TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ambasadorja Kim inkurajon gjyqtarët kundër korrupsionit “të rezistojnë”

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Ambasadorja Kim inkurajon gjyqtarët kundër korrupsionit “të rezistojnë”

Këto komente ajo i bëri më 19 tetor, gjatë vizitës në këtë gjykatë, e cila ende nuk e ka plotësuar numrin e nevojshëm të anëtarëve dhe përballet me një numër në rritje të çështjeve që duhet të gjykojë.

“Vendimet tuaja kanë rritur besimin e publikut tek institucionet e drejtësisë, u mundësuan partnerëve ndërkombëtarë që të fillojnë sërish t’u besojnë homologëve shqiptarë dhe më e rëndësishmja, u thanë njerëzve të këqij se ligji po funksionon. Shqipëria nuk ka parë kurrë që zyrtarë të tillë të lartë të shpallen fajtorë me vendime përfundimtare”, tha ambasadorja Kim, sipas një njoftimi të Ambasadës amerikane në Tiranë.

Kim po ashtu theksoi se Shqipëria po kalon nëpër një periudhë kritike të reformës në fushën e drejtësisë.

“Kriminelët po e ndiejnë presionin. Kjo do të thotë se përpjekjet e tyre do të jenë edhe më intensive dhe ju duhet të rezistoni. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe populli shqiptar nuk duan që gjykata të kthehet në mënyrat e vjetra. Le të sigurohemi që ato kohë të mbeten në të kaluarën, njëherë e përgjithmonë”, tha ambasadorja amerikane.

Vizita e ambasadores Kim në GJKKO vjen disa ditë pasi ajo theksoi se është e vetëdijshme për përpjekjet për të joshur apo frikësuar gjyqtarë dhe prokurorë për të shtrembëruar drejtësinë, që të fuqishmit të mos ndëshkohen. Ajo kujtoi se SHBA-ja po i kushton vëmendje të gjitha zhvillimeve dhe do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi.

Më 19 dhjetor të vitit 2019, Gjykatës për Krime të Rënda iu ndryshua emërtimi në Gjykatë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila u ngrit për të gjykuar korrupsionin në nivele të larta.

Por, interesi i gjyqtarëve për t’u bërë pjesë e kësaj gjykate ka qenë i ulët. Nga 16 anëtarë që duhet të ketë kjo gjykatë, aktualisht ka vetëm tetë. Për të ushtruar detyrën në Gjykatën e Posaçme duhet që gjyqtarët të kenë jo më pak se shtatë vjet përvojë pune, të kenë kaluar procesin e vetting-un në formë të prerë, të mos kenë pasur masa disiplinore, por edhe të pranojnë disa kushte si: përgjimin e telefonave të tyre dhe familjarëve dhe kontrollin e llogarive bankare.

Sipas raportit të fundit të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, i mbështetur nga Ambasada e SHBA-së në Tiranës, në dy shkallët e GJKKO-së janë 13 gjyqtarë nga 27 që do duhej të ishte organika e plotë. Shqetësim përbën fakti se pavarësisht hapjeve të thirrjeve për aplikim, gjyqtarët nuk kanë interes për t’u bërë pjesë e këtyre strukturave, ndërsa numri i dosjeve që mbërrijnë në këtë gjykatë, është në rritje./rel

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Erdogan paralajmëron bashkëpunim të madh ushtarak me Arabinë Saudite

Erdogan paralajmëron bashkëpunim të madh ushtarak me Arabinë Saudite

Forcat izraelite arrestojnë të paktën 30 palestinezë në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite arrestojnë 32 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar

Edi Rama në Vatikan, pritet nga Papa Leon XIV

Edi Rama në Vatikan, pritet nga Papa Leon XIV

Sondazhi i Gallup: Amerikanët janë thellësisht të shqetësuar për sistemin e tyre politik

Sondazhi i Gallup: Amerikanët janë thellësisht të shqetësuar për sistemin e tyre politik

Erdogan paralajmëron bashkëpunim të madh ushtarak me Arabinë Saudite

Erdogan paralajmëron bashkëpunim të madh ushtarak me Arabinë Saudite

Forcat izraelite arrestojnë të paktën 30 palestinezë në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite arrestojnë 32 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar

MKRS e vlerëson Kuvendin e FFK-së, Shatri: Prania jonë nuk do të thotë se ky Kuvend është legjitim

MKRS e vlerëson Kuvendin e FFK-së, Shatri: Prania jonë nuk do të thotë se ky Kuvend është legjitim

“Rritja e çmimit të rrymës na varfëron”- Rinia e PDK-së me faturë gjigante, alarmojnë për rritjen 21%

“Rritja e çmimit të rrymës na varfëron”- Rinia e PDK-së me faturë gjigante, alarmojnë për rritjen 21%

Supremja pranon një ankesë për rezultatet e zgjedhjeve, PZAP rrëzon gjashtë të tjera

Supremja pranon një ankesë për rezultatet e zgjedhjeve, PZAP rrëzon gjashtë të tjera

Sulmuesi Ademi i bashkohet Llapit

Sulmuesi Ademi i bashkohet Llapit

Dhoma e Tregtisë i drejtohet Osmani për çështjen e liberalizimit të tregut energjetik

Nis numërimi mbrapsht, çka mund të ndodhë me pozitën e presidentit?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën