TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

A e ka fuqinë Dodik për ta ndarë Bosnjën?

Presidenti i Republikës Serbë në Bosnjë dhe Hercegovinë, Milorad Dodik, disa herë ka përsëritur idenë për shkëputjen e Republikës Serbe nga ky shtet. Por, redaktori dhe gazetari i gazetës “Trafika” Danko Radaljac, thotë se Dodik nuk e ka fuqinë as politike e as ushtarake, për ta bërë këtë. Ndonëse e pranon se një krizë në këtë shtet, do ta kishte ndikim në gjithë Evropën.

by Fidan Zejnullahu
3 vjet ago
0
A A
A e ka fuqinë Dodik për ta ndarë Bosnjën?

Me 9 janar, serbët e Bosnjë Hercegovinës u mblodhën në Banja Luka.

E këtu, Milorad Dodik, përseriti edhe një herë, se Republika Serbe, mund të shkëputet nga ky shtet.

Por, kjo që e deklaroi Dodik të martën, po shihet si vështirë e realizueshme.

Redaktori kroat i gazetës “Trafika”, Danko Radaljac, thotë se Dodik nuk e ka fuqinë për ta shkëputur Republikën Serbe nga Bosnja dhe Hercegovina.

“Nuk ka ndonjë mënyrë magjike se si të ndalet Milorad Dodik për t’i thënë ato që po i thotë. Shumë më e rëndësishme është që politikat evropiane t’i tregojnë Dodikut dhe partnerëve të tij që idetë e tyre nuk janë operative dhe që Republika Serbe nuk mund të bëhet e pavarur pa pasoja të mëdha. Milorad Dodik po vazhdon me idenë e tij që Republika Serbe të bëhet e pavarur nga Bosnja dhe Hercegovina, pra këtu nuk ka gjë të re në ato që i tha së fundmi. Por, e vërteta është se në këto momente ai nuk e ka fuqinë as politike e as ushtarake për ta realizuar këtë, ka thënë ai, për Tëvë1.

Tutje, gazetari kroat, thotë se Dodik dhe Vuçiq, kanë ide të përbashkëta.

“Ka një marrëdhënie të ngushtë në mes të Z. Vuçiq dhe Z. Dodik, kjo tashmë është e qartë, e kemi parë edhe para disa jave gjatë zgjedhjeve në Serbi, kur serbët nga Bosnja dhe Hercegovina ndihmuan Vuçiqin t’i fitonte zgjedhjet. Nuk e di nësë kanë një aleancë mes vete, por duket se kanë të njëjtat ide, pra, ideja e Serbisë së Madhe është shumë aktuale në krahun e djathtë në Serbi”, ka thënë gazetari kroat.

Radaljac thotë se është e qartë se Marrëveshja e Dejtonit nuk është zgjidhja finale për Bosnje dhe Hercegovinën.

Ndërsa shton se një krizë e re në këtë shtet, do të ishte e mirëseardhur edhe për presidentin rus, Vladimir Putin.

“Kriza në Bosnjë dhe Hercegovinë do të ketë ndikimin, jo vetëm në Kosovë apo Kroaci e Mal të Zi, por do të ndikojë në gjithë Evropën, mbase edhe në gjithë botën. Mos ta harrojmë një gjë, kriza në Bosnje dhe Hercegovinë, do të ishte e mirëseardhur për një tjetër diktator, e që është Vladimir Putin dhe situata në Ukrainë për të do të bëhej më e lehtë nga një krizë tjetër në Evropë. Por, gjëja më e rëndësishme tani këtu në Bosnjë janë zgjedhjet në SHBA, nëse Donald Trump do t’i fitonte zgjedhjet e ardhshme”, tha ai.

Ndryshe, pas deklaratave të fundit të Dodik, dy avionë luftarakë amerikanë, F-16, fluturuan mbi qiellin e këtij vendi më 8 janar.

Tags: Dodikndarja e Bosnjes
ShareTweet

Postime të ngjashme

Rrokulliset vetura në magjistralen Pejë -Prishtinë

Një i vdekur e tre të lënduar në një vetaksident në rrugën nacionale Pejë–Prishtinë

​Aksion për lirimin e pronave të Ibër Lepncit përreth Ujmanit

​Aksion për lirimin e pronave të Ibër Lepncit përreth Ujmanit

Vrasja në Aktash, Endrit Llapashtica dhe Dardan Marevci do të gjykohen në mungesë

Vrasja në Aktash, Endrit Llapashtica dhe Dardan Marevci do të gjykohen në mungesë

Nga Qendra e Mbajtjes u dërgua për trajtim mjekësor, më pas u arratis

Nga Qendra e Mbajtjes u dërgua për trajtim mjekësor, më pas u arratis

Rrokulliset vetura në magjistralen Pejë -Prishtinë

Një i vdekur e tre të lënduar në një vetaksident në rrugën nacionale Pejë–Prishtinë

​Aksion për lirimin e pronave të Ibër Lepncit përreth Ujmanit

​Aksion për lirimin e pronave të Ibër Lepncit përreth Ujmanit

Vrasja në Aktash, Endrit Llapashtica dhe Dardan Marevci do të gjykohen në mungesë

Vrasja në Aktash, Endrit Llapashtica dhe Dardan Marevci do të gjykohen në mungesë

Nga Qendra e Mbajtjes u dërgua për trajtim mjekësor, më pas u arratis

Nga Qendra e Mbajtjes u dërgua për trajtim mjekësor, më pas u arratis

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Policia po heton dy raste të vdekjes së grave në Prishtinë dhe Prizren

Vazhdon ngritja e çmimit të derivateve, nafta sot për 2 centë më shtrenjtë

Banorët e Sferkës dhe fshatrave përreth kërkojnë ndërhyrje në deponinë e mbeturinave

Një person u trajtua në Spitalin e Pejës, pasi dyshohet për helmim nga deponia në Sferkë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën