Përmes një postimi në Twitter, Geoana ka bërë të ditur se ka biseduar me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.
Ai ka thënë se KFOR-i është i gatshëm për të ndërhyrë nëse rrezikohet stabiliteti.
“Fola me përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajcak, për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Si Beogradi ashtu edhe Prishtina duhet të tregojnë përmbajtje dhe të parandalojnë përshkallëzimin. NATO_KFOR mbetet vigjilent dhe i gatshëm për të ndërhyrë nëse rrezikohet stabiliteti”, ka shtuar ai.
Përfaqësuesit serb janë larguar sot nga institucionet e Kosovës. Ky vendim i tyre ka ardhur pas suspendimit të drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS. /Teve1.info/
Spoke to 🇪🇺 Special Representative @MiroslavLajcak about the tense situation in northern Kosovo. Both Belgrade & Pristina must show restraint & prevent escalation. @NATO_KFOR remains vigilant & ready to intervene should stability be jeopardised.
— Mircea Geoana (@Mircea_Geoana) November 5, 2022