TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Diplomati britanik thotë se një ditë Kosova dhe Shqipëria do të bashkohen

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Diplomati britanik thotë se një ditë Kosova dhe Shqipëria do të bashkohen

Këtë skenar nuk e përjashton diplomati Timothy Less nga Qendra Gjeopolitike në Universitetin Cambridge.

Less thotë se rreziku që po vjen nga Serbia, po e shtyn Kosovën afër Shqipërisë.

E përveç kësaj, ai thotë se ka vullnet nga qytetarët e të dyja vendeve që të bëhet bashkimi kombëtar.

“Sa i përket Kosovës dhe Shqipërisë, mendoj se të dyja do të bashkohen në planin afatgjatë. Ato ndajnë një identitet të përbashkët- shqiptar, dhe shumica e njerëzve në të dy vendet duan të formojnë një shtet të vetëm shqiptar. Ka edhe shtytës të dukshëm për këtë proces, duke përfshirë varësinë e Kosovës nga Shqipëria për tregtinë me botën e jashtme dhe kërcënimi që i vjen Kosovës nga Serbia”, u shpreh ai.

Diplomati britanik parasheh konflikte në pjesën veriore të Kosovës, gjë që, sipas tij do të ndikojë në rritjen e nacionalizmit serb në Ballkan.

“Nëse kjo ndodh në periudhën afatshkurtër dhe afatmesme, ndoshta do të jetë për shkak të një përplasjeje në veri të Kosovës. Unë mund të imagjinoj disa skenare në të cilat Kosova vazhdon të mbrojë sovranitetin e saj mbi veriun, duke çuar në një incident vdekjeprurës me serbët. Serbia më pas hakmerret duke vendosur ushtrinë e saj në veri të Kosovës dhe Kosova i afrohet Shqipërisë për mbrojtje. Serbët e Bosnjës më pas mund të shfrytëzojnë një rritje të nacionalizmit në Serbi për të shpallur pavarësinë e tyre. Mes një tronditjeje më të gjerë në rajon, Kosova dhe Shqipëria bashkohen”, shtoi ai.

Tutje, diplomati e sheh një situatë shumë të ndjeshme edhe në Bosnje dhe Hercegovinë, ku nuk e përjashton mundësinë për një riorganizim territorial të vendit për shkak të kroatëve dhe serbëve.

Kronika e gazetarit Shpat Blakçori

ShareTweet

Postime të ngjashme

DnV thirrje për garë të drejtë dhe debat përmbajtësor në fushatën zgjedhore

DnV thirrje për garë të drejtë dhe debat përmbajtësor në fushatën zgjedhore

Ligji për të huajt, Sveçla: Qindra serbë aplikuan për shtetësi të Kosovës

Ligji për të huajt, Sveçla: Qindra serbë aplikuan për shtetësi të Kosovës

A do të jetë KFOR-i pjesë e grupit punues për xhandarmërinë?- Sveçla: Do bisedojmë me gjithë akterët

A do të jetë KFOR-i pjesë e grupit punues për xhandarmërinë?- Sveçla: Do bisedojmë me gjithë akterët

Ndërhyrjet e huaja dhe inteligjenca artificiale sfidojnë sigurinë zgjedhore

Ndërhyrjet e huaja dhe inteligjenca artificiale sfidojnë sigurinë zgjedhore

DnV thirrje për garë të drejtë dhe debat përmbajtësor në fushatën zgjedhore

DnV thirrje për garë të drejtë dhe debat përmbajtësor në fushatën zgjedhore

Tre persona plagosën me thikë nga një burrë në një stacion treni në Zvicër

Tre persona plagosën me thikë nga një burrë në një stacion treni në Zvicër

Trump lëshon kërcënim ndaj Omanit, Irani reagon në mbështetje

Trump lëshon kërcënim ndaj Omanit, Irani reagon në mbështetje

3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkurë me shkëlqim

3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkurë me shkëlqim

Tensionet përshkallëzohen teksa SHBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme ushtarake

Tensionet përshkallëzohen teksa SHBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme ushtarake

Ligji për të huajt, Sveçla: Qindra serbë aplikuan për shtetësi të Kosovës

Ligji për të huajt, Sveçla: Qindra serbë aplikuan për shtetësi të Kosovës

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën