Një sërë titujsh mediatikë bombastikë, në lidhje me ndikimin e mundshëm të përdorimit të telefonit celular dhe rrjeteve sociale nga fëmijët, mjaftojnë për ta bërë cilindo prind të tërhiqet nga një ide e tillë. Madje as VIP-at nuk janë të imunizuar ndaj këtij problemi modern.
Kështu këngëtarja e famshme Madona, ka deklarur së fundmi se është pnduar që u dha fëmijëve të saj telefona celularë që në moshën 13 vjeçare, dhe se nuk do ta bënte më njëgabim të tillë. Nga ana tjetër, ju vetë e konsideroni telefonin tuaj celular si një mjet thelbësor për jetën e përditshme, nga emailet dhe blerjet në internet, tek video-telefonatat dhe albumet e fotografive familjare.
Ka ende shumë pyetje pa përgjigje në lidhje me efektet afatgjata të telefonave inteligjentë dhe mediave sociale tek fëmijët dhe adoleshentët. Por kërkimet ekzistuese, ofrojnë disa prova mbi rreziqet dhe përfitimet kryesore ndaj tyre. Ndërsa nuk ka asnjë provë gjithëpërfshirëse, që tëtregojë se zotërimi i një telefoni ose përdorimi i mediave sociale është i dëmshëm për mirëqenien e fëmijëve në përgjithësi, kjo mund të mos e tregojë historinë e plotë.
Shumica e studimeve të deritanishme, fokusohen tek adoleshentët dhe jo tek grupmoshat më të reja. Dhe provat e reja tregojnë se mund të ketë faza specifike zhvillimi, ku fëmijët janë më të rrezikuar nga efektet negative. Për më tepër, ekspertët bien dakord mbi disa faktorë kyç që duhen marrë parasysh, kur vendosni nëse fëmija juaj është gati për një smartfon, dhe çfarë duhet të bëni pasi ai të ketë një të tillë.
Të dhënat nga Ofcom, rregullatori i komunikimit në Mbretërinë e Bashkuar, tregojnë se shumica dërrmuese e fëmijëve mbi 11-vjeç zotërojnë një telefon inteligjent. Në SHBA, 37për qind e prindërve të fëmijëve 9-11 vjeç, thonë se fëmija i tyre ka smartfonin e tij.
Dhe një studim në 19 vende të Evropës, ka zbuluar se 80 për qind e fëmijëve të moshës 9-16 vjeç përdornin një smartfron për të lundruar çdo ditë ose gati çdo ditë në internet. Kendis Oxhers, profesoreshë e shkencës psikologjike në Universitetin e Kalifornisë, në SHBA, thotë se të rinjtë kanë një perceptim të kufizuar ose të dobët mbi rreziqet në internet.
Oxhers analizoi 6 meta-analiza, duke analizuar lidhjen midis përdorimit të teknologjisë dixhitale dhe shëndetit mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve, si dhe studime të tjera në shkallë të gjerë. Ajo nuk gjeti asnjë lidhje të qëndrueshme midis përdorimit të teknologjisë së adoleshentëve dhe mirëqenies së tyre psilologjike.
Një faktor, të cilin prindërit nuk duhet ta anashkalojnë është se sa rehat ndihen kur fëmija i tyre ka një smartfon. Në një studim nga Steviç dhe kolegët, zbuloi se kur prindërit ndjenë se kanë një mungesë të kontrollit mbi përdorimin e telefonit inteligjent të fëmijëve të tyre, si prindërit ashtu edhe fëmijët raportuan më shumë konflikte mbi këtë çështje.