Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Baicë të Drenasit. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person”, ka thënë ajo.
Ahmeti ka thënë se personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor.
“Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rrugor”, tha ajo për teve1.info