Kusari – Lila në një konferencë për media tha se Projektligji i dytë për masat e përkohshme të produkteve themelore parasheh vendosjen e një çmim tavan për produktet e listës esenciale, shkruan teve1.info
“Projektligji i dytë është ai për masa të përkohshme e produkteve themelore në rast të veçanta të destabilizimit në treg, ky projektligj parasheh vendosjen e një çmimi tavan për produktet e listës esenciale dhe tashmë edhe ky i ka plotësuar të gjitha kushtet që të trajtohet në kuvend në seancë të rregullt”, ka thënë Kusari-Lila.
E krejt kjo vjen pas rritjes së çmimeve të produkteve bazë në vendin tonë.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës tash e disa muaj përcakton çmimet maksimale të derivateve në vend.