TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Një muaj paraburgim ndaj 13 të arrestuarve për rastin “TOTO”

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Dënohen me 18 vite burgim vëllezërit e akuzuar për vrasjen e djalit të dajës

Me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurve gjykata ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura, posaçërisht nga procesverbalet e kontrollit mbi sekuestrim të përkohshëm të sendeve, telefona dhe pajisje elektronike, makinë për numërim të parave, para të gatshme euro, franga zvicerane, narkotikë, armë, foto, dokumentacione dhe procesverbalet e marrjes në pyetje pranë policisë, nga të gjitha këto prova dhe të tjera, rrjedh dyshimi i bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen.

Njoftimi i plotë:

Caktohet masa e paraburgimit ndaj trembëdhjetë (13) të pandehurve, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer disa vepra penale në rastin “TOTO”

Prizren, 10 tetor 2022 – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjyqtarja e procedurës – Ajser Skenderi, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 05.10.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 05.11.2022 ndaj trembëdhjetë (13) të pandehurve për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale si në vijim:

  1. S.K., Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm Fajdeja
  2. P.K., Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm
  3. S.G., Fajdeja Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge
  4. L.B., Fajdeja Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar Sulmi Fajdeja Detyrim Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve,
  5. I.K., Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm 6. V.T., Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm
  6. B.K., Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve
  7. D.K., Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm
  8. A.G:, Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm
  9. A.D.,Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm
  10. H.Xh., Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm
  11. A.S., Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm
  12. E.G., Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm

Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurve ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë – posaçërisht nga procesverbalet të kontrollit mbi sekuestrim të përkohshëm të sendeve, telefona dhe pajisje elektronike, makinë për numërim të parave, para të gatshme Euro, Franga Zvicerane, Narkotikë, Armë, foto dokumentacione procesverbalet e marrjes në pyetje pranë Policisë, nga të gjitha këto prova dhe të tjera, rrjedh dyshimi i bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen.

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh rrezikshmërinë e veprave penale të cilat janë në ngarkim të të pandehurve, rrethanat dhe mënyrat në të cilat dyshohet se janë kryer veprat penale, ashtu që të pandehurit dyshohen se në vazhdimësi në mënyrë të fshehtë dhe të kundërligjshme kanë organizuar lojëra të fatit përmes platformave online, andaj me lënien në liri të të pandehurve ekziston rreziku i shmangies nga përgjegjësia penale.

Gjithashtu, Gjykata ka vlerësuar se faza hetimore është në fazën fillestare, dhe në vazhdim duhet të dëgjohen dëshmitarë, të dëmtuar dhe të identifikohen edhe dëshmitarë të tjerë, andaj me lënien në liri të të pandehurve ekziston rreziku i ndikimit në prova dhe deklarata të dëshmitarëve, është konstatim i Gjykatës se nëse të pandehurit lihen në liri mund të krijohen rrethana që të pandehurit të i ikin përgjegjësisë penale, pasi që veprat penale dyshohen ti kenë kryer në bashkëkryerje.

Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i masës së paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm, me qëllim të parandalimit të përsëritjes së veprës penale, arratisjes së të pandehurve, dhe zhvillimit të papenguar të procedurës hetimore.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Reperi Buta, i arresuari në përleshjen me armë zjarri sonte në Ferizaj

Reperi Buta, i arresuari në përleshjen me armë zjarri sonte në Ferizaj

Dhimbje e krenari bashkë, përkujtohen dëshmorët e martirët e lagjes “Kodra” në Prekaz

Dhimbje e krenari bashkë, përkujtohen dëshmorët e martirët e lagjes “Kodra” në Prekaz

Përleshje dhe të shtëna në Ferizaj – një i lënduar e një i dyshuar në kërkim policor

I riu nga Istogu i zhgënjyer, lë Kosovën për Gjermaninë: S’gjeta punë

I riu nga Istogu i zhgënjyer, lë Kosovën për Gjermaninë: S’gjeta punë

Reperi Buta, i arresuari në përleshjen me armë zjarri sonte në Ferizaj

Reperi Buta, i arresuari në përleshjen me armë zjarri sonte në Ferizaj

Dhimbje e krenari bashkë, përkujtohen dëshmorët e martirët e lagjes “Kodra” në Prekaz

Dhimbje e krenari bashkë, përkujtohen dëshmorët e martirët e lagjes “Kodra” në Prekaz

Përleshje dhe të shtëna në Ferizaj – një i lënduar e një i dyshuar në kërkim policor

I riu nga Istogu i zhgënjyer, lë Kosovën për Gjermaninë: S’gjeta punë

I riu nga Istogu i zhgënjyer, lë Kosovën për Gjermaninë: S’gjeta punë

“Ishte i veçantë, një humorist i pashoq”, bashkëshortja kujton “Katanën” me mall

“Ishte i veçantë, një humorist i pashoq”, bashkëshortja kujton “Katanën” me mall

27-vjet pa “Katanën” – Agim Ramadani kujtohet si simbol i lirisë dhe sakrificës së Kosovës

27-vjet pa “Katanën” – Agim Ramadani kujtohet si simbol i lirisë dhe sakrificës së Kosovës

Sulmet ndaj policëve, kërkohet që qytetarët për pakënaqësi t’iu drejtohen organeve

Sulmet ndaj policëve, kërkohet që qytetarët për pakënaqësi t’iu drejtohen organeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën