbë ata më thanë që ata janë terroristë. Janë njerëz që luftonin kundër një regjimi të padrejtë, të jashtëligjshëm, që meritonte të largohej dhe të zëvendësohej. Këtu kemi persona që luftuan për lirinë e tyre”, deklaroi Clark.

Me ish komandantin e NATO-s, Wesly Clark, iu vu kapaku dëshmitarëve në Hagë.

Në gjykimin për krime lufte ndaj katërshes së UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, këtë vit u dëgjuan tre palë të dëshmitarëve.

Mes dëshmitarëve të prokurorisë, dëshmitarëve të mbrojtjes së viktimave dhe dëshmitarëve të mbrojtjes, këta të fundit vlerësohen si më vendimtarët.

“Kemi parë, në bindjen time, dy anë të medaljes. Fillimisht ka vazhdu paraqitja e dëshmitarëve të ftuar nga ana e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, që në masë të konsiderueshme ajo është paraqit me mungesë të theksuar të transparencës, gjë që ka rezultuar me cenimin e njërit prej parimeve të rëndësishme, siç është parimi i publicitetit. Kurse, nga mesi i shtatorit e këtej, kemi parë dëshmitarë të paktë në numër, por jashtëzakonisht kredibil dhe të besueshëm, dhe mbi të gjitha relevant si dëshmitarë okularë”, deklaroi avokati Ardian Bajraktari.

Por, jo e lehtë paraqitja e çështjes ishte nga ana e mbrojtjes.

Si çështje është ngritur mosaplikimi i barazisë mes palëve në procedurë.

“Pala mbrojtëse në jo pak raste është shoqëruar me mungesë të theksuar të kohës së nevojshme dhe të domosdoshme, përmes së cilës do të paraqiten versione apo alternativa në raport me kundërargumentimit. Mirëpo, edhe përkundër kësaj deri në këtë stad të procesit, kam përshtypjen se pala mbrojtëse mjaftueshëm dhe suksesshëm ka arritë me i kundërargumentu gjitha tezave të prokurorisë, me theks të veçantë me atë që njihet si ndërmarrje e përbashkët kriminale”, deklaroi ai.

Pikërisht për padrejtësitë e Speciales, u mbajtën disa protesta. Nga Prishtina, në Hagë, Tiranë, Strasburg, e në Shkup.

Paknaqësi për punën e Gjykatës Speciale, pati edhe vet i akuzuari kryesor, Hashim Thaçi.

Asnjëri prej katërshes së UÇK-së, as gjatë vitit 2025 nuk arriti ta ndryshojë masën e sigurisë.

“Kushtet dhe arsyet sigurisht që më mirë i vlerëson Gjykata, duke pas parasysh që trupi gjykues ka qasje në informacionet dhe në gjitha provat që i posedon prokuroria. Por është fakt po ashtu se dëshmitarët e prokurorisë tanimë kanë përfunduar dhe mbrojtja nuk mund të ndikojë në këta dëshmitarë, për arsye se dëshmia e tyre tani është e sigurt dhe është në vlerësim nga trupi gjykues lidhur me marrjen e vendimit meritor”, tha Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare.

Mirëpo, pati prej tyre që erdhën në Kosovë përkohësisht, për vizita familjare.

Dy herë gjatë këtij viti në Kosovë erdhi Hashim Thaçi.

Së pari për ta parë në spital babain e tij të sëmurë. Vetëm pak ditë pas kësaj vizite, babai i Thaçit ndërroi jetë.

Atij nuk iu mundësua të vinte në varrimin e babait, Haxhi Thaçi, por u lejua për një vizitë tek varri i tij, pasi kishte përfunduar ceremonia e të pames.

E kur gjyqi i Thaçit për krime lufte, që është edhe gjyqi më i madh i zhvilluar në Gjykatë Speciale, është gati të mbyllet, afër përmbylljes së mandatit vlerësohet se është edhe Gjykata Speciale.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një fshat që u jep fëmijëve të ardhme – SOS Fshati, shpresë e fëmijëve pa përkujdesje prindërore

Një fshat që u jep fëmijëve të ardhme – SOS Fshati, shpresë e fëmijëve pa përkujdesje prindërore

Votat nga diaspora, Vetëvendosje kryeson bindshëm

Votat nga diaspora, Vetëvendosje kryeson bindshëm

Protestat në Serbi – Një vit me shumë probleme për presidentin Vuçiq

Protestat në Serbi – Një vit me shumë probleme për presidentin Vuçiq

Numërimi i votave nga diaspora pritet të kryhet në fundjavë

Numërimi i votave nga diaspora pritet të kryhet në fundjavë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën