TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

A do të rriten çmimet nga ndalimi i mallrave serbe?

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Paralajmërohet mundësia e vendosjes së çmimit tavan në produktet bazë

Autoritetet përgjegjëse në Kosovë zotohen se do t’i rrisin angazhimet në monitorimin e tregut, në mënyrë që të parandalohet rritja eventuale e çmimeve, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndalimin e hyrjes së mallrave serbe në vend.

Ky vendim u mor më 15 qershor, pas arrestimit të tre policëve kosovarë nga forcat serbe.

Kryeministri Albin Kurti e cilësoi ndalesën si masë të sigurisë, dhe jo ekonomike apo tregtare.

Për arsye të ndryshme, Kosova, edhe në të kaluarën, ka marrë masa kufizuese kundër prodhimeve serbe – të cilat janë ndër më të pranishmet në tregun vendor – gjë që ka rezultuar pastaj me rritje çmimesh.

E pyetur nga REL-i se çfarë masash do të ndërmarrë për parandalimin e rritjes eventuale të çmimeve, Ministria e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë thotë:

“Kur ka çështje apo dukuri që kërkojnë fokus dhe angazhim më të madh, rritet numri i inspektimeve, punojmë me orar të zgjatur dhe jemi të angazhuar edhe gjatë ditëve të fundjavës”.

“Inspektorati i Tregut do ta monitorojë tregun dhe në rast se konstatohet çfarëdo shkeljeje e dispozitave ligjore në fuqi, do të ndërmerren masa ndëshkuese”, thotë deklarata, pa specifikuar më shumë.

Në bazë të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës, në rast se gjendet ndonjë parregullsi gjatë monitorimit, gjobat sillen nga 1.000 deri në 4.000 euro.

Nga Autoriteti i Konkurrencës së Republikës së Kosovës pohojnë po ashtu për REL-in se, pas rrethanave të krijuara, “do të fokusohen te kontrollet e çmimeve të produkteve bazë – miellit, grurit, vajit, sheqerit, qumështit”.

Serbia është ndër vendet me praninë më të madhe të produkteve, qoftë ushqimore apo edhe të tjera, në Kosovë.

Brenda një dite, ky shtet eksporton mallra në Kosovë në vlerë prej një milion eurosh.

Me rritje të çmimeve të produkteve dhe shërbimeve, Kosova është përballur që nga fundi i vitit 2021, kryesisht për shkak të çrregullimeve në furnizime që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit. Hov, pastaj, u ka dhënë edhe pushtimi rus i Ukrainës, i cili ka nisur në fund të shkurtit, 2022.

Situata mund të ndryshojë në afat të gjatë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, beson se në një periudhë afatshkurtër, bizneset nuk do t’i lëvizin çmimet e produkteve.

“…mirëpo, nëse bizneset detyrohen që lëndën e parë, që e kanë blerë në rajon, në këtë rast në Serbi, ta sjellin nga Kina apo nga ndonjë vend i largët, kjo do ta rrisë koston e lëndës së parë dhe do të ndikojë në çmime. Jo me vullnetin apo dëshirën e prodhuesit dhe të importueseve tanë, sepse edhe këta kur ta prodhojnë produktin final dhe kur ta shesin në tregun evropian, do të jenë më të shtrenjtë”, thotë Rafuna.

Ngjashëm shprehet edhe Arben Tërshnjaku, menaxher në kompaninë “Liri” në Prizren, e cila merret me prodhimin e produkteve të ndryshme ushqimore.

“Çmimet e produkteve nuk rriten vetëm me një lëvizje. Fabrika ‘Liri’ ngrit çmimet vetëm në rastet kur ka lëvizje të kostove. Ne nuk kemi lëndë të parë që e marrim nga Serbia”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Kompania “Pestova” në Vushtrri merret me përpunimin dhe prodhimin e patates. Pronari i saj, Bedri Pestova, zotohet se në rast të rritjes së kërkesës për prodhimet e tij, çmimet e tyre nuk do të ndryshojnë.

Kur në fund të vitit 2018, Qeveria e Kosovës vendosi taksë, fillimisht 10% e më pas 100%, mbi produktet e Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës, rritja e çmimeve të produkteve në tregun e Kosovës nisi të vërehet gradualisht.

Katër muaj pas vendosjes së taksës, e cila ka mbetur në fuqi për më shumë se një vit, të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës kanë treguar se shkalla e inflacionit është rritur – në mars të vitit 2019 ka qenë 3.3 për qind, në krahasim me muajin mars të vitit 2018.

Tags: ÇmimetMallrat serbeQeveria e Kosovës
ShareTweet

Postime të ngjashme

Aksident me të lënduar te Liqeni i Badovcit

Aksident me të lënduar te Liqeni i Badovcit

Auto Draft

Sylë Hasani nga Lishkoshani dhe kushëriri i tij qëndruan në ahër për disa orë për t’i shpëtuar vrasjes

Homazhe në Likoshan e Qirez, 28 vjet nga masakra e parë serbe në Kosovë

Homazhe në Likoshan e Qirez, 28 vjet nga masakra e parë serbe në Kosovë

Auto Draft

“Ishte duke pjekur bukë, brenda e kanë vrarë”, rrëfimi i Mihane Morinës për vajzën e vrarë

Trump thotë se bombardimet e Iranit do të vazhdojnë për një javë ose edhe më gjatë

Trump thotë se bombardimet e Iranit do të vazhdojnë për një javë ose edhe më gjatë

Arrin në 108 numri i viktimave nga sulmi izraelit në një shkollë fillore të vajzave në Iran

Arrin në 108 numri i viktimave nga sulmi izraelit në një shkollë fillore të vajzave në Iran

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Kamala Harris: Trump po e fut ShBA-në në një luftë që populli amerikan nuk e dëshiron

Kamala Harris: Trump po e fut ShBA-në në një luftë që populli amerikan nuk e dëshiron

Kryebashkiaku i Nju Jorkut dënon sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit

Kryebashkiaku i Nju Jorkut dënon sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit

Trump njofton vdekjen e Ali Khameneit pas bombardimeve të përbashkëta SHBA-Izrael

Trump njofton vdekjen e Ali Khameneit pas bombardimeve të përbashkëta SHBA-Izrael

Sulmet iraniane në Katar plagosin tetë persona, Doha thërret ambasadorin dhe paralajmëron pasoja

Sulmet iraniane në Katar plagosin tetë persona, Doha thërret ambasadorin dhe paralajmëron pasoja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën