Kendria Rhoden, 21-vjeçe nga Hartford, Connecticut, e cila po priste të bëhej nënë kishte marrë leje nga mjeku që të udhëtojë me aeroplan.
Mirëpo gjatë udhëtimit ajo ka lindur fëmiun e saj, kështu ka njoftuar Aviokompania American Airlines, se një fëmijë ka lindur në aeroplanin e tyre.
“34 minuta pasi u ngritëm në ajër, më shpërthyen ujërat. Ekuipazhi më ndihmuan shumë”, ka thënë 21- vjeçarja.
Lindja ka shkuar mirë, kurse në pistën e aeroplanit, e priste ekipi i mjekëve që do të kujdeseshin më pas për foshnjën.