Prishtina dhe Llapi do të ballafaqohen në kryendeshjen e xhiros së 13-të në Superligë.
Në ndeshjen e cila zhvillohet nga ora 18:00 në “Fadil Vokrri”, ekipi kryeqytetas kërkon triumfin e tretë me radhë, derisa llapjanët mëtojnë fitoren pas barazimit spektakolar me Trepçën ‘89 në “Riza Lushta”.
Trajnerët Ismet Munishi dhe Tahir Batatina kanë zbardhur edhe titullarët e tyre.
Prishtina: Nika; Belica, Bytyqi, Useini, Mici, Krasniqi, Gashi, Pefqeli, Uka, Shefiti, Kryeziu.
Llapi: Avdyli; Emini, Krasniqi, Augusto, Selimi, Shabani, Neto, Riviera, Progni, Alidema, Fazliu. /Tëvë1/