TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Emery me Aston Villën i japin “leksion” Unitedit, Newcastle i pandalshëm

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Emery me Aston Villën i japin “leksion” Unitedit, Newcastle i pandalshëm

Aston Villa i bën një surprizë të bukur në debutim trajnerit Unai Emery, teksa mposhtin në shtëpi me rezultatin 3-1, Manchester United. “Djajtë e Kuq” nuk i rezistuan dot vrullit të vendasve dhe pësuan dy gola të shpejtë, të cilët erdhën brenda katër minutave, respektivisht në të 7-tën dhe të 11-tën. Ishte Bailey ai që hapi llogaritë e sfidës teksa nuk gaboi përballë De Geas, ndërsa më pas, portieri spanjoll nuk kishte shumë për të bërë pas një goli të shkëlqyer nga goditja e dënimit nga ana e Lucas Digne.

Në fundin e pjesës së parë, u duk se United mund të ndryshonte fatet e ndeshjes teksa goditja e Luke Shaë u devijua gabimisht në portë nga ana e Ramsey që shkaktoi në këtë formë një autogol. Gjithsesi, në fragmentin e dytë, Ramsey shleu gabimin pasi shënoi të tretin për të tijtë duke i falur një siguri të lartë shokëve të skuadrës. Deri në fund, shifrat nuk ndryshuan dhe pas kësaj humbje, United mbetet në vend të pestë me 23 pikë ndërsa nga ana tjetër, Aston Villa është e 14-ta me 15 pikë.

Në ndeshjen tjetër, Newcastle konfirmoi formën e shkëlqyer me The Magpies që regjistrojnë triumfin e katërt radhazi në kampionat. Këtë herë “viktima” ishte Southampton që u dorëzua pa kushte në fushën e saj me rezultatin 1-3. Ai që zhbllokoi rezultatin ishte i zakonshmi Almiron në pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë, Wood, Willock dhe Guimaraes “vranë” shpresat e vendasve për një rezultat pozitiv. Pas këtij suksesi, Newcastle ngjitet në vendin e tretë me 27 pikë, ndërsa Southampton renditet në vendin e 18-të me 12 pikë. Sakaq, sfida mes West Ham United dhe Crystal Palace u mbyll me rezultatin 1-2.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Dardanet” e nisin furishëm, deklasojnë Estoninë

“Dardanet” e nisin furishëm, deklasojnë Estoninë

Llapi dhe Gjilani ndahen baras

Llapi dhe Gjilani ndahen baras

​Kompany përfundon në spital pas stërvitjes së Bayernit

​Kompany përfundon në spital pas stërvitjes së Bayernit

Edhe një futbollist e largohet nga Kosova, bashkohet me Shqipërinë

Edhe një futbollist e largohet nga Kosova, bashkohet me Shqipërinë

Ndërprerja e rrymës destabilizon furnizimin me ujë në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq

Të shtunën ndërpritet furnizimi me ujë në disa lagje të Prishtinës

Bordi i Paqes: Kosova kontribuon në sigurinë dhe rindërtimin e Gazës

Bordi i Paqes: Kosova kontribuon në sigurinë dhe rindërtimin e Gazës

Muja tregon se kush duhet ta udhëheqë PDK-në pas largimit të Bedri Hamzës

Muja tregon se kush duhet ta udhëheqë PDK-në pas largimit të Bedri Hamzës

Shukri Buja akuzon Bedri Hamzën për pazare politike me Ligjin për Specialen

Shukri Buja akuzon Bedri Hamzën për pazare politike me Ligjin për Specialen

Presidentja e Kosovës zhvillon takim me kryeministrin hungarez, në fokus bashkëpunimi mes dy shteteve

Presidentja e Kosovës zhvillon takim me kryeministrin hungarez, në fokus bashkëpunimi mes dy shteteve

VV-ja dakordohet në parim për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme

VV-ja dakordohet në parim për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme

“Dardanet” e nisin furishëm, deklasojnë Estoninë

“Dardanet” e nisin furishëm, deklasojnë Estoninë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën