Zëdhënësen Katherine Judd dhe Koordinatorin për Media, Arbnor Haxhibeqiri, i pritën në takim drejtori i televizionit, Dukagjin Maliqi dhe kryeredaktori, Zijadin Gashi, të cilët i informuan me ambientin dhe punën në informim të drejtë të publikut.
Drejtori Maliqi në një status në Facebook tha se ishte kënaqësi takimi me përfaqësuesit e ambasadës amerikane në Kosovë.
“Patëm kënaqësinë që sot në Tëvë1, t’i presim përfaqësuesit e U.S. Embassy Pristina, Zëdhënësen Katherine Judd dhe Koordinatorin për Media, Arbnor Haxhibeqiri. Gjithmonë të nderuar nga mysafirë të tillë”, ka shkruar Maliqi. /teve1.info/