TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Paqe” në Paris e Dortmund

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
“Paqe” në Paris e Dortmund

Paris Saint-Germaini ka barazuar 1:1 në shtëpi me Benfican të martën në kuadër të Grupit H të Ligës së Kampionëve.

Kylian Mbappe në minutën e 40-të realizoi nga penalltia për epërsinë e Parisit, ndërsa barazoi Joao Mario për Benfican, po ashtu nga penalltia, në minutën e 60-të.

Pas 4 xhirove Parisi zë vendin e parë në grup me 8 pikë sa i ka edhe Benfica që është e dyta. Juventusi është i treti me 3 pikë, ndërsa Maccabi Haifa zë vendin e katërt po ashtu me tri pikë. Maccabi të martën mposhti Juventusin 2:0.

Ndërsa me barazim është mbyllur edhe sfida mes Borussia Dortmundi e Sevillas, në xhiron e katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Dortmundi dhe Sevilla e mbyllën sfidën me shifra 1:1. Tianguy Nianzou shënoi për Sevillan në minutën e 18-të, ndërsa barazoi Jude Bellingham për Dortmundin në minutën e 35-të.

Te Sevilla nga minuta e 59-të u aktivizua Adnan Januzaj. Barazimi në këtë ndeshje ia ka mundësuar Manchester Cityt që ta sigurojë kalimin në fazën nokaut të Ligës së Kampionëve. City barazoi të martën 0:0 në udhëtim me Copenhagenin.

Pas 4 ndeshjeve në Grupin G, City kryeson me 10 pikë, tri më tepër se Dortmundi. Sevilla është e treta me 2 pikë, sa i ka edhe Copenhageni që mban vendin e katërt.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Dardanet” e nisin furishëm, deklasojnë Estoninë

“Dardanet” e nisin furishëm, deklasojnë Estoninë

Llapi dhe Gjilani ndahen baras

Llapi dhe Gjilani ndahen baras

​Kompany përfundon në spital pas stërvitjes së Bayernit

​Kompany përfundon në spital pas stërvitjes së Bayernit

Edhe një futbollist e largohet nga Kosova, bashkohet me Shqipërinë

Edhe një futbollist e largohet nga Kosova, bashkohet me Shqipërinë

Ndërprerja e rrymës destabilizon furnizimin me ujë në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq

Të shtunën ndërpritet furnizimi me ujë në disa lagje të Prishtinës

Bordi i Paqes: Kosova kontribuon në sigurinë dhe rindërtimin e Gazës

Bordi i Paqes: Kosova kontribuon në sigurinë dhe rindërtimin e Gazës

Muja tregon se kush duhet ta udhëheqë PDK-në pas largimit të Bedri Hamzës

Muja tregon se kush duhet ta udhëheqë PDK-në pas largimit të Bedri Hamzës

Shukri Buja akuzon Bedri Hamzën për pazare politike me Ligjin për Specialen

Shukri Buja akuzon Bedri Hamzën për pazare politike me Ligjin për Specialen

Presidentja e Kosovës zhvillon takim me kryeministrin hungarez, në fokus bashkëpunimi mes dy shteteve

Presidentja e Kosovës zhvillon takim me kryeministrin hungarez, në fokus bashkëpunimi mes dy shteteve

VV-ja dakordohet në parim për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme

VV-ja dakordohet në parim për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme

“Dardanet” e nisin furishëm, deklasojnë Estoninë

“Dardanet” e nisin furishëm, deklasojnë Estoninë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën