Liqeni ka shënuar suksesin e parë këtë sezon në Ligën e Kampionëve.
Ekipi nga Drenasi fituar ndeshjen e parë të raundit kryesor të Ligës së Kampionëve, derisa të martën mbrëma në Prishtinë e mposhti Gentoften e Danimarkës me rezultatin 4:3.
Kjo ndeshje i takon grupit 6. Ndeshjet e këtij grupi do të luhen në Prishtinë edhe në ditët e ardhshme. Pjesë e këtij grupi janë edhe Piast Gilwice dhe Stalitsa Minsk.