TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Ambasadori Abbott u kërkon deputetëve zgjidhje për Kodin Civil

by Besarta Mehmeti
3 vjet ago
0
A A
Ambasadori britanik Nicholas Abbot përgëzon kosovarët në ditën e pavarësisë

Gjatë takimit me anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Abbott tha se është koha që deputetët të mendojnë për shoqërinë dhe të gjejnë një zgjidhje për zbatimin e Kodit Civil, pavarësisht bindjeve personale.

“Të drejtat e njeriut janë prioritet edhe për Britaninë e Madhe dhe janë pjesë e vlerave tona. E mirëpres prioritetin që ju i keni dhënë çështjes për dhunën në familje dhe siç kemi parë gjatë kohës së COVID-it, kemi pasur dhunë ndaj vajzave dhe grave por jo vetëm, ne për një kojë ishim duke iu ofruar ndihmë dhe mbështetje disa strehimoreve në Kosovë dhe kemi ndihmuar edhe në krijimin e një strehimoreje të re. Jam shumë i interesuar të dëgjoj me shumë për këtë se çfarë mendoni se ne mund te ofrojmë. Dua të flasim pak edhe për kodin civil dhe si mendoni që do të zgjidhet kjo gjatë muajve të ardhshëm”, tha ambasadori Abott.

Ndërsa kryetarja e komisionit, Duda Balje tha se vazhdon të jetë kundër Kodit Civil duke shtuar se nuk është ende e gatshme të pranoj lirinë për komunitetin LGBTI.

“Brenda komisionit jemi të ndarë sa i përket Kodit Civil. Jemi komision për të drejtat e njeriut dhe jemi adresa e parë për të drejtat e njeriut. Jemi një shtet i vogël duhet të kuptoni dhe te gjithë deputetët, brenda dhe jashtë, kemi traditën tonë, kulturën tonë dhe mendoj qe ndoshta nuk jemi ende të gatshëm të bëjmë një gjë të tillë. Unë isha kundër Kodit Civil edhe tani e kam ketë qëndrim. Është ligji shumë i rëndësishëm, është përmbajtësor, unë nuk jam ende e gatshme, unë jam duke folur në emrin tim personal jo të komisionit, nuk jam ende e gatshme për këtë liri, për këto gjëra të cilat unë nuk i kuptoj apo nuk i mbështes”, ka thënë Balje.

Lidhur me këtë çështje foli edhe deputetja LAbinotë Demi-Murtezi.

Ajo tha se janë të vetëdijshëm për rëndësinë e Kodit Civil, porse kur vjen fjala të cenimi i asaj që quhet familje e drejtë, Murtezi tha se kanë rezerva.

“Është i nevojshëm një sqarim çka nënkupton bashkësia e regjistruar civile. Kur bëhet fjale për familjen jam shumë e rezervuar sepse kemi parë se nëse kjo quhet familje atëherë shkon drejt adaptimit të fëmijëve e këtu i kam rezervat e mija. Jo pse duhet të jemi linçues, ndjehem keq për cdo ofendim qe marrin personat e komunitetit të tillë. Kur bëhët fjale vetëm per regjistrim dhe te drejta elementare nuk është diçka që ne tentojmë ta censurojmë”, tha deputetja Labinotë Demi-Murtezi.

Ndërsa deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi tha se të gjithë duhet të jenë të lirë në zgjedhjen e tyre.

“Kodi Civil është dokumenti më i rëndësishëm. Pasi kërkojmë të bëhemi pjesë e botës demokratike ne duhet të jemi të kujdesshëm kur flasim për grupet e veçanta. Ciki është trajtimi që u ofrojmë këtyre grupeve. Isha shumë e zëshme për gratë me mbulesë që kanë të drejtë të jenë të lira të shkojnë në shkollë, ashtu mendoj që duhet të jenë edhe grupet e tjera. Nuk dëshirojmë që asnjë grup që ndjehet i margjinalizuar, të lihet anash”, tha ajo.

Ambasadori Abbott u tha deputetëve që qëndrimi i Britanisë në mbështetje të komunitetit LGBT është i qartë. Ai tha se deputetet duhet të mendojnë për shoqërinë në përgjithësi dhe jo të ndërrojnë bindjet e tyre personale.

Pozicioni i Britanisë është i qarte, mbështesim komunitetin LGBT , të gjithë duhet të jemi të barabarte para ligjit. Të gjithë duhet të kenë mundësinë të krijojnë familjet e tyre dhe të hyjnë në martesë. Kjo është ajo çfarë ne mendojmë dhe ne do të jemi në Kosobë të kujdesemi rreth kësaj dhe është e drejta jonë ta bëjmë ketë. Kam parë ndryshime edhe në qasje ne ligjet sa i përket komunitetit LGBT në Britani gjatë jetës sime, ndryshimet që kanë ndodhur atje, 50 vite më prë ne ishim në pozitën që jeni ju sot, bota ka ndryshuar. Kemi shumë ligje të cilat kalojnë në parlament që nuk na prekin si individ por kjo është çështje që na prek te gjithëve, kjo është si definiohemi ne. Unë jam i martuar për 37 vite tani, një kohë të gjatë por këndvështrimi im personal është që është një harmoni që duhet të krijohet dhe ju si deputetë duhet të mendoni si do të udhëhiqni këtë çështje, nuk duhet t’i ndryshoni opinionet e juaja personale ju duhet të mendoni për shoqërinë në përgjithësi”, tha ambasadori Abbott. /kp/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kushtetuta që nuk lexohet njësoj nga të gjithë

Kushtetuta që nuk lexohet njësoj nga të gjithë

Konjufca dënon sulmin ndaj Gazmend Muhaxherit, fton organet e drejtësisë të ndjekin rastin

Konjufca përfaqëson Kosovën në seancën e Këshillit të Sigurimit në OKB

​Rritet numri i vizitorëve, ja nga cilat shtete vijnë më së shumti turistët

​Rritet numri i vizitorëve, ja nga cilat shtete vijnë më së shumti turistët

Haradinaj në 27-vjetorin e Koshares: Thyerja e kufirit, ëndërr brezash

Haradinaj në 27-vjetorin e Koshares: Thyerja e kufirit, ëndërr brezash

Hoffenheimi i gëzohet kthimit të Leon Avdullahut

Hoffenheimi i gëzohet kthimit të Leon Avdullahut

Tottenhami, favorit për transferimin e Fisnik Asllanit

Tottenhami, favorit për transferimin e Fisnik Asllanit

Rexhbeçaj mes Bremenit e Gladbachut

Rexhbeçaj mes Bremenit e Gladbachut

Ndahet nga jeta aktori Michael Patrick

Ndahet nga jeta aktori Michael Patrick

Kushtetuta që nuk lexohet njësoj nga të gjithë

Kushtetuta që nuk lexohet njësoj nga të gjithë

Kallas e BE-së: Vdekja e udhëheqësit suprem të Iranit “moment përcaktues në historinë e Iranit”

Kryediplomatja e BE-së thotë se Libani duhet të përfshihet në armëpushimin SHBA-Iran

Konjufca dënon sulmin ndaj Gazmend Muhaxherit, fton organet e drejtësisë të ndjekin rastin

Konjufca përfaqëson Kosovën në seancën e Këshillit të Sigurimit në OKB

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën